Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për VOA-n tha se zgjidhja e krizës politike mund të ndodhë vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas Kryemadhit, problemi më i madh i shqiptarëve sot nuk është zgjedhje të parakohshme ose jo, por zgjedhjet e lira.
Duke folur për Gjykatën Kushtetuese, u shpreh: “Mendoj që krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe fillimi i funksionimit të saj, pavarësisht se si mund të jenë vendimet të mira apo të këqija do krijonte mundësinë e shqyrtimit të ngërçit. Unë i uroj suksese të gjithë anëtarëve të Gjykatës, nuk njoh asnjërin prej tyre dhe nuk është se kam ndonjë indicie, por shpresoj të jenë të drejtë në mënyrë që të mos i gjykojë populli, por zoti lartë në mënyrën më të mirë”.
INTERVISTA E PLOTË
Kryemadhi: Dua të theksoj atë që tha përpara dhe z.Mero që kemi një përballje midis Marsida Xhaferllarit dhe znj Vorpsi. Me ça të drejtë z.Dvorani boton vendimet e KED. Në çfarë ligji është bazuar për të botuar në fletoren zyrtare vendimet e KED. Sepse sipas ligjit, është e shkruajtur në Kushtetutë, nuk ekziston që z.Dvorani të botojë publikimet e vendimeve të tyre. Kush është personi që ia ka bërë këtë gjë. Cilat janë lidhjet e z.Dvorani me drejtoreshën e qendrës së publikimeve. A mos ndoshta bashkëshortja e Maks Haxhisë është drejtoresha e publikimeve dhe nuk ka publikuar dekretet e Presidentit dhe publikon vendimet e z.Dvorani që janë të paligjshme? A mund të ketë një lidhje midis avokatit të Saimir Tahirit dhe Dvoranit dhe të gjithë kapjes së procesit të Gjykatës Kushtetuese. A është kjo një tendencë që prej disa muajsh është kapur ky proces. A është ky qëllim i z.Ëngjëll Agaçi, i z.Maks Haxhia, i z.Dvorani, të cilët kanë përdorur z.Rama për të mos lejuar që të ngrihet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi prej 2 vitesh pra për vitin 2017-2018, derisa të vinte shansi që të vinte z.Dvorani për tu bërë Kryetar i KED dhe më pas të bënte të gjitha kriteret për kandidimin e vetë nga Parlamenti. A vjen gjithë ky proces për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të tillë që z.Dvorani ti vijë përsëri mundësia në KED e radhës për të kandiduar dhe për të qenë Kryetar i Gjykatës Kushtetuese. Kur z.Mathew Palmer ka qenë në zyrën e LSI, në 9 Prill ka thënë që muaji Korrik do t’ju gjejë më Gjykatë Kushtetuese. Dhe sot mbas kaq muajsh, pas një këmbëngulje të fortë, pas një lëvizje të jashtëzakonshme të shumë individëve që janë pro shqiptarë dhe duan të ngrihen me urgjencë institucionet e drejtësisë sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të ndalojmë largimin e shqiptarëve dhe kapjen e ekonomisë nga krimi dhe bandat e organizuara.
Znj.Kryemadhi ka një sërë interpretimesh në tryezë, nga mazhoranca, opozita dhe Presidenti. Do duhet të sqarohen..
Kryemadhi: Unë nuk mendoj që ka ndonjë gjë për të sqaruar. Znj Vorpsi e ka shpallur gruaja e Maks Haxhisë që është avokati i Saimir Tahirit.
A është një moment ai vendim sot nga Gjykata Kushtetuese për të njohur si anëtare znj. Marsida Xhaferllari, një moment për ta zgjidhur këtë ngërç?
Kryemadhi: Unë nuk jam juriste, unë di të them vetëm që Gjyakta Kushtetuese u ngrit. Tanimë ajo ka një proces dhe shumë çështje për të diskutuar. Që nga dekretet e Presidentit, që nga zaptimi i zyrave të Kryetarëve të Bashkisë. Që nga ligji për dividentit, ku duhet parë cilët janë përfituesit kryesor të këtij ligji që miratoi në mënyrë të falsifikuar z.Rama. Që nga ligji për koncensionet Gjykata Kushtetuse do të ketë një punë shumë të madhe për të zhvilluar dhe për të ecur përpara dhe për të rikthyer në normalitet institucionet shtetërore. Sot ne kemi opozitën në rrugë për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. Tashmë ngritja e Gjukatës Kushtetuese do t’i hapë rrugën zgjidhjes së krizës dhe ecjes përpara poër shumë institicone të tjera duke filluar që me Reformën Zgjedhore, implementimin e saj, ngrijten e SPAK-ut, ngritjen e Byrosë së hetimit, denoncimin e të gjithave aferave korruptive duke filluar që nga afera e Unazës së Re, me falsifikimin e firmës së sekretarit të shtetit të Delaëare e të gjitha me radhë.
Znj. Kryemadhi, le të flasim për opozitën në rrugë. Dje ka pasur kritika mjaft të ashpra nga Presidenti i Republikës pikërisht për opozitën dhe për strategjinë që ajo zgjodhi që nga dalja në rrugë, bojkotimi ose më saktë djegia e mandateve, bojkotimi i zgjedhjeve Parlamentare, madje shkoi edhe më larg duke thënë që sot opozita ngjan me një OJF..A është dëmtuar opozita nga strategjia që ka ndjekur?
Kryemadhi: Këtu ndajmë mendime të ndryshme. Që të jemi të sinqertë, sigurisht që është dëmtuar opozita por opozita u detyrua që të shkonte që të shkonte drejt rrugës ekstreme për shkak të mosbesimit që instalohej dhe kapjes së mediave, kapjes së ekonomisë shqiptare, kapjeve të faktorëve ndërkombëtarë nga qeveria e z. Rama nga rilindja ndërmjet aferave të ndryshme. Mos kujtoni se ka argumenta të ndryshme pafundësisht që do të qelbej bota po të nxirreshin për sa i përket mënyrës se si ka funksionuar, z. Rama për të kapur shtetin dhe për të bërë një dipstate gjë që është shumë e rëndë për Shqipërinë në situatën që gjendet sot Ballkani, të një situate jashtëzakonisht të rëndë, kur gjendemi përballë sigurisë kombëtare, kur gjendemi përballë sigurisë rajonale, gjendemi përballë stabilitetit ndërkohë që kemi një rritje të madhe të influencave të shumë grupeve qofshin këto, po themi zhvillimore-ekonomike, por në aspektin dhe strategjinë shqiptare janë antishqiptare dhe janë antistabilitetit të rajonit. Ajo që dua të them është se opozita do të paguajë faturën e saj dhe po e paguan faturën e saj për këtë situatë, z. Meta ka shumë të drejtë.
Si e keni menduar ju të ktheheni në institucione?
Kryemadhi: Është shumë e thjeshtë, puna dhe ngritja e grupit të punës për reformën zgjedhore është hapi i parë që opozita ka filluar dhe propozimi që opozita i ka bërë mazhorancës ndërmjet tryezës që është ngritur nga OSBE-ja dhe bashkërisht nga partnerët tanë ndërkombëtarë për të ngritur një korpus, ku në njërën anë të qëndrojë opozita ku janë të gjithë partitë politike bashkë dhe në anën tjetër parlamenti monoparitak.
Po punoni me këtë Komisionin e Reformës?
Kryemadhi: Ne po punojmë me partnerët tanë me alternativat tona dhe me shumë institucione të tjera.
Jo në Komision?
Kryemadhi: Ne po punojmë në mënyrë të pavarur sepse Komisioni duhet të japi garanci.
Kush është garancia?
Kryemadhi: Por, ne po presim përgjigje nga mazhroanca për propozimin që ne i kemi bërë.
Mazhroanca thotë hajdeni aty si vëzhgues me të drejtën e vetos..
Kryemadhi: Jo, nuk kemi të drejtën e vëzhguesit sepse një reformë zgjedhore nuk bëhet nga njerëz që nuk përfaqësojnë grupime politike, një Reformë Zgjedhore përbehet nga partitë politike dhe nuk ka pse të jetë monopol as i Partisë Socialiste, as i Partisë Demokratike, as i Lëvizjes Socialiste për Integrim, diskutimi për reformën zgjedhore duhet të jetë i të gjithë faktorëve politik, i të gjitha partive politike, i gjithë pjesës akademike shqiptare që njeh procese zgjedhore, sepse ka mjaft njerëz të tillë. Po ashtu edhe i shoqërisë civile dhe jo e asaj shoqërie civile që ka kryetar Endri Fugën, po e asaj shoqërie civile që përballet me vështirësi shumë të mëdha që ndihmojnë njerëzit në nevojë e shumë, e shumë gjëra të tjera. Ka faktorë të tjerë dhe janë partnerët tonë strategjik të cilët janë të gatshëm për të na ndihmuar. Janë shprehur dhe kanë qenë të gatshëm për të ulur në tavolinë mazhorancën dhe opozitën për të bërë në kafene lojën e Edi Ramës.
Ju kanë bërë thirrje që të uleni në tavolinë me mazhorancën edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara, z. Palmer bëri thirrje që ta nisni çështjen nga reforma zgjedhore. Si mendoni ju, si zgjidhjet kriza politike në Shqipëri?
Kryemadhi: Zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Të parakohshme?
Kryemadhi: S’ka rëndësi se si janë. Mirë do të ishte të ishin të parakohshme në mënyrë që të mbyllej një herë e përgjithmonë kriza, por unë nuk mendoj që sot problem është data e zgjedhjeve. Sot mendoj që problemi më i madh janë standardet që ne duhet të krijojmë dhe besimi që duhet ti kthejmë shqiptarëve që zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Pavarësisht nga ajo, ajo që i ka munguar klasës politike shqiptare ka qenë vullneti i mirë politikë dhe vëmendja e politikës shqiptare ndaj qytetarëve të saj dhe ndaj komponentëve politikë dhe politikbërës që janë. Mendoj që krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe fillimi i funksionimit të saj, pavarësisht se si mund të jenë vendimet e saj të mira apo të këqija, do të krijonte mundësinë e fillimit të zgjidhjes së krizës. Unë ju uroj suksese të gjithë anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Nuk njoh asnjërën prej tyre personalisht. Nuk është se kam ndonjë indicio për ta, por uroj që të jenë të drejt në mënyrë të tillë që mos ti gjykoj populli, por ti gjykoj zoti lartë në mënyrën më të mirë. Faleminderit.