Kanosi oficerin Emiljano Nuhu, ja si Prokuroria pushoi çështjen ndaj Redian Rrajas/ Dosja e plotë

Prokuroria ka pushuar çështjen për Redian Rraja dhe Ramazan Rraja, të cilët ishin kallzuar për kanosje për shkak të detyrës, nga oficeri i policisë Emiljano Nuhu. Procedimi penal nr 7103, ishte regjistruar me datë 18 shtator 2018, mbi bazën e materialeve të referuara nga Komisariai nr 6 Tiranë. Prokuroria thekson se vendosa:

Të pushoj procedimin penal nr 7103 të vitit 2018 regjistruar për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Penal.

Vendimi t’u njoftohet të dëmtuarit/viktimës dhe personi nën hetim, të cilët kanë të drejtë të njihen me aktet dhe për të marrë kopjen e tyre..

Sot Redjan Rrajai i kallzuar me 30 korrik 20018, për kanosje, eleminimin fizik nga një oficer policie, është arrestuar si autor i mundshëm i atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Pëllumb Muharremit dhe Andi Malokut, shoferit që fatkeqësisht humbi jetën nga breshëritë e kallashnikovëve. Atëherë nuk u gjetën prova, të cilat nëse ndikimi politik nuk do kishte bërë çorap hetimin, do kishim një autor të mundshëm në qeli prej më se një viti.

Prokuroria ngjan të ketë qenë e sforcuar në këtë hetim, të cilin e ka çuar drejt pushimit. Ndonëse mesazhet “çfarë ke me ne që e kruan kurrizin” prokuroria ka pasur lehtësisht të verifikueshëm, për t’i mundësuar, rezulton të ketë qenë një tekst dashamirës për hetuesit, të cilët nuk kanë pikasur në këtë sjellje të këtyre personave, veprime, gjeste, kanosëse, por kanë lexuar mesazhin o vëlla çfarë po bën.

Duke iu referuar kallzimit të oficerit ndër të tjera në vendimin e pushimit jepen dhe pjesë të denoncimit. Pas porosisë së Prokurorisë Nuhu ka marrë dëshminë e kallzues Xhisiela Maloku rreth orës 12 të datës 30 korrik 2018, që është lënë e lirë pas dy orëve dëshmi.

Rreth orës 17 e 30 të datës 30 korrik 2018, kallzuesi është kthyer nga puna ku ka marrë një mesazh.

“Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që e more në pyetje Xhisiela Malokun.

Po unë isha është përgjigjur oficeri.

Rrahja ka shkruar më pas se “Çfarë ke me ne që po kruan kurrizin.”

Nuhu është përgjigjur: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit.

Ata kanë kërkuar të dinë: Ku je të vij të të takoj pak. Dhe Redjan e Ramazan Rraja kanë shkuar për të takuar Emiljano Nuhun.

Pasi kanë komunikuar kanë ardhur ta takojnë Nuhun te lokali RichMond. Sipas sqarimeve të kallzuesit në vendim pasqyrohet biseda e mëvonshme e bërë në lokal.

Pasi janë prezantuar si kushërinj të Rexhep Rrajas me zë të lartë dhe të revoltuar i kanë thënë:

“Çfarë problem ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhisielën dhe e ke pyetur për ne?

Nuhu është përgjigjur: Kam marrë një dosje nga Prokuroria një procedim penal që është rregjistruar në ngarkim të kushuririt tuaj Rexhepit.

LEXO EDHE  Kallëzim penal për projektin e “Unazës se Re”/ Balliu: Kompania Salillari nën hetim, të ndërpriten punimet (VIDEO)

Rraja: Nuk më rruhet trapi se çfarë ke marrë..nuk na rruhet fare për ty që ke ardhur nga Berati, dhe do të bësh ligjin në Fushë-Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty me gjithë familjen po thirre një njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje…Do të të zhdukim ty dhe familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon dhe merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. E bëjmë ne ligjin dhe jo ti….

Hetimi

Nga policia gjyqsore janë pyetur Redian dhe Ramazan Rraja, janë marrë pamjet e kamerave të lokalit ku është zhvilluar takimi, është bërë kqyrja e mesazheve në Whatsupp të mesazheve të Redian Rrajës. Policisë nuk i rezulton që Nuhu të ketë dalë nga Shqipëria, por në informimet mediatike thekson se ka marrë dijeni se është në një vend të Bashkimit Evropian ku ka kërkuar Azil. Ndonëse në këtë kohë Nuhu ka bërë present personalisht mediatikisht se ka dalë nga pika e kalimit të kufirit në Morinë duke saktësuar mjetin dhe targën e tij, në të cilën ai ka kaluar duke u identifikuar dhe me dokumentat e idnetifikimit përkatës.

Sipas Prokurorisë janë thirrur për tu ripyetur Redian dhe Ramazan Rraja dhe kanë mabjtur të njëjtin qëndrim ku Redian Rraja ka pohuar se njihej prej disa muajsh me Emiljano Nuhun. Të dy kanë mohuar kategorikisht në Prokurori se e kanë kanosur Emiljano Nuhun. Duket se prokuroria ka nisur tu besojë Rrajave, sipas dëshmive të tyre dhe kqyrjes së pamjeve të kamerave. Sipas prokurorisë kqyrja e pamjeve nuk u jep atyre konstatime se ka pasur gjeste të karakterit kërcënues apo gjeste që lënë përshtypjen për kanosje. Prokuroria ka lexuar pamjet dhe thekson se nuk ka pasur audio, askush nga hetuesit nuk ka dëgjuar asnjë fjalë, apo dëshmitarë të cilët të sillnin pjesë të bisedës mes Nuhut dhe Rrajave.

Teksti o vëlla çfarë po bën, ka shërbyer si mesazh bindje për normalitet komunikimi për prokurorinë. Prokuroia bën interpretim teksti, duke thënë se sipas bisedës, dukej se nuk ishte komunikimi i parë mes palëve, ndonëse nuk ka nga analiza dhe kqyrja e telefonave tekste të bisedave të mëparshme. Hetuesit arrijnë në konkluzion se nuk provohet që të kallzuarit të kenë konsumuar elementë të veprës penale të kanosjes për shkak të detyrës. Sipas akuzës nuk provohet se nga ana e të kallzuarve me veprime konkluzive apo në ndonjë formë tjetër, kallzuesi të jetë vënë përballë shtrëngimit apo kanosjes për vrasje apo plagosje të rëndë si pasojë e detyrës shtetërore që ushronte.. Kjo ka sjellë pushimin e çështjes../Shijak TV/