Rama, rri dhe ca…!

Nga Boldnews.al

Që ditën e parë kur zuri karrigen kryeministrore në vitin 2013, kreu i qeverisë Edi Rama si fillim vendosi një kosh basketbolli në zyrë, ndryshoi karrigen dhe vendosi vëpër mure ca piktura përbindëshash, të dala nga veprat e tij. Pas gjashtë vitesh qeverisje, vendi është kthyer në një pikturë të tij, ku përbindëshi është vetë pushteti i përfaqësues prej autorit Rama, ndërsa pasojat që ka lënë pas është uzurpimi i çdo pushteti, rrënim ekonomik, trafiku i drogës, pastrimi parave, koncesione të çmendura, fuqizim oligarkësh, largim qytetarësh nga vendi, dhe mbi të gjitha një korrupsion të tmerrshëm shtetëror që ndahet e prishet nga grupe të krimit të organizuar.

Me gjithë këto benefite, kur ka çdo pushtet, rrëmben paranë publike me tendera e koncesione, ka një polici politike, një drejtësi të tredhur në duart e tij dhe ambasadorucë që e përkrahin nën aureolën “ndërkombëtare”, përse trembet dhe është në mërzi të thellë Rama?

Përpara po na shfaqet një kryeministër i lodhur, i nxirë në fytyrë dhe me mjekrën e bardhë që po i kap gjoksin. I përhumbur në çdo dalje publike, në një depresion të shfaqur.

Problemi është se Rama është i ngopur nga të gjitha. Nuk ka më nxitjen për të marrë edhe më shumë, ka humbur kenaqësinë për të fituar diçka, sepse ka gjithçka.

Ramës i mungon dëshira, qëllimi dhe mbi të gjitha duke krijuar një përbindësh pushtet, ai po kthehet dhe ha veten. Bashkëpunëtorët më të ngushtë janë pjesa më e errët e botës së krimit, që nuk dinë të kamuflohen, por haptas ia kanë zënë frymën partisë që e shkatërroi me dashje. Ai ka krijuar njeriun e ri Rilindas, një qenie gjenetikisht e modifikuar që shfaq djallëzinë dhe agresivitetin. Krimineli sado të shfaqet si “zyrtar i kollarisur” dhe me kostume e parfumë të shtrenjtë, mbajnë erë dhunë, krim, vjedhje dhe vdekje.

LEXO EDHE  Kaloi procesin e Vetting/ Kurushi shpalli të pafajshëm Suel Çelën për atentatin te tregu ushqimor

Vetë Rama që me dëshirë lindi përbindëshin pushtet, në këto momente do të donte ta kontrollonte atë bishë, por nuk po i bindet më. Ai ngjan si një “profesor malinj” që në laborator krijon një “ushtar vrasës”, por në fund ai i kthehet krijuesit, sigurisht pasi ka nënshtruar dhe dhunuar një popull të tërë. Janë pikërisht hajdutët e votave, të fortët e periferive dhe kriminelët që dhanë pushtet, të cilët kreun e qeverisë nuk e lejojnë të braktisë pushtet. Prej tyre erdhi dhe nga ata do mbahet me forcë, deri në momentin kur vetë Rilindja sikurse e ka nisur do haje veten.

Drejtorët e pushtetit, sidomos nëpër rrethe, kërcënojnë sot njëri-tjetrin në Hipiteka, Legalizime, Drejtori Rrugësh, Porte, Dogana dhe Tatime. Deri në këtë pikë është arritur në shantazhe, dhunë verbale dhe fizike, por rreziku mbetet që të krisë diku edhe arma, sepse i ligu nuk bëhet dot qytetar i mirë, për më shumë kur drejton pushtetin.

Sot Ramën po e vret “bollëku”, pasja e gjithçkaje. I ngjan atyre rasteve fatkeqe të personazheve të njohur të muzikës dhe aktrimit nëpër botë, ku kalojnë në depresion prej famës së madhe, miliona euro apo dollarëve në llogari dhe cash dhe vilave luksoze. Në fund nuk kanë më lumturinë, pasi qëllimi që ishte jeta publike dhe pasuria është realizuar dhe nuk ekziston më asnjë sadisfaksion. Fundi është i dhimbshëm në përgjithësi, vdekjet në vaskat e arta me overdozë droge të gërshetuar me alkool. Rama duhet të rrijë edhe ca, deri sa të shohë fundin e përbindëshit që krijoi vetë!