• Kontakt
Saturday, September 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vota, pushtet që zgjedhësit e kanë 1 herë në 4 vjet/ Zguri: Përdoreni mençurisht, në të kundërt…

16:31 : 22/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

“Vota është pushtet që zgjedhësit e kanë një ditë në katër vjet dhe që, po nuk e përdorën mençurisht, mund t’u sjellë dëm për më shumë se katër vjet. Është ky mesazhi që kreu i KQZ-së, Klement Zguri ka përcjellë për të rinjtë dhe të rejat gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit “Fan S Noli”, të Korçës.

Duke iu drejtuar studentëve, Zguri tha se ëndrrat janë falas, por për realizimin e tyre duhet shumë punë.

Në vijim, Kryetari i KQZ-së theksoi se të rinjtë duhet të ndërgjegjësohen se vota është pushteti i tyre më i madh në shoqëri.

Zguri theksoi se udhëheqesit politike nuk bien nga qielli, por ata dalin nga rradhët e qytetarëve aktivë e të përgjegjshëm për demokracinë.

“Ata dalin si njerëz që kuptojnë mekanizmin e demokracisë, që dijnë të kërkojnë, dinë të masin, dinë të formulojnë, dinë të besojnë, dinë të imponohen e dinë të përfaqësojnë”, vijoi Zguri.

Lexo edhe:

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

Fjala e plotë e Klement Zgurit

Së pari është vërtet kënaqësi që marr pjesë në një aktivitet studentor për zgjedhjet, për një temë, “edukimin”, e cila është me rëndësi fondamentale për mbarevajtjen e zgjedhjeve.
Kur flasim për aktivitete studentore gjëja e parë që na shkon në mend është dicka që na argëton, na kënaq apo na ngre humorin. Kur flasim për edukimin gjëja e parë që na shkon në mend është diçka që na kërkon përqëndrim, vemendje, që na kërkon punë e që na lodh.

Unë kam frikë se sot prej meje kërkohet që edhe të flas për edukimin zgjedhor edhe të mos ju lodh, edhe të shpjegoj ligjin edhe t’ju argëtoj… detyrë e vështirë, mbase e pamundur.
Çfarë është për ju edukimi zgjedhor? Çfarë përmbledh? Për çfarë na duhet? Mos vallë është thjesht si të votojmë, ku të vendosim shenjën, si të lexojmë votat? A nuk i njohim të gjithë këto gjëra? Pse duhen shitur si shkencë banalitete si këto?

Nëse ndalemi për një moment e merremi serozisht me çështjen, nuk është e vështirë të kuptojmë se edukimi zgjedhor nuk është banalitet, se çeshtja është më serioze dhe më e rëndësishme se ç’duket në vështrimin e parë.

Ndoshta sot, për ju, edukimi zgjedhor është kuriozitet. Ndoshta ju doni të njihni teknikat e votimit e të numërimit që ne përdorim. Ndoshta doni të dini si duhet të silleni në qendrën e votimit. Ndoshta doni të mësoni si të mbroheni nga hilet, ofertat e paligjshme dhe manipulimi.

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit “Fan. S. Noli”, Korçë

Këto gjera, edukimi zgjedhor i realizon. Kjo është arsyeja e parë pse ne i kushtojme rëndësi, sepse dija zgjedhore nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë privilegj i KQZ-së dhe i administratorëve të saj. Prandaj, mjafton të keni dëshirë të pyesni dhe KQZ-në do ta keni gjithmonë gati.

 

Dija zgjedhore ka vlerë kur ajo është dije popullore. Vetëm kur të gjithë njerëzit aktivë të shoqërisë dine dhe janë të aftë ta vënë në punë sistemin, dinë t’a menaxhojnë e t’a mbrojnë atë, edukimi zgjedhor jep rezultat dhe demokracia zhvillohet e shëndetshme.

Por edukimi zgjedhor nuk është vetëm njohje dhe zotërim i mekanizmit administrativ. Ne si KQZ jemi të prirur të shohim, sidomos tek studentët, administratorët e ardhshëm të zgjedhjeve. Ne kërkojmë kudo ku shkojmë njerëz të zot e të përgjegjshëm që t’i dalin zot ligjit dhe detyrës. Por ky është kuptimi i ngushtë i edukimit zgjedhor, ai që i përgjigjet “hallit” tonë, por që nuk përputhet tërësisht me “hallin” tuaj.

Ajo që Ju, u duhet më shumë nuk është të mësoni si të bëheni administratorë zgjedhjesh, por të mësoni si ta ktheni votën në pushtet. Gjë që nuk është aq e thjeshtë, sepse ju kërkon së pari të mesoni si ta ktheni votën nga votë në zgjedhje dhe, pastaj, si ta shëndërroni zgjedhjen nga proces në pushtet.

Vota është pushteti juaj më i madh në shoqëri, i pakrahasueshem për nga efektet me pushtetin që ju vjen, p.sh. nga fakti se jeni studente të spikatur, apo me rreth të gjërë shoqëror, apo simpatikë a karizmatikë, apo të kamur. Të gjitha këto cilësi ju ndihmojnë të ecni përpara në jetë e të ndikoni me qëndrimet e vendimet tuaja jetët e njerëzve që ju rrijnë pranë.
Vota nga ana tjetër bën që ju të ndikoni me qëndrimet e vendimet tuaja jetët e tyre, por edhe të mijra të tjerëve që nuk i njihni, nuk i keni pranë dhe nuk i mendoni si të varur prej jush.
Fakti se ende mund të mos ta keni këtë vetëdije, nuk ju justifikon ta neglizhoni këtë pushtet. Vota është pushtet që zgjedhësit e kanë një ditë në katër vjet dhe që, po nuk e përdorën mençurisht, mund t’u sjellë dëm për më shumë se katër vjet.

Edukimi zgjedhor na mëson si të lexojmë ofertën zgjedhore, si ta përmirësojmë atë, që t’i përgjigjet nevojave të komunitetit tonë, si të orientohemi në pyllin e propagandës, kujt t’i besojmë, si të vëmë në provë besueshmeërinë e konkurrenteve, si të qëmtojmë zgjedhjen që na bën me shumë punë, si të imponojmë qëndrimin tonë, si të vëme në provë e si të kërkojmë llogari.
Por edukimi zgjedhor mund të jetë më shumë se kaq, mund të jetë leksioni juaj i parë i demokracisë, kauza politike fillestare, ushtrimi juaj i parë si politikanë, beteja juaj e parë.
Udhëheqesit politike nuk bien nga qielli. Ata dalin nga rradhët e qytetarëve aktivë e të përgjegjshëm për demokracinë. Ata dalin si njerëz që kuptojnë mekanizmin e demokracisë, që dijnë të kërkojnë, dinë të masin, dinë të formulojnë, dinë të besojnë, dinë të imponohen e dinë të përfaqësojnë.

Edukimi zgjedhor që ne duam e që promovojmë është ky i fundit, sepse ky është më i plotë, është më i thellë, më i qëndrueshëm, më rezultativ e më i dobishëm. Edukimi ynë zgjedhor ju fton të jeni fillimisht të vetëdijshëm, pastaj të përgjegjshëm, fillimisht kërkues pastaj kontribues, fillimisht zëdhënës, pastaj formulues, fillimisht të spikatur, pastaj përfaqësues.

Etiketa: KQZvotazguri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DHL i kërkon Celibashit pagesën 8.6 mln euro: Paguaje brenda shtatorit, ose 260 mijë € kamatëvonesë

12:33 : 02/09/2025
AKTUALITET

PD kundërshton certifikimin e rezultatit të 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton relatoren

11:54 : 02/09/2025
AKTUALITET

PD-ASHM ankimon certifikimin e zgjedhjeve të 11 majit: Procesi i manipuluar

16:15 : 01/09/2025
AKTUALITET

Tom Doshi debitor tek UKT-ja, nuk paguan faturat e ujit (DOKUMENTI)

09:45 : 01/09/2025
AKTUALITET

Celibashi bën kërdinë, 137 milion euro tendera

13:20 : 30/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon pamje të reja nga QV në Divjakë: Ja si Balluku kontrolloi votat në të gjithë qarkun e Fierit

15:57 : 29/08/2025
Para

Thellimi i krizës politike, Rama ikën në Arabinë Saudite...

TË GJITHA

Verë zhgënjyese për turizmin, Rama mbulon dështimin me reklama nga mediat ndërkombëtare

08:53 : 06/09/2025

ATM-të në zonat turistike, pse komisionet për tërheqje janë më të larta?

08:40 : 06/09/2025

Këmbimi valutor 6 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:22 : 06/09/2025

Temperatura deri në 35 gradë, parashikimi i motit për sot

08:15 : 06/09/2025

Aksident i rëndë në Dukat Fushë, 4 të plagosur, 2 në gjendje kritike

08:08 : 06/09/2025

Horoskopi, e shtunë, 6 shtator 2025/ Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

23:20 : 05/09/2025
Në foto: Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli

Dhunimi i gazetares në zyrat e Kadastrës, Berisha: Agresori ishte bandit i Lorenës

23:09 : 05/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com