• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dukej si fundi i Botës…/ Si e përjetoi tërmetin, italiani që banon në Durrës

13:58 : 27/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

“U duk sikur po vinte fundi i botës. Suvaja binte copa-copa dhe tullat dilnin nga muret. Lëkundej gjithçka. M’u duk vetja sikur isha brenda një filmi për apokalipsin…’, thotë për një reportazh të agjencisë italiane të lajmeve ANSA, Antonio Imperiale, italiani i cili punon si menaxher në një fabrikë tekstilesh në Kavajë.

Antonio Imperiale tregon me një frymë makthin e Durrësit, qytetit ku jeton prej 7 vitesh dhe që u shkatërrua nga tërmeti me magnitudë 6,4 ballë Rihter, që goditi Shqipërinë.

Tani, Antonio ndodhet i sigurt në Gosë të Kavajës, një qytezë 30 kilometra larg Durrësit, ku gjendet një fabrikë tekstilesh që prodhon çorape sportive, ku ai punon si menaxher.

Kujtimi i tërmetit është ende i gjallë.

‘Pati një lëkundje të parë rreth orës 22:00, por ishte e lehtë, pastaj rreth orës 03:00 erdhi një tjetër më e fortë. Unë dhe bashkëshortja u zgjuam menjëherë dhe na shkoi mendja te tërmeti i shtatorit. Atë ditë dolëm me vrap nga shtëpia, por këtë herë vendosëm të qëndronim brenda’, thekson ai.

Lexo edhe:

Të paktën 69 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Filipine

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë godet Filipinet

Antonio jeton në një pallat në qendër të qytetit, që ka dy vjet që është ndërtuar, në një apartament në katin e gjashtë dhe ndoshta, kjo është arsyeja pse ka vendosur të mos e braktisë shtëpinë e tij.

‘Megjithatë, nuk ia dola të flija, isha i tensionuar dhe kisha frikë për fëmijët e mi. Pastaj në orën 4 erdhi ajo lëkundja e përbindshme’, shton Antonio.

‘Ishte një kaos i përgjithshëm. Filluan të binin të gjitha dhe nuk pushonin lëkundjet. U ngrita vringthi, ndërkohë që gjithçka kërcente përpjetë, dukej si një film apokaliptik. Shkova me vrap te fëmijët e mi që ulërinin nga frika’.

Antonio kapi Emën dhe Daviden, përkatësisht 9 dhe 8 vjeç dhe bashkë me gruan, Konçetën, ia mbathën me pizhama jashtë.

‘Ia dolëm në kohë të merrnim vetëm paratë dhe dokumentet, asgjë tjetër’.

Por, me të dalë në rrugë, ai kuptoi se situata ishte shumë më e keqe nga çfarë mendonte.

‘Në rrugë, njerëzit vraponin sa andej-këndej, njerëz të tmerruar që nuk dinin nga të shkonin. Një shkatërrim i vërtetë në të gjithë qytetin. Pallate të rrëzuara krejtësisht dhe të tjerë të dëmtuar rëndë. Durrësi u shkatërrua, u rrëzuan edhe muret antike ku ndodhet kalaja’.

Por, sa janë viktimat?

‘As që ia kam idenë. Pashë shumë persona të lënduar, që transportoheshin tutje, por, sipas meje, ka ende plot njerëz nën rrënoja’, vazhdon të tregojë Antonio, por që ka në kokë veç një mendim.

‘Ka një problem’, thekson italiani.

‘Shqipëria nuk është mësuar për të përballuar diçka të tillë, nuk ka mjetet e duhura përballë një katastrofe të tillë. Ka nevojë për ndihmën e shteteve të tjera’, thotë ai.

Italia ka dërguar tashmë 200 persona, midis të cilëve zjarrfikës dhe ekspertë të Mbrojtjes Civile.

Ndihma po vijnë edhe nga shtete të tjera.

‘Këtu është një shkatërrim i vërtetë, nuk ia dalim dot vetëm’, thotë përsëri Antonio. /Dita

Etiketa: Durresitalianitermet

Lajme të lidhura

BOTA

Të paktën 69 të vdekur pas tërmetit të fuqishëm në Filipine

14:43 : 01/10/2025
BOTA

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë godet Filipinet

16:48 : 30/09/2025
AKTUALITET

Shkaktoi në Fieri aksidentin me viktimë një të mitur/ Gruaja e italianit apel Melonit: Të transferohet në Itali

17:25 : 29/09/2025
BOTA

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte forca

13:07 : 28/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e italianit/ Dhanë dëshmi kontradiktore, por Policia i lë të lirë Braçin dhe dy djemtë e tij

22:53 : 27/09/2025
AKTUALITET

Zbardhen detajet/ Biznesmeni italian u godit me dru në kokë, para se të qëllohej me plumb

20:39 : 27/09/2025
Para

Klubi i Shkupit dhuron për shqiptarët paratë e mbledhura nga biletat e ndeshjes me A.Pandev

TË GJITHA

Champions/ PSG mposht Barcelonën, fitojnë Arsenal dhe Dortmund

23:04 : 01/10/2025

Horoskopi, e enjte, 2 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 01/10/2025

Maliq/ 74-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshimet

22:59 : 01/10/2025

“Situatë e vështirë”/ Gara për Tiranën, Ermal Hasimja flet për kandidimin: Koha është e shkurtër

22:55 : 01/10/2025
xr:d:DAFrgVhuuxY:8,j:8509951175233567203,t:23081409

Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Ylli Manjani tregon skenarët: Çfarë mund të bëjë Veliaj

22:38 : 01/10/2025

Sulm me dron në jug të Libanit, Izraeli vret një prej anëtarëve të grupit militant Hezbollah

22:31 : 01/10/2025

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com