• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Gjenden gjurmë gishtash dhe fije floku në makinën e braktisur të autorëve

13:20 : 03/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Grupi hetimor ka zbuluar prova të tjera të vlefshme që mund të çojnë drejt identifikimit të personave që sulmuan me armë prokurorin Arjan Ndoja, Pëllumb Muharremin të njohur me nofkën “Rrumi” dhe Andi Malokun.

Nga burime hetimore, tvklan.al ka mësuar se në automjetin tip “Mercedes-Benz E Class 280” janë gjetur shenja gishtash dhe fije floku. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se targat e mjetit AA 342 LM janë të vjedhura në Tiranë vetëm pak kohë më parë. Ndërsa automjeti dyshohet se është vjedhur në një qytet tjetër, por nuk rezulton i regjistruar.

Ekspertët e policisë shkencore do të analizojnë shenjat e gishtave të gjetura në mjet. Ajo që nuk dihet deri tani është nëse këto shenja gishtash u përkasin atentatorëve apo pronarëve të vërtetë të automjetit “Mercedes-Benz”. Pas analizimit, do të bëhet krahasimi i tyre.

Ndërsa në maskat e gjetura brenda makinës, janë zbuluar edhe fije floku. Kjo provë konsiderohet tepër e rëndësishme për hetimin, pasi ekspertët kanë besim se do të çojë në identifikimin e autorëve.

Lexo edhe:

Horoskopi, 30 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

Gjithashtu, brenda makinës së braktisur pranë varrezave të Shkafanës në Ishëm, u gjetën edhe dy kallashnikovë, një pistoletë, 9 gëzhoja dhe shishe benzine. Armët e gjetura janë përdorur në atentatin ndaj makinës së prokurorit më 1 Nëntor në autostradën Tiranë-Durrës.

Për të mos lënë prova në vendngjarje, autorët kanë qëlluar nga brenda kabinës së mjetit të tyre, me qëllim që gëzhojat e armëve të mos binin në tokë. Dyshohet se kanë qenë 3 persona në mjetin “Mercedes” ngjyrë gri. Më pas mendohet se janë ndihmuar edhe nga 1 apo 2 persona të tjerë për t’u larguar nga vendi ku braktisën makinën. Burimet thonë gjithashtu se mund të kenë qenë të përfshirë edhe dy persona të tjerë që kanë patur rolin e informatorit.

Autorët braktisën makinën pranë varrezave të Shkafanës pas atentatit dhe kishin planifikuar ta digjnin, pasi brenda mjetit u gjetën shishe benzine. Por për arsye ende të paditura, autorët u larguan pa i vënë flakën “Mercedesit” dhe u arratisën në drejtim të panjohur me një automjet të dytë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi mbetën të plagosur nga ky atentat. Në gjendje më të rëndë është Andi Maloku. Ndërsa prokurori Ndoja dhe “Rrumi” janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet ende kush prej dy emrave të fundit ka qenë shënjestër e atentatit.

Në dëshminë paraprake, prokurori Arjan Ndoja ka thënë se nuk ka qenë ai shënjestra. Hetimet për këtë ngjarje po kryhen nga prokurorët e Krimeve të Rënda Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj. /tvklan.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 30 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 29/06/2026
AKTUALITET

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

22:55 : 29/06/2026
AKTUALITET

Abilekaj: Nëse rrethohet kryeministria për një javë, Rama nuk mund të jetë më në detyrë!

22:53 : 29/06/2026
HOROSKOPI

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave

22:50 : 29/06/2026
AKTUALITET

Vijon marshimi në Tiranë, protestuesit thirrje njëzëri: Rama n’burg, Berisha n’burg

22:44 : 29/06/2026
AKTUALITET

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

22:34 : 29/06/2026
Para

Plasi sherri/ Samanta thumbon Ronela Hajatin dhe Zerkën

TË GJITHA

Horoskopi, 30 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 29/06/2026

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

22:55 : 29/06/2026

Abilekaj: Nëse rrethohet kryeministria për një javë, Rama nuk mund të jetë më në detyrë!

22:53 : 29/06/2026

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave

22:50 : 29/06/2026

Vijon marshimi në Tiranë, protestuesit thirrje njëzëri: Rama n’burg, Berisha n’burg

22:44 : 29/06/2026

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

22:34 : 29/06/2026

Eurodeputetja holandeze: Nëse doni të shkoni në BE, Rama duhet të dëgjojë

22:17 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio