Barcelona këtë sezon ka shfaqur shumë probleme në repartin e mbrojtjes, dhe lajmet që vijnë në këtë aspekt nuk janë aspak të mira.
Klubi “blaugranas” në faqen e saj zyrtare në internet, ka bërë një njoftim zyrtar që konfirmon dëmtimin e mbrojtësit anësor Nelson Semedo.
“Disa teste që u zhvilluan ndaj Nelson Semedon konfirmuan që a i ka pësuar një dëmtim në pulpën e majtë të këmbës dhe do të qëndrojë jashtë rreth 5 javë.
“Mbrojtësi portugez u zëvendësua pas 23 minutash lojë në fitoren e skuaadrës ndaj Celta vigos, 4-1, ku i la vendin Sergio Busquets”. – thuhej në deklaratën e klubit të Barcelonës.