Një grua ka humbur jetën këtë të enjte në Sarandë, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se gruaja ka rënë në kontakt me energjinë elektrike në banesën ku jetonte, në lagjen “Lugu i Dardhës”, të qytetit jugor.
Gruaja që ka ndërruar jetë quhet Alije Nika, rreth 70 vjeçe.