• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I emëruar në Kushtetuese/ Biznesmeni i përfshirë në një plagosje, mban peng Besnik Muçin në KPA

15:15 : 06/11/2019
në AKTUALITET, VETTING

Dy ditë më parë gjyqtari Besniku Muçi doli para KPA-së për shqyrtimin dhe ankimin që Komisioni ka bërë për blerjen e apartamentit dhe makinën e prokurorit nga persona me precend penal.

Por kush është personi që dyshohet se prokurori i ka blerë apartamentin?

Armando Lilo është një nga tatimpaguesit dhe biznesmenët më të mëdhenjë të Bashkisë Tiranë. Lilo është administrator i kompanisë “Arlis”, e cila në 2017 është paditur nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës, ka paditur në gjykatë kompaninë “Arlis” e cila po ndërton pallatet te Rruga e Kavajës, pas akuzave që ky i fundit bëri pak ditë më parë, se i ka kërkuar ryshfet në këmbim të lejes së ndërtimit, kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Basha.

Gjithashtu emri i tij doli në skenë edhe në arrestimin e Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjendën 863 mijë eurosh si dhe 2 patentat e lundrimit të Saimir Tahirit.
Automjeti tip “Rang Rover” me targën AA718OS , rezultoi në emër të biznesmenit me origjinë nga Pogradeci, Armand Lilo.

Kompania e Lilos ka ndërtuar kompleksin e pallateve tek ish “Parku i Autobusave”. Nisja e punimeve u bë shkak që dhjetra banorë të protestonin për prishjen e lulishtes ku po ngrihen pallatet.
Madje protestës iu bashkuan edhe shoqëria civile, ndërsa ndërtuesi cilësohej si pjesë e klientelës së pushtetit.

Lexo edhe:

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

Një tjeër ngjarje ku Armand Lilo del i implikuar është ajo e ndodhur më 29 Maj 2013.

Lilo ka pasur një konflikt në zonën e Yzberishtit. Policia në atë kohë tha se shkak i konfliktit ka qenë një garazh. Punimet që po kryente një në një garazh në katin e parë të pallatit janë konsideruar “pa leje” nga ana e ndërtuesit, dhe për këtë arsye ka nisur një konflikt i ashpër deri në përdorim armësh zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e e datës 29 Maj në afërsi të Yzberishtit në kryeqytet dhe në konflikt janë përfshirë ndërtuesi Armand Lilo, një mik i tij, dhe babë e bir, pronarë të truallit ku ishte ndërtuar pallati, A.B e E.B, përkatësisht 57 e 22 vjeç, në atë kohë.

Sipas policisë, Lilo dhe miku i tij kanë rrahur, duke e goditur me grushte shtetasin A.B , pronarin e truallit, i cili po kryente punime në një pallat. Më pas kanë qëlluar në armë në drejtim të tij, por aty ndodhej edhe djali i pronarit, E. B, i cili ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Komisariatit Nr.6 dhe oficerët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke ndaluar dy të dyshuarit si autorë, Armand Lilon dhe E.N.

Kompanitë e tij objekt të aktivitetit kanë zbatimin, projektim të ndërtimeve civile, ekonomike, punime dheu, sistemim të taracave, prodhime elementësh të parafabrikuara, betoni e beton arme, ndërtime civile e turistike ,rrugesh, vepra arti, hekurudha e kanalizime, punime karperterie, investime ne sektorin e energjetikes .

Çfarë ndodhi në seancën e Vettingut:

Shkak për këtë zvarritje të hetimeve është bërë fakti se dy pronarët ku Muçi ka blerë apartamentin dhe makinën, rezultojnë që të kenë precedentë penalë.

Muçi ka qënë i pranishën në seancë gjithashtu dhe vëzhguesi ndërkombëtar. Prokuroria e krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Tiranës kanë kthyer përgjigje në KPA për subjektin e rivlerësimit Besnik Muçi.

Muçi është shprehur se ka paraqitur me shkrim parashtrimin lidhur me aktet e ardhura nga Prokuroritë.

“Kam paraqitur me shkrim parashtrimin lidhur me aktet e ardhura nga prokuroritë. Ndërsa KPA e ka pyetur Muçin “lidhur me këto akte, cili ështe komenti juaj?”

Muçi ka thënë se nga këto dokumente nuk rezulton asnjë e dhënë që krijon konflikt interesi me shtetasin A.L. i cili ka qënë i përfshirë në procedime penale.

“A.L është një nga tatimpaguesit dhe biznesmenët më të mëdhenjë të Bashkisë Tiranë. Në 2018 kam derdhur në llogarinë e kompanisë 7 mije euro, për 2019 kam derdhur në llogari 14 mijë euro te ardhura këto nga një kontratë kredie.”

Përsa i përket deklarimit të pasaktë të pasurisë Muçi shprehet se ankimimi i KPA është i pabazuar në prova ndërsa ka paraqitur vetë prova të reja. KPA pyet Muçin se kur ka marrë dijeni se shtetasi A.L ishte i përfshirë në procedime penale?

Muci: Kam ardhur në dijeni pasi DISK ka sjellë raportin dhe pasi është bërë publike në media. Dua të sqaroj opinioni publik kush janë personat dhe me çfarë akuzohen. I pari është administratori i kompanisë, i dënuar për moskallëzim krimi, personi që mua më ka shitur apartamentin.

Personi tjetër i lidhur, është shtetas që unë i kam blerë një mjet. Ai është proceduar dy herë nga Prokuroria. Është dërguar në gjyq për drejtim në gjendje të dehur të mjetit dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Këmbëngulja e KPA për ta përdorur si provë nuk ka asnjë vlerë për procesin në fjalë. Në kushtet kur nuk ka shkak ligjor për t’u pranuar gjatë procesit, vlerësoj që nuk jemi në rrethane për marrjen e kësaj prove./Faxnews/

Etiketa: besnik mucikpaseanca

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

11:34 : 17/07/2025
AKTUALITET

KPA pezullon nga detyra dhe e rikthen sërish në Magjistraturë prokuroren Elona Alvora

22:12 : 16/07/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

13:03 : 16/07/2025
AKTUALITET

Pse OSHEE nuk i kthen pergjigje KPA-së për kontratat e prokurorit Genci Mane?

17:49 : 14/07/2025
AKTUALITET

KPA njihet me parashtrimet në vetingun e ish-gjyqtares Majlinda Andrea

14:37 : 14/07/2025
AKTUALITET

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja çfarë thotë avokati Besnik Muçi

21:42 : 10/07/2025
Para

“U nxor nga kampi në Siri”/ Babai i Alvin Berishës përgënjeshtron lajmin

TË GJITHA

Përfshihet nga flakët një magazinë me lëndë drusore në Kurbin

09:09 : 18/07/2025

Iu vu tritoli në lokal, flet pronari: Nuk kam konflikte

09:07 : 18/07/2025

Rita Ora hap zemrën: Dikur mendoja se nuk isha aq e dobët sa duhet

09:06 : 18/07/2025

Betonizimi i një lulishteje i nxjerr bojën aksionit për çlirimin e hapësirave publike

08:51 : 18/07/2025

Digjen dy automjete në Korçë

08:44 : 18/07/2025

I vihet tritol lokalit në Rrugën e Durrësit

08:42 : 18/07/2025

Rrjetet që përdor Rusia për rekrutimin e shtetasve rusë për luftë, nga rolet e tyre në front te pagat

08:35 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com