• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Protestat në Iran, forcat e sigurisë kanë vrarë 106 persona

17:39 : 20/11/2019
në BOTA

Amnesty International thotë se forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë të paktën 106 njerëz në protestat mbarëkombëtare anti-qeveritare që nga e premtja, katër herë më i lartë se sa numri i viktimave gjatë protestave të fundit masive në Iran dy vjet më parë.

Në një intervistë të së martës me shërbimin persian të Zërit të Amerikës, studiuesja e organizatës Amnesty International për Iranin, Raha Bahreini, tha se organizata për të cilën ajo punon ka përcaktuar se forcat e sigurisë vranë 106 protestuesë bazuar në historitë e dëshmitarëve okularë, videot e publikuara në mediat sociale dhe raportet e aktivistëve iranianë në mërgim. Ajo tha se Amnesty International së shpejti do të publikojë hollësitë e incidenteve që çuan në vrasjen e protestuesve në qytete të ndryshme të Iranit.

Shërbimi në gjuhën persiane i Zërit të Amerikës ka konfirmuar në mënyrë të pavarur vrasjet e të paktën shtatë protestuesve nga forcat iraniane të sigurisë të shtunën. Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se disa njerëz janë vrarë përfshirë të paktën një anëtar të forcave të sigurisë në protestat që filluan të premten dhe u përhapën në dhjetëra qytete të tjera të vendit. Por qeveria iraniane nuk ka publikuar ndonjë numër zyrtar të personave të vrarë.

Protestat shpërthyen në përgjigje të një vendimi të premten, për rritjen me 50 për qind të çmimit të karburantit të subvenciunuar nga qeveria. Shumë iranianë e shohin këtë rritje si një barrë tjetër mbi ta në një kohë të përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Zonja Bahreini tha se Amnesty International u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që t’i bëjnë thirrje urgjente Iranit që t’i japë fund shtypjes së dhunshme të protestave dhe të respektojë të drejtat e iranianëve për liri të shprehjes dhe tubimit.

Lexo edhe:

Tentakulat e mafies shqiptare në territorin kolumbian

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 4 të vrarë dhe 20 të plagosur

Irani shtypi me dhunë valën e fundit të protestave mbarëkombëtare që përfshiu vendin nga fundi i dhjetorit të vitit 2017 deri në fillim të janarit të vitit 2018. Të paktën 22 njerëz u vranë në operacionet për shtypjen e atyre protestave, të cilat u nxitën nga zemërimi i publikut me korrupsionin e qeverisë dhe keqmenaxhimin./ Zëri i Amerikës

Etiketa: Iranprotestavrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentakulat e mafies shqiptare në territorin kolumbian

12:06 : 13/10/2025
BOTA

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, 4 të vrarë dhe 20 të plagosur

17:18 : 12/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e pronarit të kampingut dhe punëtorit shqiptar, autori fshihet në Athinë

17:42 : 10/10/2025
AKTUALITET

Misteri i krimit të dyfishtë/ I la shqiptarit gjysmën e pronës, zbardhet testamenti i pronarit grek

14:17 : 10/10/2025
BOTA

E rëndë në Itali! 25-vjeçarja mbyt tre foshnjat e saj dhe i fsheh trupat në dollap

14:36 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qëlloi për vdekje të riun nga Kukësi në lokalin e tij, “Kobra” dënohet me 24 vite burg

14:01 : 09/10/2025
Para

‘Njërit i ka dal syri, ndërsa tjetrit i është hapur kafka’/ Aksident tragjik, plagosen rëndë katër shqiptarë

TË GJITHA

Trafiku i Tiranës në kolaps/ Rrugorët merren me monopatinat, nuk preken betonieret (Foto e Video)

16:47 : 13/10/2025

PD depoziton kërkesën për hetim parlamentar mbi çështjen McGonigal

16:39 : 13/10/2025

Durrës/ Tentuan të kalonin 5 persona jashtë vendit duke i fshehur në kamionë, arrestohen dy shoferët

16:27 : 13/10/2025

Zjarr masiv në Peqin, flakët përfshijnë sipërfaqe të madhe me pemë frutore

16:26 : 13/10/2025

Shqiptari i dëbuar rikthehet ilegalisht në Itali, arrestohet nga autoritetet në Asti

16:14 : 13/10/2025

Operacion “blic” në Elbasan, në pranga eksponentë të njohur të botës së krimit

16:11 : 13/10/2025

Lavrov kritikon planin e Trump: Fokus vetëm te Gaza, mungojnë detajet për shtetin palestinez

16:07 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com