• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Blendi Fevziu rrëfen përplasjet e familjes së tij me Zogun/ Ja kujt i ngjan gazetari …

15:18 : 10/11/2019
në NDRYSHE, SHOW BIZ

Ky nuk është një roman! Nuk janë as kujtime të fëmijërisë sime. Është një libër për fatet e tre personave, që unë i njoha në fillimet e mia, po aq sa një libër për transformimin e Tiranës.

Madje më shumë sesa një libër, është një borxh. Një prej atyre borxheve, që njeriu duhet t’i kthejë në jetë. Edhe pse jo gjithnjë ia arrin. Ato ishin tri plaka që shenjuan nisjen time në jetë. Investuan gjithçka iu kishte mbetur nga dekada të trazuara të jetës së tyre te një fëmijë.

Në radhë të parë, rrëfimet e mrekullueshme për qytetin, pushtetin, fuqinë, dështimin, modestinë dhe zvetënimin. Sot mendoj se ato kishin nevojë t’ia thoshin dikujt. Ishte një lloj borxhi që e mora pa dashje përsipër, pa e ditur. Por, pa dyshim, me besimin se një ditë do ua tregoja sa më shumë njerëzve. Dhe po e bëj sot. Me këtë libër. Blendi Fevziu”.

Është magjia e një nostalgjie për kohë të pajetuara që të përfshin fund e krye kur lexon “Tirana e nonës”(UET Press) së Blendi Fevziut. Mbase për këtë, më shumë se 300 faqet e librit, përpihen shpejt. Me një stil tërheqës, të thjeshtë, të qartë, konciz, dhjetëra dekada parakalojnë duke lënë gjurmë të pashlyeshme personazhesh e vendesh që rrokin Stambollin, Parisin, Vjenën, Nju Jorkun, Armeninë, Egjiptin e njëherësh, princër, kontë, bejlerë dhe familje të mëdha që takohen, e humbasin mes dekadave dhe luftërave.

Gjen në të qytetin që kemi humbur, fisnikërinë e kohës dhe ndodhi pothuaj të pabesueshme që zbulon se i përkasin edhe Shqipërisë. Mes librave që rrëfejnë histori, pa qenë ‘dokumentarë’, librat si ky, tërheqin ende më shumë, mbase se në të përfshihet edhe koha e Zogut, sepse mbreti ndryshe nga Hoxha: ata që mund t’i kishte dënuar dikur me vdekje, një ditë i ndihmonte të mbijetonin, ndërsa diktatori ata që e kishin ndihmuar të mbijetonte, një ditë i dënonte me vdekje. Qoftë edhe për magjinë e një Tirane që atëkohë rrekej të bëhej si Europa, “Tirana e nonës” për të cilën Fevziu flet në këtë intervistë për “GAZETA SHQIPTARE” është më shumë se historia e një familjeje të madhe e rrëfyer në disa breza, është njëherësh historia e një vendi dhe e pinjollëve të tij, projekteve dhe idealizmave, deri te zvetënimi dhe depersonalizimi i individit në kohët e errëta të komunizmit.

Lexo edhe:

Detaje nga krimi në Prizren, shtetasi turk masakroi familjen e tij me thikë

Tragjike në Kosovë/ Babai vret të bijën e tij 15-vjeçare, plagos me thikë gruan dhe vajzën tjetër

Në libër, përtej kësaj interviste do të gjeni figura dhe ngjarje historike, që dalin në dritë krejt natyrshëm; e po ashtu do të mund të kuptoni shkëlqimet e rëniet e Shqipërisë, sepse pak kemi ndryshuar në 100 vjet. Siç thoshte Refik Toptani në një shënim me shkrim dore: “Punët e mira i nisin idealistët, i marrin në dorë hajdutët dhe i shfrytëzojnë kriminelët”. Në hyrje, Fevziu shkruan: “Për vajzat e mia, Alis dhe Mishel, me bindjen që, kur kurioziteti për familjen të trokasë në derën e tyre, do të kthejnë kokën për të parë dhe kuptuar një shekull të trazuar të saj”- por më tej, shekulli i trazuar iu vlen të gjithëve.

Tri gratë të cilave ua kushton librin, duken si mite. A kanë qenë për ty të tilla?

Në atë kohë jo. Kanë qenë tri gra që kujdeseshin për një fëmijë dhe që njëkohësisht, kishin gjetur tek ai një njeri që i dëgjonte i mahnitur. Kur arrin një moshë e ke gjithnjë më të vështirë të gjesh njerëz që të dëgjojnë. Të moshuarit ngelen disi të lënë mënjanë. Ato e shmangën këtë anashkalim duke folur me një fëmijë që kujdeseshin dhe që i dëgjonte me shumë më tepër vëmendje se sa të rriturit. Sot, kur lexova edhe një herë para botimit historinë u befasova edhe unë. Më duken si personazhe surrealë, edhe pse unë kam jetuar çdo moment të tyre.

A i ke rizbuluar teksa shkruaje këtë libër?

Po, padyshim dhe gjëja më e dhimbshme është se teksa shkruaja kisha me qindra pyetje për to. Por tani nuk mund t’ju bëja më…

Bota e magjishme e një sëre që duket se nuk është më, del qartë më këtë libër. Duket pothuaj e pabesueshme jeta që kanë jetuar. Ju e keni ndjerë atë botë teksa rriteshit?

Po, ishte një botë ndryshe, që unë e prekja, në fakt. Në mobiliet që ishin ndryshe nga gjithë të tjerat; nga biblioteka, librat, fotografitë në mure, por edhe bisedat e tyre. Ishte kaq në kontrast me jetën jashtë shtëpisë, atë standard që komunizmi kishte imponuar. Ndoshta ky ishte një nga fatet e mëdha që pata në jetë.

Personazhe politikë dhe historikë, nga Toptanët në zë, si Refiku te Esati e Zogu, e te Bajram Fevziu që ju vetë duket se e njihni përmes dokumenteve tek shkruani. Si ka qenë ‘takimi’ me këta personazhe tashmë jo si gazetar, por si pinjoll e njeri i lidhur përmes gjakut me ta? Si të thuash si një prej tyre?

Lidhje gjaku kam me Refik Toptanin dhe Bajram Fevziun, ose Abdyl Ypin. Me Esat Pashën dhe Zogun nuk ka lidhje familjare. Por ata vërtiteshin në po atë hapësirë ku ishin edhe të parët e mi. Natyrisht, rrëfimet familjare janë emocionale. Çdo gjë që vinte nga familja e quanin të drejtë, çdo gjë që kishte qenë kundër familjes, të gabuar. Duke u përballur me dokumentet zbulova që nuk ishte kështu. Për shembull, ata nuk e duronin dot Zogun dhe e bënin atë përgjegjës për shumë gjëra, por dokumentet historike tregojnë në shumë raste që pikërisht Zogu dhe jo të parët e mi kishin të drejtë.

Paris, Stamboll, Vjenë, New York, Armeni. Një familje e shpërndarë, fijet e së cilës shtrihen kudo e herë-herë humbasin kudo….

Kjo nuk ka qenë një gjë e rrallë. Shumë familje shqiptare kanë qenë të shpërndara në këtë mënyrë dhe po shumë familje shqiptare kanë pasur histori identike.

Një figurë që e ritakoj në librin tuaj është Haxhi Qamili. Pas shumë debateve edhe historike edhe ideologjike për të, ai rivjen në librin tuaj përmes ‘dy takimeve’ që ka me Toptanët, si ‘shërbëtor’ dhe si ‘përndjekës’. Si është kjo histori?

Histori e njohur kjo tashmë. Haxhi Qamili dhe frymëzuesit e tij kërkonin të rikthenin Shqipërinë e porsa pavarësuar në Perandorinë Osmane. Ose minimalisht në një monarki me një princ osman. Vetëm në kohën e komunizmit pati disa qëndrime kontradiktore për të, përfshi vlerësimin. Historiografia sot e ka kapërcyer këtë problem. Ai kishte qenë shërbëtor i Refik Toptanit, por qe larguar në një moment kur tregoi lëkundje mendore. Më pas ai nuk pati problem me Toptanasit, që janë fis shumë i madh, por me Refik dhe Murat Toptanin që kishin marrë pjesë në pavarësinë e vendit dhe visheshin si europianë. Kur dogji shtëpitë e tyre, mori masa që zjarri të mos kalonte në shtëpitë e toptanasve të tjerë që ishin ende miqësorë me perandorinë osmane.

Shtëpia e djegur nga Haxhi Qamili, ‘Fordi’ i viteve 1930, setet e serviset, kostumet e blera në lindje, një kartolinë e vjetër… Si është të kesh nostalgji për diçka të pajetuar?

Është pjesë e jetës së përditshme. Të gjithë jemi nostalgjikë të momenteve të bukura apo intensive që kemi dëgjuar, por si kemi kaluar vetë.

Kam gjetur edhe përndjekjen komuniste në rrëfimin tuaj. Sa është vuajtur kjo te ju? Që nga takimi i vonë me Lisin në New York edhe me konteshën Izabel në Vjenë?

Komunizmi nuk përndoqi disa emra, por një klasë të tërë. Për këtë arsye mbështetej tek lufta e klasave. Unë nuk e kam ndjerë shumë, sepse linda dhe u rrita deri student në atë kohë. Nuk e dija ç’do të thoshte të jetoje ndryshe dhe në një botë të lirë. Por paraardhësit e mi, që kishin jetuar gjysmën e jetës pa komunizëm dhe të lirë, padyshim që e vuanin atë.

Mustafa Kruja si një ndër organizatorët e vrasjes së Abdyl Ypit. Si i sheh një gazetar ose një autor libri personazhet historikë kur diku rrugët e tyre kanë pikëtakime jo të këndshme?

Histori e gjatë kjo. E gjen edhe në librat e historisë së Shqipërisë. Nuk ishte e vetmja vrasje politike e kohës. Pothuajse të gjithë protagonistët politikë qenë përfshirë në to. P.sh, Bajram Fevziu, stërgjyshi im del i lidhur me vrasjen e Esat Pashës. Atentati dhe eliminimi fizik ishte një nga mënyrat politikëbërëse të kohës, jo vetëm në Shqipëri.

A duket se keni ngjashmëri fizike me Abdyl Ypin?

Këto ditë që kam postuar fotot ma kanë thënë disa vetë. Unë vetë s’e kisha vënë re./GSH.al

Etiketa: familjefevziuperplasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Detaje nga krimi në Prizren, shtetasi turk masakroi familjen e tij me thikë

09:44 : 06/05/2025
AKTUALITET

Tragjike në Kosovë/ Babai vret të bijën e tij 15-vjeçare, plagos me thikë gruan dhe vajzën tjetër

08:40 : 06/05/2025
AKTUALITET

“Ju q…robt”/ Përplasja në Fier, si nisi sherri mes agjentëve të BKH dhe familjarëve të Kapllanajt

12:52 : 30/04/2025
AKTUALITET

Përplasje mes disa personave me rrezikshmëri të lartë dhe policisë në Ksamil

18:38 : 29/04/2025
AKTUALITET

Sinjali “Ahmetaj”, a do të ketë guximin Gjykata Kushtetuese të fitojë “dinjitetin” përballë SPAK?

11:31 : 20/04/2025
AKTUALITET

Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një “shok” të majtës, PD u rrit në nivelet më të larta

22:35 : 18/04/2025
Para

Rama vegël e Vuçiç/ Deputeti shpërthen ndaj Kryeministrit pas takimit në Ohër

TË GJITHA

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Durrës materialet zgjedhore

16:40 : 09/05/2025

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për vrasësin e grave, Dan Hutra

16:37 : 09/05/2025

Krisje mes Trump dhe Netanyahut? Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon udhëtimin në Izrael

16:32 : 09/05/2025

Zyrtare/ Kombëtarja U-21 luan dy ndeshje miqësore në qershor, zbulohen rivalët

16:21 : 09/05/2025

“Luftë” në dy fronte për Interin, skuadra e Inzaghit nuk dorëzohet për titullin e Serie A

16:03 : 09/05/2025

Prishen ekuilibrat në Shkodër/ Rama do një mandat më shumë, SPAK kontroll njerëzve të Tom Doshit

15:59 : 09/05/2025

PD denoncon me EMRA blerësit e votave: Blendi Gonxhja po përdor bandat kriminale në Vorë

15:58 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com