Nga Zef Preçi
Pertej pershendetjeve te takimit te Ohrit te fundjaves se shkuar dhe pergjithesisht te nismes se emertuar simbolikisht si “mini-Shengen”-it ballkanik nga nje numer personalitetesh politike, diplomatesh dhe burokratesh te SHBA-ve, Frances, Keshillit Rajonal te Bashkepunimit, te kuptueshme per situaten delikate ne te cilen po kalon Ballkani Perendimor, mendoj se ja vlen te analizohen pak me ne hollesi konkluzionet e atij takimi. Mbeshtetja e cdo nisme te tille, sidomos kur ato burojne nga brenda rajonit dhe i sherbejne pergatitjes se ketyre vendeve per integrimin ne BE, eshte e natyrshme se do te gjejne mbeshtetjen e faktoreve nderkombetare dhe nuk ka se si te ndodhe ndryshe.
Ne menyre te pergjithshme, edhe pse deklarative, keto konkluzione riafirmojme objektivin integrimin ne BE si qellim strategjik te perbashket te vendeve te Ballkanit Perendimor. Ne kete kendveshtrim, perfituesi kryesor i takimit duket se eshte Vucic, shteti i te cilit, pervecse per autokracine ne rritje, shquhet edhe per qendrimin “edhe Lindje edhe Perendim”, dmth qe intensifikon miqesine dhe bashkepunimin, duke perfshire ate ushtarak, me Rusine, por qe njekohesisht propagandon antaresimin ne BE. Ne te vertete, me shume se avancimi i reformave ne vendin e tij apo ngritja e institucioneve qe garantojne te drejtat enjeriut, pronen, etj., procesin e integrimit Europian te Serbise po e “ndihmon” rritja e presionit mbi burokracine e Brukselit per shkak te bashkepunimit me Rusine…
Theksimi ne kokluzionet e takimit te angazhimit te liderve politike per ndermarrejn e refroamve qe do te sjellin “standardet evropiane në shoqëritë respektive”, eshte po aq deklarativ dhe propagandistik sa edhe vete angazhimi i tyre per antaresim ne BE. Gjithsesi ky konkluzion ju sherben bashkerisht pjesmarresve per te ruajtuar kuotat e besimit ndaj tyre ne Brukselin zyrtar, ashtu sikurse veprimtaria e tyre qeverisese ne vendet perkatese eshte ende larg kesaj prtishmerie…
Dmth ecuria e reformave, me shume se ne ndertimin e shtetit te se drejtes ne secilin prej vendeve pjesmarrese ne takimin e Ohrit, ka si objektiv pragmatik fuqizimin e pushtetit politik te establishmenteve qe perfaqesojne, rritjen e fuqise autokratike te tyre dhe bashke me te edhe te arrogances qeverise, korrupsionit, etj. Eshte kjo aresyeja kryesore perse mbeshtetja publike ndaj lidershipit politik brenda vendeve respektive eshte ne kuotat me te uleta dhe paradoksalisht ata merren me “lobimin” e terthorte per integrimin ne BE, sic mund te klasifikohet edhe vete nisma e “mini-Shengen”-it ballkanik…
Fokusimi ne kater lirite, sic vuri ne dukje Presidenti Serb Vucic ne konferencen permbyllese te takimit te Ohrit – liria e lëvizjes së kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, nxjerr ne pak edhe nje aspekt tjeter te liderve politike pjesmarres ne ate takim – mosnjohjen apo injorimin e qellimshem te realitetit ne marredheniet komplekse ndermjet vendeve te rajonit si dhe nje amalgame te cuditshme problemesh teknike dhe procedural, por qe kushtezohen nga vullneti politik i vendeve te vecanta si dhe nga niveli i zhvillimit te kuadrit ligjor dhe institucional te tyre.
Le te perpiqemi te hedhim pak veshtrimin mbi statusin e sotem te ketyre lirive ne marredheniet ndermjet vendeve te rajonit tone. Keshtu, ne knkluzionet e takimit permendet shkarazi marreveshja CEFTA (Central European Free Trade Agreement) dhe paraqitet si e zevendesuar nga Planin Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, nje document ky i panjohur deri me sot per publikun, komunitetin e biznesit dhe qarqet politike (parlamentet) ne vendet perkatese qe duhet te institucionalizojne bashkepunime te tilla ndershteterore.
Ne fakt, ne interes te proceseve integruese ne BE te vendeve te rajonit do te ishte nese liderit politike pjesmarres ne ate takim do te ofronin nje bilanc te detajuar te zbatimit dhe te problemeve politike, institucionale, ligjore, fiskale, etj., qe kane dale e dalin per dite per kete marreshje dhe jo vetem. Sic dihet, CEFTA eshte nje marreveshje e tregtise se lire ne te cilen marrin pjese tete vende te rajonit te Ballkanit Perendimor: Kosova, Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia dhe Moldavia. Nepermjet kesaj marreveshjeje, keto vende u mobilizuan per t’iu perafruar institucioneve politike, ligjore dhe ekonomike te BE-se, duke forcuar ne kete menyre demokracine dhe ekonomite e tyre te tregut, dmth duke pergatirur kushtet per integrimin ne kete union.
Ne kete menyre, CEFTA perben nje pjese te rendesishme te perpjekjeve te vendeve te rajonit dhe te vete BE-se per krijimin e nje treg rajonal qe mundeson zhvillimin ekonomik dhe qe do te kontribuoje eventualisht ne rritjen e sigurise dhe stabilitetit politik ne Ballkan. Cfaredo plani a programi tjeter, nuk mund dhe nuk duhet te anashkaloje kete marreveshje dhe se cdo perpjekje per ta filluar historine nga zero nuk besoj se mund te sjelle rezultate te prekshme qe i kontribuojne pershpejtimit te zhvillimit ekonomik e shoqeror te rajonit, pervec se perben nje perdorim te bashkepunimit rajonal per interesa politike te dites…
Gjithashtu vlen te theksohet, pervec CEFTA-s, integrimi ekonomik rajonal eshte ravijezuar edhe ne dokumente te tjera ndershteterore, sic jane Marreveshja per Zona e Perbashket e Aviacionit; Memorandumi i Europes Juglindore ne fushen e Transportit; Iniciativa e Europes Juglindore ne fushen e Telekomunikacioneve dhe Internetit; Kompakti i Investimeve, etj. Per fat te keq, ne takimin e Ohrit nuk u tha asnje fjale per keto marreveshje, te cilat ndoshta nuk njihen fare apo mund te jene harruar nga liderit pjesmarres ne ate takim.
Lenia jashte takimit e Kosoves dhe e Malit te Zi, ashtu si dhe ne takimin e para pak javeve, mendoj se perben nje mangesi thelbesore te atij takimi dhe shpreh nje qendrim megalloman posacerisht te Presidentit serb Vucic, e ndoshta edhe nje qendrim paternalist ndaj Kosoves te kryeministrit Shqiptar Rama. Ndersa reagimi i lidershipit te Kosoves dhe nje pjese te politikes shqiptare duke hequr paralele me ish-Jugosllavine e Titos, kete burg popujsh te krijuar ne fillim te shekullit te kaluar, mendoj se nuk eshte korrekt. Kjo sepse megjithe ndonje reminishence te periudhes se “luftes se ftohte”, nuk ka asnje shans qe Shqiperia dhe ne teresi Ballkani te dale jashte interesave te SHBA-ve, apo me keq akoma, qe Jugo-sfera te fitoje terren per shkak te rritjes se autoritarizmit, korrupsionit dhe te keq-qeverisjes ne kete pjese te botes ku pleksen dukshme interesat e BE-se, fuqive te medha dhe fuqive te tjera rajonale e me gjere.
Si perfundim, mund te konkludojme se liderit politike te tre vendeve te Ballkanit Perendimor: Serbise, Shqiperise dhe Maqedonise u takuan dhe rane dakord …per t’u takuar perseri. Ndersa qytetaret e vendeve te tyre respektive – me te varferit e kontinentit te vjeter – do te vazhdojne te marin rruget e botes te denuar dhe te debuar nga keq-qeverisja, korrupsioni, pekeqesimi i te drejtave dhe lirive njerezore si dhe i sherbimeve publike baze si arsimi dhe shndetesia, mosfunksionimi i shtetit te se drejtes dhe humbja e shpreses…
________________________________
Konkluzionet e arritura mes liderëve
“Ne, liderët nga Ballkani Perëndimor, u takuam sot në Ohër për të diskutuar avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal duke eliminuar barrierat e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit, dhe për rrjedhojë deklarojmë si vijon:
1. Objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian mbetet qëllim i Ballkanit Perëndimor 6, dhe asnjë alternativë tjetër për këtë synim nuk është e zbatueshme për rajonin.
2. Përderisa të gjithë ndajmë vlerat evropiane, kemi punë për të bërë drejt sjelljes së standardeve evropiane në shoqëritë tona respektive. Si përfundim, ne përsërisim përkushtimin tonë që të implementojmë të gjitha reformat e domosdoshme dhe të arrijmë gradualisht të kemi përafrim të plotë me këto standarde.
3. Ne konfirmojmë që procesi i pranimit është mjeti më i mirë transformues në dispozicion për të siguruar prosperitet dhe progres në shoqëritë tona, por po ashtu sigurues i një konvergjence më strukturore dhe efektive mes Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
4. Në të njëjtën kohë, ne theksojmë se bashkëpunimi rajonal, përfshirë integrimin ekonomik është pjesë integruese e të gjitha përpjekjeve tona për të siguruar progres, prosperitet ekonomik e luftimin e sfidave aktuale; duke kujtuar edhe rëndësinë e shtimit dhe lehtësimit të kontakteve mes njerëzve.
5. Kemi konfirmuar se këto përpjekje shkojnë dorë për dorë me ambiciet tona për anëtarësim në BE.
6. Kemi mirëpritur arritjet e bëra në fushën ekonomike rajonale përmes Planit Shumëvjeçar të Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe punën që po bëhet aty, por edhe në iniciativat e rëndësishme rajonale, përfshirë RCC-në dhe Ceftan.
7. Kemi theksuar dhe mirëpritur rolin e Procesit të Berlinit si katalizator i rëndësishëm i bashkëpunimit rajonal.
8. Prandaj, jemi pajtuar të përshpejtojmë integrimin rajonal përmes masave tashmë të vendosura në mënyrë që të arrijmë rezultate praktike dhe të dukshme për qytetarët tanë sa më shpejtë që të jetë e mundshme. Për më tepër, jemi të vendosur të sigurojmë se këto masa po implementohen në mirëbesim nga të gjithë ne, brenda strukturave aktuale (për shembull, MAP REA, Cefta, RCC etj).
9. Ne konfirmojmë që kontakti qytetar-qytetar është një hapësirë ku mund të kemi rezultate të shpejta dhe të shohim beneficione të dukshme për qytetarët tanë. Prandaj, ritheksojmë vullnetin tonë që të punojmë me prioritet në arritjen e Marrëveshjes për kalimin e kufijve në rajon me letërnjoftime, ashtu që kjo marrëveshje mund të nënshkruhet gjatë Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në verën 2020. Ne kërkojmë nga Maqedonia e Veriut të udhëheqë përpjekjen dhe ftojmë Këshillin për Bashkëpunim Rajonal të angazhohet në përputhje me kompetencat e saj. Angazhimi me Ballkanin Perëndimor. Kjo përpjekje konsiderohet gjerësisht qenësore në krijimin e mundësive të reja të zhvillimit dhe rritjes së kapaciteteve për gjenerimin e niveleve të larta të zhvillimit në rajon”