• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konflikti Meta-Rama/ Shpërndarja e Parlamentit? Si realizohet dhe çfarë ndodh më pas

13:14 : 15/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Komisioni i Venecias vlerësoi se “në situata të jashtëzakonshme, janë të justifikuara masat e jashtëzakonshme”, kur dha opinionin e tij për procesin e Vetingut në Shqipëri.

Tashmë, që Shqipëria zyrtarisht është në kolaps kushtetues dhe institucional, Presidenti Ilir Meta mund të shfrytëzojë sentencën e Komisionit të Venecias, për ta konsideruar situatën e jashtëzakonshme dhe të marrë masën ekstreme të shpërndarjes së Parlamentit.

Presidenti la të kuptohet që mund të ndërmarrë nismën e shpërndarjes së Parlamentit, në një prononcim paraditen e së Premtes, ndërkohë që deputetët po miratonin një Rezolutë, nëpërmjet të cilës kërkojnë nga institucionet që të mos njohin një gjyqtare kushtetuese të emëruar nga Meta.

Pas këtyre zhvillimeve të vrullshme, Meta njoftoi zhvillimin e një konference të jashtëzakonshme për mediat. Ende nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi i Presidentit në këtë konferencë, ndërkohë që stafi i tij është treguar hermetik për median.

Lexo edhe:

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

“Cunami i bardhë” godet Francën, mbi 200 mijë persona të përfshirë në shpërndarje kokaine

Por si mund të realizohet shpërndarja e Parlamentit dhe cilat janë pasojat e mëtejshme?

Kushtetura e Republikës së Shqipërisë ka parashikuar rastet se kur Presidenti mund të shpërndajë Parlamentin. Ligji themeltar përcakton se kreu i shtetit shpërndan Parlamentin në rastet kur deputetët dështojnë të zgjedhin Kryeministrin; kur nuk arrihet të zgjidhet Presidenti në përfundim të 5 rasteve, si edhe kur shefi i Qeverisë rrëzohet me një mocion mos-besimi.

Situata aktualë politike dhe institucionale nuk duket se përmbush parashikimet e Kushtetutës. Por, megjithatë, Meta mund të aplikojë shpërndarjen e Parlamentit, duke u nisur nga mos-plotësimi i numrit kushtetues të deputetëve.

Kushtetuta parashikon që Parlamenti përbëhet nga 140 deputetë. Aktualisht, pas dorëheqjes nga mandatet të deputetëve të opozitës dhe zëvendësimit të një pjese të tyre, në Parlament janë vetëm 122 deputetë.

Pra, Meta mund të shfrytëzojë vakancat në Parlament, për të dekretuar shpërndarjen e tij.

Në rast se Presidenti merr këtë veprim, atëherë krijohen pikëpyetje të tjera për vijimin e situatës institucionale.

Parlamenti, me shumicë socialiste dhe me “opozitën e re” që po shërben si patericë për mbajtjen formale të institucionit në detyrë, mund të vendosë që të mos e njoh dekretin e Presidentit për shpërndarje.

Në raste të tilla, përplasjen institucionale mund ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese. Por, në rast dekretimi të shpërndarjes së Parlamentit, ky institucion, teorikisht nuk ka “personalitet juridik” për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese.

Nga ana tjetër, edhe Gjykata Kushtetuese, në situatën aktuale, është ende jashtë funksionit, për shkak se nuk krijon kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime.

Në një situatë normale, dekreti i Presidentit zbatohet dhe më pas ai ankimohet në Gjykatë Kushtetuese. Kërkuesi mund të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese edhe një vendim për pezullimin e efekteve të tij, deri në përfundim të shqyrtimit në themel.

Por, siç u përmend më lart, për shkak të mungesës së kuorumit, Gjykata Kushtetuese nuk mund të marrë as edhe vendim të mundshëm për pezullimin e efekteve të dekretit të Presidentit.

Në mungesë të “personalitetit juridik” të institucionit të Parlamentit, mund të jenë vetë deputetët që mund të dorëzojnë ankim në gjykatën administrative për “largim të padrejtë nga puna”.

Por, edhe nëse ata fitojnë të drejtën e rikthimit në punë nga Administrativja, sërish kjo gjykatë nuk mund të rrëzojë dekretin presidencial për shpërndarjen e Parlamentit.

Në këtë qerthull kushtetues, duket se një nismë e jashtëzakonshme e Presidentit për shpërndarjen e Parlamentit, mund të ketë zgjidhje vetëm me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Kushtetuta parashikon se zgjedhjet e parakohshme zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e Parlamentit të mëparshëm.

Etiketa: KuvendiMetashperndarje

Lajme të lidhura

RAJONI

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025
BOTA

“Cunami i bardhë” godet Francën, mbi 200 mijë persona të përfshirë në shpërndarje kokaine

20:10 : 03/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

13:19 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
RAJONI

GJK e Kosovës pezullon çdo veprim për konstituimin e Kuvendit! Çfarë pritet të ndodhë?

08:45 : 27/07/2025
Para

Ardit Gjebrea pas kërkesës: "Do e mendoj seriozisht rikthimin"

TË GJITHA

Dosja “Veliaj”/ Ndihmoi Ajolën për “pastrim parash”, SPAK toleroi Gent Sulën e “Intersig”

10:36 : 08/08/2025

EMRI/ Shpërndante kokainë në zonën e plazhit, arrestohet 43-vjeçari në Durrës

10:30 : 08/08/2025

Izraeli do ta pushtojë tërë Gazën! 5 hapat për përfundimin e luftës

10:27 : 08/08/2025

Me drogë dhe 124 fara kanabisi në banesë, arrestohet 46-vjeçari në Lushnjë

10:22 : 08/08/2025

Situata me zjarret në vend: 19 vatra në 24 orët e fundit

10:20 : 08/08/2025

E rëndë në malin e Llogarasë! Qëllohen me armë gjahu 22 kuaj të lirë

10:13 : 08/08/2025

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

10:09 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com