Dvettingu i Dvoranit dhe vettingu i Muçit

Nga Oerd Bylykbashi

Dvetingu i Dvoranit

Dvorani është gjyqtari i Gjykatës së Lartë me mandatin më të gjatë, rekord. Ai ka 14 vite e gjysmë anëtar i Gjykatës së Lartë edhe pse Kushtetuta e 1998 si dhe ajo e rrëmujëformuara e 2016, përcaktojnë se mandati është vetëm 9 vite.

Besnik Muçi është anëtari me mandatin meë të shkurtër në Gjykatën Kushtetuese. Vetëm 36 ditë edhe pse mandatin me Kushtetutë duhej ta kishte plot 9 vite.‎

Pra Kushtetuta nuk vlen për Dvoranin. Madje për Dvoranin nuk vlen as vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Me 27 korrik 2016 kur ai kishte më shumë se 11 vite në detyrë, Gjykata Kushtetuese vendosi që ta shkarkojë Dvoranin nga anëtar të Gjykatës së Larte sepse e kishte më shumë se dy vjet që i kishte kaluar afati 9-vjeçar i mandatit. ‎Edhe pse ky vendim është suprem, ai u hodh ne kosh që Dvorani të shërbejë në majat e Drejtësisë.

Por prisni, ka më shumë se kaq. Para Dvoranit bien jo vetëm nenet e ligjit, të Kushtetutës, parimet e saj, por edhe maksima themelore e Drejtësisë: “Ligji është i barabartë për të gjithë”. Për Dvoranin ligji është më i barabarte se për të tjeret.

Edhe Dvorani edhe Mcuci e kaluan me sukses shkallën e parë të vetingut. Dvoranit seç i dolën 100 milion lekë të vjetra të padeklaruara‎ dhe vetingu i shkallës së parë ia quajti harresë dhe ia fali. Dvorani duhej për me tej. Muçi kishte deklaruar 19 milion lekë të vjetra si borxh nga familjarët dhe vetingu në shkallë të parë ia quajti të rregullt. Muçi ende nuk ishte gjyqtar kushtetues.

LEXO EDHE  Braçe njofton anullimin e ‘Milot-Balldren’/ Spaho: Plani 3-pikësh i Bashës, shpëtimi juaj

‎Po për Muçin që i doli Ramës nga skema sepse e emëroi Presidenti gjyqtar kushtetues, vetingu funksionoi. Ndërsa per Dvoranin që i duhet Ramës sepse është gjyqtar i lartë dhe kryetar i KED, nuk ka veting por dveting.

Besnik Muçit ia ankimuan vendimin e shkalles se parë të vetingut dhe shkalla e dyte e vetingut e shkarkoi sepse nuk ia quajtën te ligjshme huanë e familjareve për 19 milionë leke të vjetra.

Dvoranit nuk ia ankimoi ‎askush vendimin që i fali “harresën” e 100 milion lekëve. Nuk ia ankimoi as Komisioneri Publik qe i ankimoi Muçit 19 milionët, por nuk ia akimuan as gardianet e huaj të ONM që si rregull duhet të mbikëqyrin si shqiponja se mos rrëshqet ndonjë i korruptuar.

Dhe ja, kur i duhet partisë, vetingu është si ato getat elastike qe hapen sipas masës së trupit, sado shëmtuar te duket.

Porsi Skënderbeu me sulmet e turqve, Dvorani ka kapërcyer në mënyre epike çdo sulm që i ka bërë Kushtetuta, ligji apo Gjykata Kushtetuese‎. Ndaj e kam thënë herë tjetër, duhet që ta përfshijmë me nen të veçantë në Kushtetutë dhe, mundësisht, Banka e Shqipërisë të nxjerrë një kartmonedhë me profilin e tij, si Skënderbeu.