• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Donacionet pas tërmetit/ Lehtësirat fiskale, ana gri e “sponsorizimeve” nga kompanitë e mëdha

12:39 : 28/11/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Tërmeti tragjik i 25 Nëntorit nxiti një valë gjigande solidariteti, të të gjithë shqiptarëve.

Mijëra qytetarë në Shqipëri dhe Kosovë, secili sipas mundësisë së tyre, janë munduar të gjenden pranë familjeve të dëmtuara nga lëkundjet e fuqishme sizmike, të cilat, në bazë të bilancit paraprak, shënoi 40 viktima, qindra të plagosur dhe mijëra banesa të dëmtuara.

Solidariteti njerëzor është ana që zbut më shumë dhimbjen në këto momente.

Krahas solidaritetit njerëzor, ka edhe një aspekt tjetër që po vihet në lëvizje në ditët pas tërmetit. Kompanitë e fuqishme kanë nisur nisur një fushatë donacionesh për të dëmtuarit nga tërmeti, nëpërmjet sponsorizimit të fondacioneve të njohura si bamirëse.

Lexo edhe:

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

Disa prej këtyre kompanive kanë pasur të gjitha mundësitë për të kontribuuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë me ndihma për banorët që qëndrojnë prej disa ditësh në çadra. Kjo mund të ishte mënyra më humanitare e ndihmës për banorët-të realizohej dhurimi, pa regjistruar ndihmat për të dëmtuarit në bilancet e tyre tregtare.

Por, një pjesë e madhe e kompanive, kanë vendosur të vënë në lëvizje mekanizmin e “sponsorizimit”, e cila shumë shpejt mund të zhvendosë vëmendjen nga bujaria tek dilema nëse ato do të kërkojnë përfitime tatimore.

Ligji “Për sponsorizimet”, i miratuar në vitin 1994, parashikon që çdo sponsorizim për aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe aksionet humanitare si në rastin e tërmetit të fundit, realizohet nëpërmjet një kontratë mes dhuruesit dhe pritësit të donacionit.

Në rastet kur “sponsorizimi” realizohet nëpërmjet kontratës (pra, ndërmjet kompanive tregtare dhe fondacioneve/organizmave jo-qeveritare), donacionet për këto raste do të konsiderohen si “shpenzime të zbritshme” deri në masën 3 përqind të fitimit para tatimit.

Donacione, më shumë për OJQ-të, se për qeverinë
Qeveria shqiptare ka bërë thirrje për donacione, duke publikuar numrat e llogarive bankare në portalin e-Albania.

Në mbrëmjen e së Mërkurës, kur kryeministri Edi Rama u shfaq në emisionin “Real Story” të Sokol Ballës, intervista shoqërohej edhe me shifrën e donacioneve të mbledhura deri në atë moment nga “E-Albania”.

Shuma që qëndronte në ekran ishte rreth 4.56 milionë lekë të reja (rreth 40 mijë dollarë amerikanë). Kjo shifër është shumë herë më e ulët sesa ajo që deklaroi se ka mbledhur një fondacion deri pasditen e së Mërkurës.

Sipas publikime të Fondacionit, donacionet në llogaritë e saj për të dëmtuarit nga tërmeti kishin arritur në 1 milion dollarë, pra diku te rreth 20 herë më shumë se sa ato të depozituara në llogaritë e qeverisë.

Kjo diferencë mund të jetë një dëshmi se qytetarët nuk kanë besim tek qeveria? Ndoshta. Por, ndoshta mund të jetë edhe një mekanizëm që kompani të rëndësishme kanë zgjedhur të kontribuojnë tek fondacionet, për të siguruar në këtë mënyrë edhe lehtësira fiskale.

Donacion apo përfitim fiskal?
Katastrofat natyrore janë, ndër të tjera, edhe një moment i mirë marketingu për kompanitë e mëdha, që dhurojnë donacione për riparimin e dëmeve. Janë të rralla rastet kur kompanitë realizojnë dhurime/donacione, pa e shfaqur logon e tyre.

Ato synojnë që të rrisin prestigjin në treg, natyrisht, duke përfituar edhe lehtësira fiskale. Në Francë u përhap një debat i gjerë për ekuilibrin mes donacioneve dhe uljes së taksave, pasi disa firma të njohur dhuruar disa qindra milionë dollarë për riparimin e dëmeve të Katedrales Notre Dame, e përfshirë nga flakët në Prill 2019.

Familjet më të pasura të Francës, njëra pas tjetrës, hapën librat e tyre të çeqeve dhe premtuan një shumë prej 565 milionë dollarë për të rindërtuar katedralen e Notre Dame në Paris.

Donacioni i parë i madh, për 100 milionë euro (113 milionë dollarë), u njoftua nga grupi Kering dhe familja Pinault. Që u pasua nga 200 milionë euro (226 milionë dollarë) nga Bernard Arnault, burri i tretë më i pasur në botë dhe kompania e tij LVMH.

Sipas ligjit francez, bizneseve u ulet një pjesë e mirë e taksave nëse ata bëjnë dhurata në formën e bamirësisë.

“Ndërsa Arnault dhe Pinault publikojnë një fushatë publicitare për garën e donacioneve, ne harrojmë se pjesa më e madhe e këtyre donacioneve do të jetë përgjegjësi e të gjithë francezëve përmes shkurtimit të taksave”, citohet Julia Cagé, një profesor i ekonomisë në Sciences Po, në një artikull të “CNN Bussines” në 19 Prill 2019.

Përballë dyshimeve për përfitime fiskale, Bernard Arnault i kompanisë “LVMHF” deklaroi se “mallkimi dhe xhelozia i tejkalon të mirat e përbashkëta. Në vende të tjera, kompania do të përgëzohej”.

Gjithësesi, ky nivel debati nuk pritet të zhvillohet në Shqipëri. Analizat për përfitimet e mundshme të kompanive që po “sponsorizojnë” për dëmet nga tërmeti mund të shoqërohen me komente cinike, të cilat, gjithësesi nuk e shmangin faktin se kompanitë e mëdha do të marrin një lloj përfitimi fiskal për kontributin e tyre.

Kompanitë që dhuruan fonde për pasojat e tërmetit duhet të deklarojnë publikisht se nuk do të kërkojnë zbritje nga taksat për ndihmat e tyre, me synim për të dëshmuar se ato realisht kishin në qendër të vëmndjes së tyre vetëm aspektin humanitar.

Etiketa: donacionendihmatermeti

Lajme të lidhura

BOTA

BE: Izraeli është pajtuar për më shumë ndihma në Gaza

14:50 : 10/07/2025
BOTA

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025
BOTA

OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi

21:23 : 26/06/2025
AKTUALITET

Tërmeti në orët e para të mëngjesit, Sizmiologët: S’ka vend për panik

15:55 : 24/06/2025
AKTUALITET

Tërmeti/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

08:51 : 24/06/2025
AKTUALITET

U prishën shtëpitë para 4 vitesh, banorët në Durrës ende pa dëmshpërblim e bonus qiraje

20:58 : 23/06/2025
Para

Pamje të frikshme nga shembja e pallatit 12 katësh në Durrës (Video)

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com