• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Draft-propozimi i Francës mbërrin në Bruksel: Ja si do të zgjerohet BE

19:16 : 17/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Franca u ka dërguar vendeve të BE draftin me metodologjinë e re për zgjerimin, në të cilin kërkon “qasje të rinovuar” në procesin e zgjerimit drejtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, nga Komisioni Evropian kërkohet që deri në janar të vitit 2020 të publikojë metodologji të re në procesin e anëtarësimit, që do të zbatohet gjatë fillimit të negociatave për anëtarësim me vendet kandidate.

Sipas asaj që raporton Radio Evropa e Lirë, në dokument theksohet se transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale janë shumë “të ngadalshme” për anëtarësimin e ardhshëm në Bashkimin Evropian dhe se nuk mjaftojnë përfitimet konkrete për qytetarët në vendet-kandidate.

Në këtë dokument, Parisi zyrtar e riafirmoi “mbështetjen e qartë” të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vlerëson se i gjithë rajoni i përket Evropës për nga historia, kultura dhe gjeografia e tyre.

“Lidhjet më të afërta me Bashkimin Evropian janë mënyra e vetme që këto vende të konsolidohen, në bazë të sundimit të së drejtës dhe shoqërive të hapura pluraliste, të cilat merren me zhvillimin e tyre ekonomik dhe social”, bëhet e ditur në dokumentin francez.

Lexo edhe:

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

Sébastian Lecornu riemërohet kryeministër i Francës, formon një kabinet të ri qeveritar

Sipas Francës, qasja e tillë ripërtëritëse do të duhej të bazohej në katër parime: Përcjellje graduale, kushte më të rrepta, përfitim më konkret dhe kthyeshmëri.

“Pasi të hapen negociatat, procesi i integrimit nuk do të bazohet më në hapjen e kapitujve, por në disa faza të njëpasnjëshme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave dhe skemë të vendosur nga BE-ja, duke i marrë parasysh karakteristikat specifike të secilit kandidat, ku është e nevojshme”, thuhet në dokument.

Sundimi i së drejtës dhe të drejtat themelore të njeriut do të mbeten kërkesë integruese që nga momenti i hapjes së negociatave, dhe do të mbeteshin të tilla në të gjitha sferat gjatë procesit. Gjithashtu, Parisi zyrtar propozon, kalimin nga njëra fazë në tjetrën që të ekspozohet në hollësi, ndërsa kryesisht do të bazohej në “progres të vazhdueshëm, të pacaktueshëm në sferën e sundimit të së drejtës”.

Vendet kandidate do të duhet t’i përshtatin aftësitë e tyre institucionale dhe administrative të nevojës nga pjesëmarrja efikase në politika të ndryshme. Për anëtarësimin final do të vendoset në bazë të përmbushjes së aspiratave konkrete ekonomike dhe sociale.

Gjithashtu, me non-pejperin parashihet ndihmë financiare e plotë në periudhën para anëtarësimit për Ballkanin Perëndimor, që nënkuptonte instrumente më të mëdha para anëtarësimit dhe qasje deri te fondet strukturuese të cilat tani janë të rezervuara për vendet-anëtare të BE-së.

Propozimi kyç i Francës është në miratimin e parimit të kthyeshmërisë, sepse vlerësohet se kjo do ta sigurojë besimin dhe natyrën inkurajuese të procesit. Sipas Parisit, parimi i tillë është i domosdoshëm në situata kur vendi kandidat pjesërisht ose aspak nuk përmbush kritere të caktuara ose ka ndaluar që t’i ndërmarrë detyrimet e ndërmarra.

Në rast të tillë përgjigja evropiane do të mund të lëvizë nga ndalimi i ndihmës financiare deri në suspendimin e përgjithshëm, në rast që të sillen në pikëpyetje vlerat bazike të BE-së. /REL

Etiketa: Franca

Lajme të lidhura

BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
BOTA

Sébastian Lecornu riemërohet kryeministër i Francës, formon një kabinet të ri qeveritar

14:28 : 13/10/2025
BOTA

Analiza: Lecornu sërish kryeministër! Franca përjeton një déjà-vu politike në skenë të hapur

08:44 : 12/10/2025
BOTA

Kriza politike në Francë, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri

09:18 : 10/10/2025
AKTUALITET

Italia, Franca dhe rrjetet shqiptare: Pakti Evropian kundër Kokainës

18:18 : 05/10/2025
BOTA

Zbulohet plani sekret i Francës për të goditur rrjetin e spiunazhit rus

19:22 : 02/10/2025
Para

VIDEO/ “Tifozat Kuq e Zi” dhe “Plisat” dhurojnë spektakël, shikoni atmosferën fantastike pranë stadiumit

TË GJITHA

Sistemi shëndetësor katastrofë! Gratë me kancer gjiri në Lezhë përballen me një betejë të dyfishtë

08:24 : 21/10/2025

Aksident në aksin Fier- Levan, një i plagosur

08:13 : 21/10/2025

Këmbimi valutor 21 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:04 : 21/10/2025

Mos harroni çadrat! Mësoni parashikimin e motit për ditën e sotme

08:01 : 21/10/2025

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com