• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mini-Shengeni Ballkanik”, Rama, Vuçiç e Zaev diskutojnë detajet/ Thaçi: Ja pse Kosova nuk merr pjesë

08:51 : 10/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI
948777728

948777728

Sot në orën 09:00 në Ohër nis takimi mes Kryeministrave Zoran Zaev dhe Edi Rama me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbi atë që njihet si “Shengeni Ballkanik”.

Ky është takimi i dytë i tre prej liderëve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa takimi i parë u zhvillua në Novi Sad.

Në takim do të diskutohet për zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave dhe njerëzve midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë. Synimi i takimit është gjetja e dakordësisë për një listë masash prioritare, kryesisht në kuadër të masave të “REA MAP”, për t’i zbatuar me ritëm të përshpejtuar brenda 2020 dhe idealisht, para Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

“Top Channel” ka mësuar se këto masa lidhen me kompletimin e të gjithë kuadrit ligjor dypalësh për realizimin e qarkullimit të lirë mes njerëzve me ID dhe për ato vende, të cilat ende përdorin pasaporta në pikat e kalimit kufitar.

Në takimin e Ohrit do të diskutohen edhe disa masa praktike por me impakt në tregti mes vendeve tona në Ballkanin Perëndimor, përfshi pasjen e një udhërrëfyesi për modernizimin e infrastrukturës së pikave të kalimit aty ku është e mundur, për heqjen e disa procedurave burokratike, të cilat mund të dixhitalizohen etj.

Lexo edhe:

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

Mbrëmjen e djeshme, Kryeministri Edi Rama, dhe Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ishin të ftuar në darkën e shtruar me këtë rast nga Presidenti Pendarovski. Në takim do të marrin pjesë, përveç tre liderëve, edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdiç, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi, Dragica Sekuliç. Kosova nuk u bë pjesë as e samitit të dytë rajonal, i organizuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Ftesa i është dërguar Presidentit Hashim Thaçi, por ky i fundit e ka refuzuar duke treguar edhe arsyet. Sipas Thaçit, Kosova është anashkaluar qëllimisht nga Serbia në samitin e parë të Novi Sadit dhe ku morën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi dhe Sarajeva është një arsye tjetër që Thaçi përmend për refuzimin e ftesës.

“Si President i Republikës së Kosovës, dua të informoj qytetarët se, kam refuzuar pjesëmarrjen time në Samitin e Ohrit. Ky vendim për mospjesëmarrje bazohet në disa argumente ekzistuese. Së pari, Kosova, qëllimshëm, ishte anashkaluar nga Serbia në samitin e parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale. Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës“, shkruan Thaçi.

Sipas tij, Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. “Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një samiti të tillë, në të cilin marrin pjesë shtete, që ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur”, shkruan Thaçi.

Etiketa: RamaVuciczaev

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Për Ballukun ka sherr në SPAK”/ Ahmetaj: Ja pse Rama e hoqi qafe Veliajn

22:20 : 27/10/2025
AKTUALITET

Binaj i përgjigjet Ramës: Prestigjator! U merr 140 mln euro qytetarëve për incenerator pa vënë asnjë tullë

13:40 : 26/10/2025
AKTUALITET

Ftesa që Edi Rama e blen 120 mijë euro në vit me paratë e shqiptarëve

11:41 : 26/10/2025
AKTUALITET

Kandidatura e Binajt tremb Ramën? Kryeministri e sulmon në podkast: Ka marrë rol, aktorët këtë punë kanë

10:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

E premtoi gjatë gjithë fushatës, Rama tani thotë se anëtarësimi në BE nuk është në dorën e tij

09:42 : 26/10/2025
AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
Para

Nuk kanë të ndalur zjarret në Australi, mbi 100 vatra aktive

TË GJITHA

Horoskopi, 29 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 28/10/2025

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025

Pamjet/ Momenti kur shoqërohet në komisariat 63-vjeçari që vrau me thikë Keli Hoxhën në Berat

22:48 : 28/10/2025

Aksident me vdekje në Tepelenë/ Motori përplaset me barrierat, humb jetën 25-vjeçari (EMRI-FOTO)

22:37 : 28/10/2025

Kampi i Gjadrit, deputetët italianë: Kushte çnjerëzore, emigrantët të mpirë nga ilaçet

22:21 : 28/10/2025

Buxhuku: Në 13 vite janë investuar 100 mld euro në ndërtim dhe turizëm, janë para droge

22:17 : 28/10/2025

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com