• Kontakt
Monday, June 29, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shoferi i prokurorit humbi jetën pak orë pasi doli nga reanimacioni/ Dyshimet

19:39 : 07/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Andi Maloku, 24 vjeç, i cili ishte shofer në automjetin ku ndodhej edhe prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (Rrumi), ndërroi jetë pasditen e sotme, disa orë pasi doli nga reanimacioni, në spitalin e Traumës, ku prej një jave ndodhej në terapi intensive.

Më 1 nëntor, ndaj automjetit ku prodhej prokurori i Durrësit u bë një atentat mafioz, duke plagosur të 3 personat që ndodheshin në makinë.

Një devijim i mjetit nga Maloku, duket se i shpëtoi ata nga breshëritë automatike, që mund të rëndonin bilancin në jetë njerëzore.

Një javë pas ngjarjes së rëndë, humbi jetën në spitalin e Traumës, 24-vjeçari, i cili është goditur më së shumti nga breshëritë automatike, ndërkohë që prokurori Ndoja dhe Rrumi ndodhen në spitalin e Durrësit, në gjendje të përmirësuar dhe jashtë rrezikut.

Nga të dhënat e para mësohet se maloku mund të ketë pësuar një tromboemboli. Sikundër raportohet, ai kishte lënë sallën e reanimacionit për t’u zhvendosur në pavion, por disa orë më pas janë shfaqur probleme me frymëmarrjen.

Lexo edhe:

“Bënë be në Kuran që s’kanë dijeni”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmon pajtuesi i gjaqeve

“Jam keq o babë”/ Fjalët e fundit të Andi Malokut para se të ndërronte jetë në atentatin ndaj Arjan Ndojit

Burime spitalore bëjnë të ditur se megjithëse është rikthyer në kushtet e reanimacionit, Maloku nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga raportimet mësohet se në ngjarjen e 1 nëntorit, ai është qëlluar nga 3 plumba, dy prej të cilëve në mushkëri dhe njëri pranë shtyllës kurrizore. Dyshimet janë se një tromboemboli në mushkëri mund të jetë shkaku i vdekjes së 24 vjeçarit.

Çfarë tha policia pas atentatit

Ne aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, rreth orës 16:30, në afërsi të vendit të quajtur “Mbikalimi i Shkozetit” kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 333 ZD, e për pasojë janë plagosur shtetasit A.L., 48 vjeç, A.N., 44 vjeç dhe A.M., 30 vjeç.

Shtetasi A.M. është nisur për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa dy shtetasit e tjerë ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Durrësit është vënë në ndjekje të autorëve, po krihet zona dhe në të gjitha akset rrugore që lidhen me Durrësin janë ngritur pika kontrolli.

Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor nga Departamenti i Policisë Kriminale, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Policia e Shtetit fton këdo që mund të ofrojë informacion në ndihmë të hetimit të shpejtë të ngjarjes të telefonojë falas në numrin 112.

Etiketa: Andi Malokuatentati tek mbikalimi i Shkozetitshoferi i prokurorit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Bënë be në Kuran që s’kanë dijeni”/ Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dëshmon pajtuesi i gjaqeve

11:03 : 17/10/2025
AKTUALITET

“Jam keq o babë”/ Fjalët e fundit të Andi Malokut para se të ndërronte jetë në atentatin ndaj Arjan Ndojit

12:31 : 03/10/2025
AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit, prova të reja në ngarkim të Redjan Rrajës

18:09 : 05/05/2023
AKTUALITET

Si zbërthyen francezët aplikacionin ‘Sky’ dhe morën përgjimet e grupit të Dervishajt

19:50 : 15/02/2023
AKTUALITET

Babai i Andi Malokut letër Yuri Kim, Ramës dhe Sorecës: Të ndëshkohen vrasësit

17:10 : 16/06/2020
AKTUALITET

O babi, na gjuajtën, jam plagosur…/ Telefonata e fundit e Andi Malokut, shoferit të prokurorit Ndoja

09:04 : 13/11/2019
Para

Forcat speciale zbarkojnë në Lushnje/ Kontrolle në banesën e një biznesmeni, çfarë po ndodh...

TË GJITHA

Horoskopi 29 Qershor 2026/ Një ditë plot emocione, ja cilat shenja do kenë fat në dashuri dhe financa

23:06 : 28/06/2026

“Të q*va robt”, turistët e huaj denoncojnë kamarierin e “Corner” /Video

23:04 : 28/06/2026

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave

22:55 : 28/06/2026

RAI3: A do të ndjekë edhe Rama shembullin e Vuçiç për t’u dorëhequr?

22:43 : 28/06/2026

Kush janë biznesmenët izraelitë që paguajnë udhëtimet me avion privat të Edi Ramës

22:32 : 28/06/2026

Qytetarët marshojnë në “Myslym Shyri”: Rama, Sala, f*ck you

22:14 : 28/06/2026

Ndriçim Kulla: Edi Ramën kroatët nuk do e kishim mbajt as 2 vjet

22:11 : 28/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasibomKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetMeritkingcasibomnieuwsMeritkingGrandpashabetCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabet