• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gara për Kryeprokuror/ Intervista në KLP, 3 pikat e blofit të Arta Markut

22:26 : 13/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, kandidatja e parë që u intervistua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat të plotë në krye të Akuzës, u mbështet në 3 pika kryesore për të deklaruar se ka kryer më së miri detyrën e saj në dy vitet e fundit.

Arta Marku deklaroi se u ka dhënë mbështetjen e plotë prokurorëve që kanë pasur nën hetim çështje delikate; ka reaguar me efikasitet për rastet e Dekriminalizimit; si edhe “nuk do të bëja asgjë më shumë dhe më ndryshe se sa kam bërë në postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm”.

Këto tre pika, të cilat Arta Marku i konsideron si më të fortat, në fakt janë më problematiket në ushtrimin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

“Mbështetje për prokurorët e dosjeve delikate”
Arta Marku, në krye të organit të Akuzës, jo vetëm që nuk ka mbështetur prokurorët e dosjeve delikate, por, përkundrazi, ka bërë gjithçka për t’i goditur.

Lexo edhe:

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

Në janar 2018, pasi ajo dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, firmosën ekstradimin e paligjshëm të “financierit” të Habilajve, Nezar Seiti, Arta Marku urdhëroi nisjen e hetimit penal për “shpërdorim detyre” për dy nga prokurorët e çështjes “Tahiri”, e konkretisht Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.

Pas nisjes së këtij hetimi, i cili gjithësesi nuk gjeti elementë të veprës penale në ushtrimin e detyrës nga prokurorët e çështjes, dosja “Tahiri” humbi rëndësinë dhe veprimet hetimore u zbehën, aq sa Prokuroria nuk arriti të përfaqësohej siç duhet në gjykatë.

Në vijim, Arta Marku realizoi një ndryshim të paligjshëm në krye të Krimeve të Rënda, duke caktuar Donika Prelën, e konsideruar publikisht si personi përgjegjës për dështimin e hetimeve të rëndësishme, siç ishin dosjet “339” dhe “184”.

“Reagim për rastet e Dekriminalizimit:
Nëse ka një pikë ku Arta Marku ka dështuar në mënyrë spektakolare është pikërisht zbatimi i ligjit për Dekriminalizimin. Në bazë të të dhënave të “Boldneës.al”, të siguruara në mënyrë zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme nuk ka dërguar asnjë rast për ndërprerje mandati gjatë vitit 2018.

E njëjta situatë “heshtjeje” ishte edhe në pjesën e parë të vitit 2019, derisa Partia Demokratike publikoi fakte dhe të dhëna për të paktën 3 kryebashkiakë të emëruar në votimet monopartiake të 30 Q​ershorit.

Edhe për këto raste, Prokuroria e Përgjithshme reagoi me një vonesë “olimpike”, pas një serie të gjatë kërkesat publike dhe zyrtare të Partisë Demokratike për emrat e Valdrin Pjetrit të Shkodrës, Agim Kajmakut të Vorës dhe Mark Babanit të Vaut të Dejës.

“Nuk do të bëja asgjë më shumë se sa kam bërë”
Arta Marku deklaroi para Këshillit të Lartë të Prokurorisë se ka bërë gjithçka mirë, brenda kompetencave të limituara të pozicionit të Prokurorit të Përgjithshëm dhe në mungesë të institucioneve të tjera, të parashikuara nga Reforma në Drejtësi.

Në fakt, siç rezulton nga të dhënat publike, Arta Marku nuk ka vepruar aspak si Prokurore e Përgjithshme me kompetenca të kufizuara. Përkundrazi.

Që në krye të herës, Marku lëvizi thuajse të gjithë stafin drejtues të prokurorisë, përfshirë edhe prokurorët e emëruar, në kundërshtim flagrant me ligjin. Gjithashtu, ajo realizoi caktime të përkohshme të drejtuesve të prokurorive, si edhe në sektorët kyç, pa asnjë bazë ligjore.

Falë këtyre lëvizjeve të paligjshme, institucioni i Prokurorisë u shndërrua në një strukturë amorfe, e cila humbi peshën e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dokumenta të bërë publikë dëshmojnë se Arta Marku ka kërkuar informacion hetimor nga prokuroritë lokale, pavarësisht se, sipas ligjit, ajo nuk ka asnjë kompetencë për t’u informuar mbi rastet konkrete.

Në analizë të tre pikave “të forta” të Arta Markut, rezultati është që pikërisht këto çështje janë elementët më problematikë të Kryeprokurores së Përkohshme.

Etiketa: Arta Markugaraklp

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Karamuço: Politikanë të mazhorancës po lobojnë për kreun e ri të SPAK

22:06 : 27/10/2025
AKTUALITET

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Stoku i dosjeve, KLP: Duhet të rritet numri i prokurorëve në Shqipëri

17:56 : 20/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i avokatit Ulian Barjami, KLP: Po presim sqarime nga prokuroria e Elbasanit

17:11 : 20/10/2025
AKTUALITET

KLP mblidhet për të zgjedhur kreun e ri të SPAK, hapet procedura. Një nga anëtarët largohet

10:32 : 20/10/2025
AKTUALITET

Pse po zvarritet emërimi i drejtuesit të ri të BKH-së? Gazetarja: Gara ka kapërcyer çdo afat!

22:07 : 13/10/2025
Para

Tenderat 2018/ “Classic” i Papulit, 210 mln lekë tendera pa garë reale

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com