Nga Boldnews.al
Prokuroria e Tiranës kërkon nga gjykata pushimin e hetimeve për veprën penale të “Pastrimit të parave” në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy ish-zyrtarëve të saj, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi,
Kërkesa e nënshkruar nga dy prej tre prokurorëve të çështjes, Ervin Karanxha dhe Gjergj Tako, pa pjesëmarrjen e Kolë Hysenajt, shkaktoi reagime të forta politike, kryesisht nga eksponentë të Partisë Socialiste dhe media pranë qeverisë.
Prokuroria e Tiranës e hetoi Bashën dhe dy-ish zyrtarët për veprat penale të “falsifikimit të formularëve” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale”, në kuadër të dosjes që njihet si “lobimi rus”. Në përfundim të hetimeve, prokurorët nuk arritën të gjenin elementë të pastrimit të parave, ndërkohë që kërkojnë gjykimin e të pandehurve për veprën tjetër, “falsifikimi i formularëve”.
“Boldnews.al” ka siguruar, në mënyrë ekskluzive, 5 argumentat e Prokurorëve Gjergj Tako dhe Ervin Karanxha, në bazë të të cilave kërkojnë pushimin e hetimeve për “pastrim të produkteve të veprës penale” në ngarkim të kryetarit të Partisë Demokratike.
Prokurorët e shumicës (pasi Kolë Hysenaj pritet të ketë mendim pakice), argumentojnë se Basha nuk mund të gjykohet për “pastrim të produkteve të veprës penale”, pasi;
- “Falsifimi i formularëve të KQZ” nuk krijon të ardhura
Për të pasur këtë vepër penal (“pastrim produktesh të veprës penale”) duhet që një person të ketë kryer një vepër penale, nga e cila siguron të ardhura në të holla ose pasuri. Këto para ose pasuri ai i vë në qarkullim më pas, duke fshehur të ardhurat që janë ardhur nga krimi.
Vepra kryesore, për të cilën është hetuar Basha dhe të pandehurit e tjerë është ajo e “falsifikimit të formularit” dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Kjo vepër nuk përfshihet as në Kodin Penal Shqiptar dhe as në Konventën e Këshillit të Europës për Pastrimin e Parave si një ndër ato vepra që gjenerojnë para dhe që mund të hetohet për pastrim parash.
- Garanci për Nick Muzin
Lobisti Nick Muzin, i cili ka deklaruar se është paguar 675 mijë USD për të lobuar për Partinë Demokratike, ka pranuar që të flasë për çfarë di lidhur me pagesat, duke kërkuar garanci që nuk do të hetohet nga autoritetet shqiptare.
Legjislacioni shqiptar nuk ka të parashikuar rastet e përjashtimit nga përgjegjësia ligjore të personave, qoftë edhe të huaj, për vepra penale që cënojnë marrëdhëniet në Shqipëri. Ndaj, për të siguruar një deklarim të mundshëm të Nick Muzin, duke i dhënë garanci për mos-hetim, Prokurorët ka parë si zgjidhje pushimin e hetimeve për “pastrim të produkteve të veprës penale”, në të cilën mund të përfshihej edhe Nick Muzin.
- “Fotografia nuk është pastrim parash”
Nuk ekziston vepra penale e “pastrimit të produkteve të veprës penale”, pasi, nga pagesat e kryera, janë bërë takime dhe foto me zyrtarë të rëndësishëm të shtetit amerikan. Ky lloj “produkti” (takimi) nuk hyn në gjenerimin e të ardhurave të vepres penale.
Prokurorët e çështjes vlerësojnë se nuk qëndron nga ana logjike që, takimi me një ose disa zyrtarë të lartë është pastrim i produkteve të veprës penale.
4. Prokurori kërkon, gjykata vendos
Prokurori ka kompetencë eksluzive në ndërtimin dhe formulimin e akuzës, si edhe përfaqësimin e saj në gjyq në emër të shtetit. Akuza nga prokurori në gjykim mund të ndryshohet dhe saktësohet në çdo fazë të hetimit dhe gjykimit, deri në momentin e dhënies së konkluzionëve përfundimtare. Në rastin konkret, Prokuroria çmon se duhet të pushohet akuza për veprën e pastrimit të produkteve të veprës penale.
5. Nuk ka vepër penale “mëmë” për pastrim parash
Nisur nga interpretimi gramatikor dhe literal, del se nuk ekziston ajo vepër penale, pasi titulli parashikon: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Kjo do të thotë se duhet të jetë një vepër penale që të gjenerojë të ardhura, që të ketë pastrim të këtyre të ardhurave. Ne rastin konkret, nuk ka ndonjë vepër penale që të gjenerojë të ardhura dhe më pas, këto para të krimit të vihen në qarkullim nëpëmjet tjetërsimit të tyre, duke përfituar prona të krimit.
Më poshtë publikohen të plota argumentat e dy prokurorëve, Gjergj Tako dhe Ervin Karanxha, në të cilat mbështesin kërkesën për pushimin e hetimeve për veprën penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Së pari, Për të pasur këtë vepër penale (“pastrim produktesh të veprës penale”) duhet që një person të ketë kryer një vepër penale, nga e cila siguron të ardhura në të holla ose pasuri. Këto para ose pasuri ai i ve ne qarkullim me pas, duke fshehur te ardhurat qe jane ardhur nga krimi. Per kete veper penale Republika e Shqiperise ka ratifikuar edhe nje konvente e cila ka parashikuar ne menyre eksplicite se cilat vepra penale sigurojne te ardhura dhe me pas gjenerojne vepren penale te parashikuar nga neni 287 te Kodit Penal. Qe ne fillim, ky procedim eshte rregjistruar per vepren penale te parashikuar nga neni 190 te Kodit Penal, pra ne rastin konkret jemi para vepres penale te parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.
Pavaresisht se veprat penale qe kane siguruar te ardhura mund te jene parashkruar, kur kemi tjetersim pasurise eshte kryer vepra penale e parashikuar nga neni 287 te Kodit Penal. Tjetersimi eshte nje element i rendesishem i anes objektive te pastrimit te produkteve te vepres penale.
Shqiperia ka ratifikuar Konventen e KËSHILLIT TË EUROPËS PËR PASTRIMIN, DEPISTIMIN, SEKUESTRIMIN DHE KONFISKIMIN E PRODUKTEVE TË KRIMIT DHE FINANCIMIN E TERRORIZMIT me ligjin nr.9646 te vitit 2006.
Kjo konvente ne baze te nenit 116 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, parashikohet si akt normativ qe ka fuqi juridike ne te gjithe Shqiperine dhe ka fuqi juridike menjehere pas Kushtetutes. Konventat dhe Marreveshjet Nderkombetare kane fuqi ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe ne hierarkine e akteve jane mbi ligjet e vendit dhe zbatohen drejtpersedrejti.Kjo do te thote se edhe ne rastin konkret duhet qe tì referohemi drejtperdrejte Konventes, pasi ajo zbatohet ne menyre te drejtperdrejte dhe ka epersi mbi ligjet e vendit duke perfshire edhe Kodin Penal dhe Civil.
Neni 122 i Kushtetutes parashikon:
- Çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar përbën pjesë të sistemit të brendshëm juridik pasi botohet në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Ajo zbatohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, përveç rasteve kur nuk është e vetëzbatueshme dhe zbatimi i saj kërkon nxjerrjen e një ligji. Ndryshimi, plotësimi dhe shfuqizimi i ligjeve të miratuara me shumicën e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për efekt të ratifikimit të marrëveshjeve ndërkombëtare bëhet me të njëjtën shumicë.
- Një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar me ligj ka epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të.
- Normat e nxjerra prej një organizate ndërkombëtare kanë epërsi, në rast konflikti, mbi të drejtën e vendit, kur në marrëveshjen e ratifikuar nga Republika e Shqipërisë për pjesëmarrjen në atë organizatë, parashikohet shprehimisht zbatimi i drejtpërdrejtë i normave të nxjerra prej asaj.
Pra per te pasur vepren penale te parashikuar nga neni 287 te Kodit Penal duhet qe t`i referohemi Konventes te miratuar me ligj e cila percakton edhe veprat te cilat parashikohet goditja e elementeve kriminale. Ne rastin konkret konventa eshte miratuar me ligj.
Konventa parashikon:
Neni 1
Përdorimi i termave
Për qëllime të kësaj Konvente:
- a) “produkt” nënkupton çdo avantazh ekonomik të nxjerrë nga veprat penale. Ky avantazh mund të konsistojë në çdo pasuri, siç përcaktohet në nënparagrafin b të këtij neni;
- b) “pasuri” nënkupton pasuri të çdo natyre, fizike ose jofizike, e luajtshme ose e paluajtshme, si dhe aktet juridike ose dokumentet që vërtetojnë një titull ose interes mbi këtë pasuri;
- c) “instrument” nënkupton të gjitha objektet e përdorura ose të destinuara për t’u përdorur në çfarëdolloj mënyre, plotësisht ose pjesërisht, për të kryer një ose disa vepra penale;
- d) “konfiskim” nënkupton një dënim ose masë të urdhëruar nga një gjykatë pas një procedimi, lidhur me një ose disa vepra penale, dënim ose masë që përfundon me privimin e përhershëm të pasurisë;
- e) “vepër penale kryesore” nënkupton çdo vepër penale në vijim të së cilës janë krijuar produkte dhe që mund të bëhen objekt i një vepre penale sipas nenit 9 të kësaj Konvente.
- ii) që kërkohet nga legjislacioni apo rregulloret e brendshme, me qëllim luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- g) “ngrirje” ose “bllokim” nënkupton ndalimin e përkohshëm të transferimit, shkatërrimit, konvertimit, disponimit ose lëvizjes së pasurisë apo realizimin e përkohshëm të izolimit ose kontrollit të pasurisë, mbi bazën e një vendimi të lëshuar nga një gjykatë ose një organ tjetër kompetent;
- h) “financim i terrorizmit” nënkupton aktet e parashikuara në nenin 2 të Konventës ndërkombëtare për ndalimin e financimit të terrorizmit, të cituar më sipër.
Sipas konventes kemi pastrim parash kur kryhen keto vepra penale si :
Pjesëmarrja në një grup të organizuar kriminal dhe shantazhi, Terrorizmi, duke përfshirë financimin e terrorizmit, Trafikimi i qenieve njerëzore, mashtrimi dhe falsifikimi, kontrabanda e emigrimit, shfrytëzimi seksual, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të fëmijëve, Trafikimi i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope,Trafikimi i paligjshëm i armëve, Trafikimi i paligjshëm i mallrave të vjedhura dhe mallrave të tjera, Korrupsioni dhe mitmarrja etj. Ne Konvente dhe ne ligjin ne te cilin konventa eshte bere pjese e brendeshme e legjislacionit parashikohet mashtrimi dhe falsifikimi jane vepra penale qe jane objekt i konventes dhe i ligjit shqiptar dhe jane objekt i nenit 287 te Kodit Penal.
Ne rastin konkret neni 190 i Kodit Penal nuk gjeneron vepren penale te parashikuar nga neni 287 te Kodit Penal pasi nese do te behej nje gje e tille do te ishte ne kundershtim me ligjin dhe me konventen per pastrimin e produkteve te krimit. Ne keto kushte nuk kemi vepren penale te parashikuar nga neni 287 te Kodit Penal pasi nuk kemi nje krim i parashikuar ne Konvente i cili ka prodhuar te ardhura dhe me pas keto te ardhura vihen ne qarkullim nepermjet tjetersimit.
Se dyti: Nga korrepondenca e bere me autoritet e ndjekjes penale te Shteteve te Bashkuara te Amerikes te bere nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, rezulton se shtetasi amerikan Nikolas MUZIN ka vendosur qe te flase per kete ceshtje penale (lobimin e kryer). Autoritetet amerikane i kane dhene garanci se nuk do te ndiqet penalishte ne Amerike ky shtetas ne rast se jep deklarime per te zbardhur ngjarjen. Prokurori amerikan ka komunikuar me Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane ku percjell kerkesen e Nikolas MUZIN per te mos pasur pergjegjesi penale ne Territorin e Republikes se Shqiperise ne kembim te dhenies se deshmise se tij me ceshtjen objekt hetimi me qellim zbardhjen e plote te ngjarjes.
Ne lidhje me kete fakt Kodi Penal ne nenin 7 parashikon:
“Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas të huaj” (Ndryshuar shkronja “d” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar shkronja “h” me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; shtuar shkronja “i” me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shtuar shkronja “j” me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; hequr shkronja “e” dhe ndryshuar shkronjat “h” dhe “i” me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012).
Shtetasi i huaj, që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë, përgjigjet në bazë të ligjit penal të Republikës së Shqipërisë.
Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj që jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kryen në dëm të interesave të shtetit ose të shtetasit shqiptar një nga krimet e mëposhtme:
- a) krime kundër njerëzimit;
- b) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues;
- c) vepra me qëllime terroriste;
- d) organizimi i prostitucionit, trafikimi i jashtëligjshëm i njerëzve, fëmijëve dhe grave, prodhimi dhe trafikimi i jashtëligjshëm i armëve, drogës, substancave të tjera narkotike e psikotrope, i substancave bërthamore, i materialeve pornografike, si dhe trafikimi i jashtëligjshëm i veprave të artit dhe i objekteve me vlerë historike, kulturore dhe arkeologjike;
- f) falsifikimi i vulës së shtetit shqiptar, parave dhe letrave me vlerë shqiptare;
- g) krime që cenojnë jetën dhe shëndetin e shtetasit shqiptar, për të cilat ligji parashikon dënim mbi pesë vjet burgim ose çdo lloj dënimi më të rëndë;
- h) pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;
- i) krimet e korrupsionit në sektorin publik ose privat, si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm;
- j) vepra penale në fushën e teknologjisë së informacionit.
Ne keto kushte shtetasit te huaj nuk mund t`i jepet garanci ne kundershtim me nenit 7 te Kodit Penal. Duhet pushuar akuza per nenin 287 te Kodit Penal dhe me pas mund t`i jepet garanci shtetasit Nikolas MUZIN nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane qe mund te flase lirisht ne lidhje me ceshtjen objekt hetimi pasi nuk ka pergjegjesi penale sipas ligjeve te shtetit shqiptare. Garancia qe jepet nga organet e ndjekjes penale te Republikes se Shqiperise duhet bere sipas ligjit penal dhe procedurial. Nuk mund te jepet garanci ne kundershtim me ligjin dhe me nenin 7 te Kodit Penal ne lidhje me veprimin e ligjit penal ne kohe dhe hapsire. Ne keto kushte bazuar ne Konventen (traktat) e dates 01.03.1933 te lidhur midis Republikes se Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, te nenshkruar respektivisht nga Mbreti Zog dhe Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes Franklin D. Roosevelt per marredheniet juridiksionale me Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane rregulluar me se miri forma e marrjes se proves ne SH.B.A. si dhe veprat qe mund te behen ekstradime me kete shtet. Ne keto kushte organet e ndjekjes penale te Republikes se Shqiperise jane te interesuara per zbardhjen e plote te ngjarjes duke mos u bere pengese per deklarimin e shtetasit amerikan Nikolas MUZIN.
Se treti: Nuk ekziston vepra penale e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, pasi nga pagesat e kryera jane bere takime dhe foto me zyrtare te rendesishem te shtetit amerikan. Ky lloj “produkti”(takimi) nuk hyn ne gjenerimin e te ardhurave te vepres penale sipas neni 287 i Kodit Penal dhe nuk eshte element i anes objektive i kesaj figure te vepres penale (nuk shkon nga ana logjike qe u takove me nje ose disa zyrtare te larte dhe pastrove produktin e vepres penale)!!! .
Se katerti: Prokurori bazuar ne nenet 24/1 (ushtrimi i ndjekjes penale dhe perfaqsimi ne gjyq i akuzes), 25(ushtrimi i funksioneve te prokurorit ne hetim dhe gjykim), 372 (ndryshimi akuzes dhe momenti i ndryshimit te akuzes ne gjykim nga prokurori), 405/5 (momenti i diskutimit rreth faktit) te Kodit te Procedures Penale si dhe neneve 42 (procesi i rregullt ligjor), 148 dhe 149 (ndjekja penale dhe perfaqsimi i akuzes ne gjyq nga prokurori) te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, prokurori ka kompetence eksluzive ne ndertimin dhe formulimit e akuzes si dhe perfaqsimin e saj ne gjyq ne emer te shtetit ne cdo faze te hetimit dhe gjykimit. Akuza nga prokurori ne gjykim mund te ndryshohet dhe saktesohet ne cdo faze te hetimit dhe gjykimit deri ne momentin e dhenies se konkluzioneve perfundimtare, pasi akoma nuk ka mbaruar hetimi. Ne rastin konkret nga organi i akuzes, cmon se duhet te pushohet akuza per vepren penale te parashikuar nga neni 287 te Kodit Penal ndaj tre te pandehurve.
Bazuar ne nenin 1 te Kodit te Procedures Penale, rezulton se legjislacioni procedurial ka per detyre te mbroje interesat e ligjshme te shtetasve.Neni 148 i Kushtetutes parashikon qe nje nder detyrat e prokurorit eshte zbatimi i ligjeve dhe i Kushtetutes.
Duke u nisur nga keto parime te rendesishme, cmohet se te pandehurit duhet te pergjigjen vetem per vepren penale ose veprat penale qe ka kryer (individualizimi i denimit) dhe jo te akuzohen per vepra penale te cilat del qarte se nuk i kane kryer. Kualifikimi i sakte ligjor i vepres penale nga ana e organit te prokurorise, perben nje detyrim ligjor, i cili duhet te zbatohet ne cdo rast (i pandehuri te marre ate qe i takon ne baze te ligjit).
Ky kualifikim ligjor behet duke pasur parasysh dhe nenin 4 te Kodit te Procedures Penale dhe nenit 30 te Kushtetutes, ku prashikohet qe cdo dyshim per akuzen cmohet ne favor te pandehurit, parimi i prezumimit te pafajesise (in dubio pro reo).
Per falsifikimin e formulave veper penale e parashikuar ne nenin 190 te Kodit Penal, nuk mbahet pergjegjesi penale nga shtetasi amerikan Nikolas MUZIN, pasi ajo hyn ne vepratpenale qe shtetasit e huaj mbajne nuk mbajne pergjegjesi penale sipas nenit 7 te Kodit Penal per nje veprim te kryer jashte territorit te Republikes se Shqiperise (nuk u deklarua shuma e financimit ne Shqiperi ne nje kohe qe kjo shume eshte deklaruar nga Nikolas Muzin ne Amerike).
Per keto shkaqe akuza penale ne lidhje me vepren penale te parashikuar nga neni 287 te Kodit Penal duhet te pushohet dhe te pandehurit duhet te dergohen per gjykim per vepren penale te parashikuar nga neni 190 te Kodit Penal.
Se pesti: Nisur nga interpretimi gramatikor dhe literaldel se nuk kemi kete veper penale pasi titulli i dispozita e nenit 287 parashikon:
“Pastrimi i produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”
Kjo do te thote se duhet te kesh nje veper penale qe te gjeneroje te ardhura qe te kemi pastrim te ketyre te ardhurave. Ne rastin konkret nuk kemi ndonje veper penale qe parashikohet ne Konvente qe te gjeneroje te ardhura dhe me pas keto para te krimit, te vihen ne qarkullim nepemjet tjetersimit te tyre duke perfituar prona te krimit. Kjo do te thote se nuk kemi veper penale te parashikuar nga neni 287 te Kodit Penal, pasi nuk kemi veper mëmë qe krijon te ardhura dhe me pas keto te ardhura te krimit te vihen ne qarkullim.