• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendi në krizë, Ministritë e Ramës organizojnë kalçeto…

18:02 : 22/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Prej muajsh Shqipëria është në krizë, jo vetëm politike, por edhe sociale dhe ekonomike. Një krizë që sot pranohet edhe nga ndërkombëtarët, referuar edhe rezolutës më të fundit të PPE-së që apelon për dialog për zgjidhjen e krizës, e cila nëse vijon mund të çojë vendin drejt katastrofës.

E ndërsa Edi Rama prej ditësh ka zgjedhur të qëndrojë larg debateve, duke hedhur në “fushë” për konsum mediatik disa prej Rilindasve të tij, ministrat kanë menduar të argëtohen duke organizuar kampionate kalçetos mes dikastereve që drejtojnë.

Dhe siparin e kampionatit të futbollit mes Ministrive e ka çelur Ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga Bledi Çuçi, me atë të Arsimit që drejtohet nga Besa Shahini.

I pari po përballet me protestat e fermerëve, që hedhin prodhimet e tyre në rrugë se nuk kanë treg ku t’i shesin, apo për shkak se qeveria i ka nxjerrë jashtë skemave të subvencioneve, para që shkojnë te oligarkët e lidhur me qeverinë.

Lexo edhe:

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te “WizzAir” do zgjasë të paktën deri në 2027

Ministria e Arsimit përveç protestës së 4 dhjetorit që organizohet nga studentët, ka edhe një problem madhor, që janë tekstet shkollore të mbushura me gabime. Por, prioritet mbetet kampionati qeveritar.

Por duket se as protestat, as skandalet dhe as gabimet, nuk i shqetësojnë ministrat e Ramës, që në një skemë tipike rilindase, me një propogandë që e kanë për zemër, kërkojnë të tërheqin vëmendjen, të krijojnë idenë se gjithçka ecën mbarë dhe gjithçka që denoncohet është false.

Nuk dihet nëse kampionatit mes Ministrive do t’i bashkohet edhe Erjon Veliaj me ekipin e tij, megjithëse ai është kryebashkiak.

Por meqë mini-kampionati organizohet në Tiranë, për të mund të bëhet një përjashtim, dhe nuk është çudi që Lali të shfaqet vetëm në finale, për të tentuar marrjen e “kupës”.

Etiketa: krizaministritevendi

Lajme të lidhura

RAJONI

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025
BOTA

Probleme me motorët mbajnë 38 avionë në tokë, kriza te “WizzAir” do zgjasë të paktën deri në 2027

19:09 : 10/10/2025
BOTA

Ky është shteti më i lirë në botë për të jetuar, një litër benzinë kushton vetëm 0,71 €

19:37 : 09/09/2025
AKTUALITET

Kriza e arsimit, kriza e kombit!

12:38 : 08/09/2025
BOTA

Vendi më i shenjtë në botë po kthehet në resort, zhvarrosen eshtrat e vendasve për një parking

13:15 : 07/09/2025
BOTA

Refugjatët e vitit 2015: Nga rrugët e rrezikshme të Ballkanit deri te jeta e re në Evropë

14:30 : 06/09/2025
Para

Politikani i njohur paralajmëron Kurtin: Mos lëviz pa mbrojtje, pasi ...

TË GJITHA

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

15:14 : 30/10/2025

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025

Aksidentoi për vd*kje të riun në Vlorë, Gjykata lë në burg 32-vjeçarin

14:29 : 30/10/2025

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Korçë

14:15 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com