• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në 2 Dhjetor/ Gara për Kryeinspektor të Drejtësisë, rikthehet përplasja Meta-Dvorani

11:19 : 29/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Në këto ditët e fundit, kur e gjithë vëmendja e opinonit public është përqëndruar tek pasojat tragjike të tërmetit të 26 Nëntorit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vijuar procedurat për përzgjedhjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një institucion që ka përgjegjësi për inspektimin periodik të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës.

Në një njoftim të datës 27 Nëntor, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), informon se do të mblidhet në datën 2 Dhjetor për të shqyrtuar “gjetjet e deritanishme në procedurën e verifikimit të kandidatëve për vendet vakante”.

Sipas njoftimit, do të shqyrtohen gjetjet për kandidatët: Artur Malaj, Joana Asimi (Qorraj), Klodian Rado, Lindita Troja, Marsida Xhaferllari dhe Sokol Stojani.

Lexo edhe:

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

Valë padish: Meta mbledh më shumë të dhëna nga sa mendoni

Në një procedurë të mëparshme, të përfunduar dy muaj më parë, në 23 Shtator 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka kryer verifikimet e plota dhe ka lejuar kandidimin për kandidatët; Artur Malaj, Artur Metani, Eris Hysi dhe Marsida Xhaferllari.

Siç konstatohet, lista e verifikimeve që do të shqyrtohen në 2 Dhjetor, përfshin dy emra, për të cilët Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur më parë se plotësojnë kushtet për të kandiduar-Artur Malaj dhe Marsida Xhaferllari.

Rasti “Malaj”
Rishqyrtimi i rastit të Artur Malajt është i thjeshtë. Gjyqtari i Apelit Administrativ të Tiranës, një ndër kandidatët kryesorë për Kryeinspektor të Drejtësisë, u shkarkua pak javë më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), i cili rrëzoi vendimin e konfirmimit në detyrë që kishte dhënë shkalla e parë e Vetingut.

Në mbledhjen e datës 2 Dhjetor, pritet që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të vendosë përjashtimin, e detyruar, të gjyqtarit Artur Malaj nga gara.

Ndërkohë që shqyrtimi i rastit “Xhaferllari” ka më shumë interes, për të parë se si do të sillet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pas përplasjeve të fundit ndërmjet Presidentit Ilir Meta dhe kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Rasti “Xhaferllari”
Juristja Marsida Xhaferllari aplikoi për dy poste-për anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Presidenti Ilir Meta e dekretoi në 13 Nëntor Xhaferllarin në postin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese.

Por, dekretimi i saj solli një përplasje të Metës me Kuvendin e Shqipërisë, i cili e konsideron emërimin e Xhaferllarit si të nënshkruar jashtë afatit 30-ditor që i jep Kushtetuta Presidentit të Republikës.

Nën frymën e Kuvendit, kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, urdhëroi publikimin në Fletore Zyrtare të vendimit të datës 21 Shtator 2019, në të cilin ishte renditur emri i jurists Arta Vorpsi si kandidate me më shumë pikë.

Kushtetuta parashikon që, nëse Presidenti nuk e ushtron mundësinë e tij për të emëruar gjyqtarin Kushtetues brenda 30 ditëve, atëherë emërohet automatikisht kandidati i renditur i pari në listë.

Referuar këtij përcaktimi kushtetues, Kuvendi dhe Ardian Dvorani konsiderojnë Arta Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë, Presidenti Ilir Meta ka një këndvështrim tërësisht të kundërt. Ai argumentoi publikisht se përse zgjodhi dekretimin e Marsida Xhaferllarit për postin e anëtares së Gjykatës, duke e shoqëruar vendimin e tij edhe me një kallëzim penal kundër Ardian Dvoranit për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “përvetësimit të postit apo titullit”.

Nën këtë situatë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i rikthehet sërish emrit të juristes Xhaferllari, por kësaj radhe si kandidate për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me shumë mundësi, do të vendosë nëse Xhaferllari do të vijojë apo jo garën për Inspektore të Lartë të Drejtësisë.

Në rast se KED vendos që të ndërpresë vijimin e garës së juristes Xhaferllari, megjithëse ajo është kualifikuar për kandidimin për Kryeinspektore të Drejtësisë, atërehër do të thotë që do të pranohet automatisht dekreti i Presidentit Meta për emërimin e saj si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Por, në rast se KED do të vendosë që Xhaferllari të vijojë garën për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, atëherë do të konstatohet se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk do të njoh dekretin presidencial.

Variant i dytë, pra mos-njohja e dekretit presidencial, mund të shumëfishoj akoma më tepër përplasjet e Presidenti Ilir Meta, jo vetëm me Dvoranin, por edhe me anëtarët e tjerë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, të cilët, teorikisht, mund të mos e njohin vendimin e tij.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një ndër institucionet e reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi. Ky institucion ka për detyrë të kryejë inspektimet periodike të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Kushtetuta parashikon që Kryeinspektori i Drejtësisë zgjidhet nga Kuvendi, në bazë të një liste prej 5 kandidatësh të hartuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

KED shpalli në Prill 2019 garën për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Në përfundim të procedurave, u kualifikuan vetëm 4 kandidatë, një më pak se sa është numri kushtetues për t’u bërë pjesë e garës për Kryeinspektor.

Për këto arsye, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi rishpalli sërish garën, në të cilën aplikuan edhe 4 juristë të tjerë. Tashmë, KED pritet që të shqyrtojë këto aplikimet e reja, për të gjetur plotësuar listën prej 5 kandidatësh, sipas përcaktimeve kushtetuese.

Etiketa: dvoraniMetaperplasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës/ Cakrani: SPAK të kthjellohet, s’mund të zhbëhet karriera e tij

16:23 : 24/06/2026
Teknologji

Valë padish: Meta mbledh më shumë të dhëna nga sa mendoni

09:17 : 16/06/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës, arsyeja

19:38 : 25/04/2026
BOTA

Microsoft dhe Meta shkarkojnë mijëra punonjës për shkak të Inteligjencës Artificiale

09:37 : 25/04/2026
BOTA

Miliarda euro për inteligjencën artificiale, kompania “Meta” shkurton vendet e punës

17:28 : 24/04/2026
BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
Para

Caktoi Bled Çuçin në krye të operacioneve/ Vasili-Ramës: E paske marrë shumë seriozisht situatën...

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet