• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plas skandali në Tepelenë! Të vdekur, fëmijë e të burgosur “firmosin pro” për HEC-in

21:26 : 06/11/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal në Tepelenë. Një firmë, e cila duhej të merrte mendimin e banorëve për ndërtimin e një HEC-i ka falsifikuar firmat e tyre. Në listat e firmës kanë emra apo kanë firmosur fëmijë, emigrantë, persona që kanë ndërruar jetë, madje edhe një i burgosur.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare u ankuan dhjetëra banorë të fshatit Hormovë në Tepelenë, të cilët thanë se firma “Hidro Termo”, u ka përdorur emrin dhe listën ia ka dërguar edhe ministrisë së Infrastrukturës. Ata thanë se disa emra në listë janë fiktivë, kanë ikur prej kohësh nga Hormova, por për çudi emrat e tyre janë pikërisht në listën e firmës.

Gazetarët e “Fiks Fare” verifikuan disa nga emrat e pretenduar, ku rezultoi se në një dokument të datës 30 janar 2019, firma që po ndërton HEC-in i ka çuar Bashkisë Tepelenë një listë me emra që kanë qenë pro ndërtimit. Nga verifikimi rezultoi se kanë firmosur të gjithë pjesëtarët e familjes Fatia, madje edhe dy fëmijët e mitur. Ndërkohë, në listë janë edhe pjesëtarët e familjes Rrapi, të cilët janë prej kohësh në Tiranë. Në listë është edhe emri i z.Çelo Çela, firma e të cilit, sipas banorëve është e falsifikuar.

Ndërkohë, edhe emrat e Rudjan Dhromit dhe Qazim Elmazit janë në këtë listë, madje kanë firmosur. Por, sipas banorëve, këta nuk kanë qenë dakort, madje kanë firmosur edhe te peticioni i banorëve që janë kundër këtij HEC-i. Në listë ishte edhe emri i z.Kelian Gjinushit, madhe edhe firma e tij. Keliani tha për gazetarët e Fiks Fare se nuk ka firmosur në këtë listë.

“Më dënoni me burgim të përjetshëm nëse është firma ime kjo në listë” tha ai.

Lexo edhe:

UNICEF: 77 fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Liban vetëm brenda një jave

Kamioni bie në humnerë në Gramsh, raportohet për dy të vdekur

Sipas tij, në listë është edhe emri i nënës së tij, Festimes, por i kanë falsifikuar firmën. Gazetarët verifikuan se edhe firma e z.Igli Miha është false, apo edhe e Kajtaz Rulit. Në listë janë edhe dy të mitur E. Groshi dhe O.Groshi.

Sipas kryeplakut Irfan Çela, në listë janë edhe emrat e dy personave që kanë ndërruar jetë. Përkatësisht e Asllan Gjinushit dhe Xhixho Groshit. Gazetarët e Fiks Fare shkuan në varrezat e fshatit Hormovë dhe konstatuan se këta dy persona kishin ndërruar jetë. Në listë ishte edhe emri i z.Baki Kuça.

“Nuk jam dakort për ndërtimin. Nuk e di kush e ka vendosur emrin tim. Unë jam liruar pak ditë më parë. Kam qenë 8 vite në burg, askush nuk më ka pyetur jam pro apo kundër. Nuk e di kush e ka vënë emrin tim. Në listë është emri i bashkëshortes time si dhe i dy fëmijëve të mi, që janë në Greqi dhe Angli” thotë ai, ndërsa thotë se është totalisht kundër.

Banorët e fshatit Hormovë i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke i kërkuar ministres Belinda Balluku anulimin e lejes së dhënë. Në datën 25 tetor, ministria i ka kthyer përgjigje banorëve dhe i informon se ka pasur një letërkëmbim me firmën “Hidro Termo”, ku kjo e fundit i ka dërguar edhe një dokument të datës 17 shtator 2019. Në këtë dokument, ndër të tjera, firma i thotë ministrisë se “jemi konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, në firmat që ne kemi është edhe firma e kryetarit të fshatit, ajo e kryetarit të Njësisë Administrative dhe e kryetarit të Bashkisë Tepelenë”.

“Fiks Fare” pyeti të tre këta persona. Irfan Çela, kryetar i fshatit Hormovë, tha se nuk ka firmosur. Ndërkohë, Leonidha Shumeli, kreu i Njësisë Administrative Qendër Tepelenë, tha se “nuk ka firmosur askund”. Sipas tij, emrin e tij e ka përdorur firma.

Gazetarët e Fiks Fare pyetën edhe kreun e Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi. I pyetur nëse ka firmosur apo jo për ndërtimin e HEC-it, ai tha se jo, madje për këtë akuzë do të ndërmarrë edhe veprimet e mëtejshme. Sipas Peçit, janë 17 emra që janë edhe në peticionin e banorëve dhe në listën e firmës. I pyetur se disa thanë se i janë falsifikuar firmat, kryetari tha se “ta verifikojnë institucionet përgjegjëse”. Në fund, ai tha se është me banorët, ndërkohë pohoi se pa konsultimin e firmës me banorët, firma nuk duhet të veprojë./ Top Channel

Etiketa: skandalitë vdekur

Lajme të lidhura

BOTA

UNICEF: 77 fëmijë të vrarë dhe të plagosur në Liban vetëm brenda një jave

11:19 : 30/05/2026
AKTUALITET

Kamioni bie në humnerë në Gramsh, raportohet për dy të vdekur

14:23 : 26/01/2026
RAJONI

Greqi, katër alpinistët e zhdukur gjenden të vdekur

20:13 : 26/12/2025
BOTA

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025
AKTUALITET

Bujqësia kërkon subvencione/ Skandali me fondet IPARD pakësoi financimet, ekspertët: Të paguhet nga buxheti

15:29 : 18/10/2025
BOTA

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e municioneve në SHBA, disa të vdekur dhe të zhdukur

19:15 : 10/10/2025
Para

Këto shenja Horoskopi i presin surpriza të mëdha në fund të këtij viti

TË GJITHA

E pazakontë në Tiranë! Qytetari i vë thikën në qafë policit të Rrugores

14:51 : 05/06/2026

“Çmendet” moti, breshëri mbulon Delvinën dhe fshatrat përreth

14:51 : 05/06/2026

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom