• Kontakt
Monday, June 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma në Drejtësi/ Basha: Ja çfarë duhet të bëjnë partitë politike

16:58 : 14/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Dita e enjte e gjeti kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në Sarandë, në kuadër të turit “Rrugëtimi i Shqipërisë” i nisur prej tij.

RTV Ora e shkëputi për pak minuta nga axhenda e tij për të marr një opinion rreth “ndezjes” së debatit politik në Tiranë lidhur me emërimet e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese.

Në një intervistë ekskluzive për RTV Ora, Basha thotë se PD i ka paraprirë prej kohësh këtij debati.

Opozita, thotë ai është më e interesuara për të pasur një orë e më parë funksionale këto organe të pavarura të drejtësisë.

Por, nënvizon ai, “nëse ngritja e tyre bëhet kundër Kushtetutës, siç ndodh me Gjykatën Kushtetuese, siç ndodhi me Prokurorin e  Përkohshëm, atëherë këta nuk i shërbejnë ligjit, por padroneve”.

Lexo edhe:

Basha: Ja si pastrohet politika

Basha thirrje shqiptarëve: Vazhdoni në të njëjtën rrugë, ose sillni ndryshimin dhe të bashkohemi në BE!

Shefi i opozitës thekson se “reforma në drejtësi kërkon vetëm një gjë nga partitë politike, mos të futin duart”.

Zoti Basha, në një kohë që ju jeni i fokusuar në takime me qytetarët duke se keni lënë mënjanë situatën politike që ndodh në Tiranë. Ka një debat sa i përket Gjykatës Kushtetuese.  Aktualisht kemi dy emra për një vend pas dekretimit që bëri Presidentit. Si po e përcillni ju këtë situatë?

Lulzim Basha: Në asnjë moment situata nuk është as jashtë vëmendjes time dhe as vëmendjes së PD. Ne i kemi paraprirë këtij debati duke thënë tre të vërteta: E para, askush nuk është më i interesuar se opozita për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe SPAK, sepse janë këto organe të drejtësisë të cilat kanë për  detyrë të frenojnë abuzimin qeveritar, kanë për detyrë të çojnë para drejtësisë qeveritarë të korruptuar. Kanë për detyrë të garantojnë dëmshpërblimin e pronarëve të goditur padrejtësisht, apo të drejtat e qytetarëve që dhunohen nga Unaza e Re në Kakome, Himarë apo kudo tjetër.

Është mungesa e këtyre organeve të drejtësisë, kapja e drejtësisë, përqendrimi i pushtetit në duart e një njeriu që ka sjellë këtë situatë kolapsi total ku asnjë e drejtë nuk respektohet, ku fati i individit, i qytetarit, i kryefamiljarit, i nënave, i baballarëve, i fëmijëve nuk garantohet nga ligji, por nga mëshira e qeveritarit të korruptuar apo njerëzve që bashkëpunon ai. Nuk ka faktor më të interesuar për ngritjen e gjykatave sesa opozita. Por ngritja e tyre përbën garanci vetëm nëse bëhet na bazë të Kushtetutës.

Nëse ngritja e tyre bëhet kundër Kushtetutës, siç ndodh me Gjykatën Kushtetuese, siç ndodhi me Prokurorin e  Përkohshëm, atëherë këta nuk i shërbejnë ligjit, por padroneve. Reforma në drejtësi kërkon vetëm një gjë nga partitë politike, mos të futin duart. PD ka qëndruar larg procesit për të kontribuar në ngritjen e një drejtësie jashtë influencave politike, ndërkohë partia në pushtet ka bërë dhe po bën gjithçka për të kapur Gjykatën Kushtetuese ose për ta bllokuar, për të zvarritur procesin e SPAK, sepse nuk do prokurorë të pavarur me integritet që në vend që ti mbrojnë vjedhësit e votave, në vend që ti mbrojnë autorët e aferave korruptive, ti çojnë përpara drejtësisë dhe ti dënojnë.

Pra kemi një konflikt të pastër interesi midis pushtetit aktual dhe drejtësisë së pavarur dhe ajo që shohim sot janë simptomat e konfliktit të interesit të Edi Ramës dhe të pushtetit të tij me drejtësinë e pavarur.

PD dhe opozita, të kompleksuar nga reforma në drejtësi?

Basha mohon se PD dhe opozita janë të kompleksuar nga reforma në drejtësi. Megjithatë kryetari i opozitës shprehet kundër çdo qëndrimi sipërfaqësor që e shikon zbatimin e reformës në drejtësi si çështje shpejtësie dhe jo si çështje cilësie.

Basha nënvizon se nuk mund të krijohet para çdo institucioni të drejtësisë një krizë e cila pastaj zgjidhet me mjete antikushtetuese.

“Një organ i drejtësisë që vjen në jetë me mjete antikushtetuese nuk do ti shërbejë qytetarëve, nuk do ti shërbejë ligjit, Kushtetutës, por i shërben atyre që duan ta kapin ose ta bllokojnë reformën në drejtësi” thotë Basha.

Gazetari: A ka një kompleksim të PD-së dhe opozitës në terësi përsa i përket reformës në drejtësi, kjo edhe për faktin se në vazhdimësi ndërkombëtarët e kanë shigjetuar PD-në duke i kërkuar që të mos bëhet pjesë, edhe me deklarata publike, e procesit?

Lulzim Basha: Asnjë kompleks kur vjen çështja te mbrojtja e interesit qytetar, te mbrojtja e interesave të vendit. Faktori ndërkombëtar ka dhënë një ndihmë të çmuar në këto 30 vite tranzicioni të Shqipërisë dhe ne jemi mirënjohës. Faktori ndërkombëtar ka insistuar siç është e shkruar e zezë mbi të bardhë në deklaratën e Bundestagut që institucionet e drejtësisë duhet të ngrihen në bazë të Kushtetutës jo në bazë të tekave të Edi Ramës apo anktheve të pushtetit të tij. Nuk shoh asnjë konflikt interesi midis qëndrimeve tona dhe qëndrimeve parimore të komunitetit ndërkombëtar.

Por dua të paralajmëroj kundër çdo qëndrimi sipërfaqësor që e shikon zbatimin e reformës në drejtësi si çështje shpejtësie dhe jo si çështje cilësie. Padyshim që duhet që një orë e më parë ti kemi këto organe të pavarura, të gjithë e dimë pse janë vonuar, pse për dy vite me radhë KED nuk funksionoi. Janë vonuar me një qëllim, sepse pushteti i trembet drejtësisë së pavarur, i trembet një SPAK-u të pavarur, pushteti i trembet një Gjykate Kushtetuese të pavarur. Në gjithë këtë thashethemnajë dhe vorbull argumentash dhe kundërargumentash, qytetarët duhet të mbajnë mend tre gjëra: E para, është në interesin tonë si qytetarë të Shqipërisë dhe në interesin e opozitës politike të vendit, të kemi sa më parë organe të drejtësisë të konstituara sipas Kushtetutës.

Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë që mbron interesat e qytetarëve, që mbrojnë Kushtetutën kundër abuzimit nga pushteti. Prokurori që nuk mbron por ndëshkon, çon para drejtësisë politikanët e korruptuar dhe figurat e krimit të organizuar. Së dyti, kjo nuk mund të ndodhë duke shkelur Kushtetutën. Nuk mund të krijohet para çdo institucioni të drejtësisë një krizë e cila pastaj zgjidhet me mjete antikushtetuese. Një organ i drejtësisë që vjen në jetë me mjete antikushtetuese nuk do ti shërbejë qytetarëve, nuk do ti shërbejë ligjit, Kushtetutës, por i shërben atyre që duan ta kapin ose ta bllokojnë reformën në drejtësi. Së treti, jemi të vendosur që të mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat zbatimin e reformës në drejtësi ashtu siç e kemi aprovuar në Kushtetutë dhe jo ashtu siç dëshiron pushteti që i trembet drejtësisë së pavarur.

Etiketa: #Basha#Boldnews

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Basha: Ja si pastrohet politika

17:44 : 30/12/2021
AKTUALITET

Basha thirrje shqiptarëve: Vazhdoni në të njëjtën rrugë, ose sillni ndryshimin dhe të bashkohemi në BE!

20:54 : 08/04/2021
AKTUALITET

Thaçi mbërrin në selinë ‘Blu’, takim me Lulzim Bashën

18:53 : 11/06/2020
AKTUALITET

Basha me biznesin e vogël: Ne do të jemi zëri juaj, shumë shpejt edhe mbështetja juaj më e madhe

16:15 : 07/06/2020
AKTUALITET

Marrëveshja për ‘zgjedhoren’/ Basha: Kemi hedhur hapa para, po punojmë për tu kthyer qeverisjen shqiptarëve

20:54 : 05/06/2020
AKTUALITET

Marrëveshja e Yuri Kim, Basha: Ka edhe një çështje të pazgjidhur

22:29 : 03/06/2020
Para

Presidenti Meta vlerëson me Titullin “Mjeshtër i Madh” atleten Luiza Gega

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

22:50 : 01/06/2025

Presidencialet në Poloni, kryeson kandidati pro-evropian, Trzaskowski merr 50.3% të votave

22:47 : 01/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025

Ukraina i shkatërron Rusisë mbi 40 avionë bombardues

22:34 : 01/06/2025

Historia prekëse e modeles nga Dibra: Donte të më martonte babi, vendosa të vija në Tiranë

22:30 : 01/06/2025

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë: Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

22:15 : 01/06/2025

Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave

22:12 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com