• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ironia” e ligjit/ Kallëzimi i Metës, Dvorani do të jetë edhe për një vit në krye të KED

23:46 : 18/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, do të vijojë të jetë në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, pavarësisht se Presidenti Ilir Meta pritet të dorëzojë ndaj tij një kallëzim penal për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim të titullit a detyrës shtetërore”, pikërisht për shkeljet e supozuara në krye të KED-së.

Dvorani, anëtari i vetëm në detyrë i Gjykatës së Lartë, pritet të zgjidhet automatikisht anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2020, për shkak se nuk ka rivalë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një strukturë që ngrihet një herë në vit dhe anëtarët e tij shortohen nga magjistratët që plotësojnë kriteret formale në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, në gjykatat e prokuroritë e Apelit, si edhe në gjykatat administrative.

Kushtetuta parashikon se anëtari i shortuar nga Gjykata e Lartë është njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Lexo edhe:

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka miratuar së fundmi listën e gjyqtarëve që plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e shortit për anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në krye të listës qëndron emri i Ardian Dvoranit, si anëtari i vetëm në detyrë i Gjykatës së Lartë.

Si rrjedhojë, Dvorani, i cili emërohet automatikisht si anëtar i KED-së për vitin e ardhshëm, do të jetë njëkohësisht edhe kryetar i tij, siç ka qenë deri më tani.

Qëndrimi i tij në detyrën e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi pritet t’i thellojë më tepër konfliktin ndër-institucional me Presidentin e Republikës.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i vitit 2020 pritet të shqyrtojë aplikimet për 5 vakanca për në Gjykatën Kushtetuese, një prej të cilave i takon Presidentit, një Kuvendit dhe tre të tjera Gjykatës së Lartë (kur të nisi funksionin kjo e fundit).

Presidenti Meta dhe kryetari i KED-së, Ardian Dvorani, u përfshinë gjatë javës së kaluar në një shkëmbim të ashpër akuzash dhe kundër-akuzash.

Meta e akuzon Dvoranin se, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ka uzurpuar në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit kompetencat e Presidentit për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese. Për këtë arsye, Meta ka vendosur t’i drejtohet Prokurorisë për nisjen e hetimit penal ndaj Dvoranit.

Kryetari i KED-së, Dvorani, nga ana e tij, iu kundërpërgjigj në mënyrë ironike, duke deklaruar se “do të përballet me ligjin, duke mos iu shmangur procesit me argumenta proceduriale”.

Ky qëndrim i Dvoranit duket se risjell në vëmendje procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj Metës në vitet 2011-2012, kur presidenti i sotëm, në atë kohë zv.kryeministër, u akuzua për “Korrupsion aktiv të zyrtarëve të lartë”.

Është disi e paqartë ky qëndrim i Dvoranit, pasi, sipas të dhënave arkivore, rezulton se Meta nuk i është shmangur me procedurë hetimit dhe gjykimit të tij. Ai rezulton të jetë zyrtari më i lartë shqiptar i gjykuar për korrupsion. Në përfundim të procesit, trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, e drejtuar nga Ardian Dvorani, vendosi 5-0 në favor të pafajësisë së Ilir Metës.

Etiketa: dvoranikallzimiMeta

Lajme të lidhura

BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më lenë më të luaj ping-pong, bidonat i sollën të shpuar”/ Meta rrëfen “vuajtjet” në qeli

21:54 : 24/09/2025
AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

13:19 : 29/07/2025
Para

Kur shqiptarët bëhen trima në errësirë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com