Gareth Bale bën me dhimbje koke Zidane

Veprimi i Gareth Bale, me gjestet tallëse ndaj Realit të Madridit me anë të një flamuri, kanë sjellë reagime të zemëruara nga tifozët madrilen, dhe sigurisht që ai veprim nuk e kënaqur Zinedine Zidane.

Bale e nisi sezonin në formë mjaft të mirë, por situata u rikthye në “normalitet”, kur Zidane nuk e përfshiu lojtarin në ndeshjen ndaj Club Brugge, në Ligën e kampioneve.

Që nga ai moment, sjellja e Bale në drejtim të klubit ka qenë mospërfillëse, duke lënë stadiumin përpara përfundimit të ndeshjes më shumë se një herë, dhe veprimi kulminant ishte ai i dy ditëve më parë.

LEXO EDHE  Partizani-Tirana/ Policia publikon masat, rrugët që do të bllokohen dhe itinerari për grupet e tifozëve

Bale rikthehet në stërvitje ditën e sotme, dhe është në pritje nëse Real Madrid do të ndërmarrë veprime disiplinore ndaj tij. Ndërsa Zidane ka premtuar që situata e Bale nuk do të ndikojë në prishjen e harmonisë në skuadër.