• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Meta thirrje qytetarëve: Merrni në dorë fatet, mbroni Republikën. Referendum për të mbrojtur të ardhmen

19:02 : 22/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta tha se qëllimi i reformës në drejtësi nuk ishte falimentimi i gjyqësorit, por reformimi i thellë i sistemit.

Meta theksoi se reforma nuk kishte si qëllim mbushjen e vakancave që do të krijoheshin me disa emra, por që në sistem të mbeteshin figura dhe emra me integritet.

Kreu i Shtetit e cilësoi situatën dramatike pasi Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm, për të vetmen arsye që Kryeministri aktual të kapë të gjitha pushtetet.

“Në Kuvend nuk plotësohet numri kushtetues i deputetëve, sikundër përcaktohet në Kushtetutë. Kuvendi dhe qytetarët janë lënë pa gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese.

Kur Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm, term që nuk njihet në Kushtetutë, është zgjedhur në mënyrë anti-Kushtetuese për të arritur ato rezultate që ju i dini të gjithë.

Lexo edhe:

Nga divorci me Kryemadhin, lobimi i LSI deri tek kartat bankare, zbardhet dëshmia e Metës në GJKKO

Krijuesi i OpenAI: Zuckerberg ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim

Kuvendi ka miratuar mbi 20 nisma anti-kushtetuese, ndërsa po shkelen të drejtat e qytetarëve. Vendi po shpopullohet, dhe mungojnë investimet e huaja serioze nga SHBA, Gjermani, Britania e Madhe”, tha Meta.

Presidenti tha se do t’i kundërvihet çdo nisme që shkel të drejtat e qytetarëve dhe që vendi të drejtohet me rezoluta dhe jo me Kushtetutë.

“Qytetarët të marrin në dorë fatet e tyre, të mbrojnë Kushtetutën. Presidenti do të kërkojë që të marrë mbështetjen e të gjithë popullit shqiptar për referendumin e mbrojtjes së Republikës. Le të vendosë populli nëse do të zgjedhë që vendi të shkojë drejt një diktature apo do të mbrojë Kushtetutën, të ardhmen e vendit. Shqipëria e para”, tha Meta.

Deklarata e Presidentit Meta

Jetëgjatësia e Kushtetutës është treguesi më i drejtpërdrejtë i fuqisë së saj për të qëndruar e pacënuar dhe e paprekshme, si një tempull i shenjtë, që i shërben shtetit të së drejtës.

Sa më serioz sistemi demokratik i një vend, aq më i panevojshëm është ndryshimi i Kushtetutës. Kushtetuta thuajse gjithmonë kanë lindur në kohë krizash. për këtë arsye, është Kushtetuta ajo që vendos kufirin e përqendrimit të pushtetit të çdokujt, që lakmon të jetë i gjithpushtetshëm.

Kushtetuta mbetet vijë e kuqe e pakalueshme, për sa kohë fuqia e saj buron nga populli. 22 nëntori është datë historike. Për herë të parë populli shqiptar miratoi Kushtetutën post-komuniste. Na u dhurua Kushtetuta më demokratike që ka pas Shqipëria deri më sot. Populli vendosi që sovraniteti i përket vetëm atij.

Populli shqiptar përcaktoi se liritë themelore të njeriut duhet të ishin të pandara, të patjetërsueshme. E projektuar për të hedhur themelet e një shteti, Kushtetuta e ’98 mundësoi vendosjen e paqes në vend. Kjo Kushtetutë që ende gëzon respektin e qytetarëve shqiptarë fatkeqësisht u zhbë brenda natës, në errësirë të plotë nga marrëveshja politike e 2008. Si pasojë e kësaj marrëveshje, deputetët nuk përfaqësojnë më popullin. Ndryshimet e vitit 2016 kanë nxjerrë në pah probleme të tjera.

Kushtetuta u kthye në rregullore me data e afate, që janë shkelur nga të gjithë. Kjo po con në paralizimin dhe destabilizimin e drejtësisë në vend. Organet e reja të gjyqësorit do duhet të kenë një trup me integritet. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon të jetë i njëanshëm.

Venecia i ka thënë të gjitha për ata që kanë vesh për të dëgjuar. Tashmë jemi para një situate dramatike. Kushtetuta po shkelet hapur dhe dhunshëm me qëllim përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e kryeministrit. Janë kapur të gjitha bashkitë e vendit, me një proces antiligjor, njëpartiak. Kuvendi është lënë qëllimisht pa Gjykatë Kushtetuese dhe po bëhet çmos për bllokimin e mëtejshëm të saj. Me këto afate, një pensionist mund të mos e gëzojë pensionin që i takon.

Kur një kryeprokuror është zgjedhur me një proces antikushtetues, kur dhunohen të drejtat e qytetarëve në mes të ditës, kur kanë kaluar mbi 20 ligje antikushtetuese, kur fjala e lirë është vënë në shërbim të propagandës, kur vendi po shpopullohet pa mbarim, kur nuk ka më investim serioz nga të huajt, është koha për t’i thënë ndal këtij degradimi. Shqipëria e ka pësuar njëherë.

Etiketa: MetapresidentRepubliken

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga divorci me Kryemadhin, lobimi i LSI deri tek kartat bankare, zbardhet dëshmia e Metës në GJKKO

17:49 : 27/06/2025
Teknologji

Krijuesi i OpenAI: Zuckerberg ofron mbi 100 milionë dollarë për të përvetësuar stafin tim

17:37 : 27/06/2025
AKTUALITET

Andi Bushati: Meta mbahet në burg nga Rama

22:34 : 26/06/2025
AKTUALITET

GJKKO e la në qeli, Meta: Asnjë çudi nga drejtësia me regji, akuzat formulohen nga “Rilindja”

15:44 : 26/06/2025
AKTUALITET

Meta: Miqtë e huaj më paralajmëruan për arrestimin dhe më ofruan azil politik, ja pse i refuzova

20:00 : 24/06/2025
AKTUALITET

Lobimet e LSI/ Meta ia “faturon” Endrit Braimllarit: E vërteta nuk fshihet më!

14:05 : 21/06/2025
Para

Presidenti ashpërson tonet ndaj mazhorancës: Ka zaptuar dhe përdhosur Kushtetutën

TË GJITHA

Aksidenti tragjik në Pejë, momenti kur makina përplas për vdekje Zana Gjevukaj/ VIDEO

20:15 : 27/06/2025

Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: Mos e prekni!

20:05 : 27/06/2025

Vlora turistike me djegie mbetjesh

20:00 : 27/06/2025

Tragjedi në futbollin spanjoll, vdes mbrojtësi 23-vjeçar pas një aksidenti me makinë

19:53 : 27/06/2025

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

19:44 : 27/06/2025

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025

Paradoks në Francë, Lyoni bie në Ligue 2, por do të luajë në Europa League

19:34 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com