• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Tarafi” i Gent Cakaj/ Eksponentë të majtë e të djathtë punësojnë familjarët në Ministrinë e Jashtme

19:20 : 30/10/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, u duk se nisi me vrull “pastrimin” e administratës dhe diplomacisë nga lidhjet nepotike, klienteliste dhe politike në institucionin që “iu dhurua” nga kryeministri Edi Rama.

Por, mesa duket, gjithçka ka qenë thjesht një show mediatik. Të paktën, kjo përshtypje krijohet pas një denoncimi që ka mbërritur në adresën e redaksisë së “Boldnews.al”.

Në bazë të të dhënave të referuara në denoncim, administrata e lartë e Gent Cakaj është e mbushur me familjarë të eksponentëve të Partisë Socialiste, por edhe të Partisë Demokratike e të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Aradha e emrave krijon idenë se Cakaj ka synuar të krijojë një balancim politik, ndoshta për të zgjatur sa më shumë dhe i pashqetësuar mandatin e dështuar të tij në krye të Ministrisë së Jashtme.

Lexo edhe:

EMRI/ Ky është zyrtari i Ministrisë së Jashtme që u përplas nga makina në vijat e bardha

Makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme në vijat e bardha, dërgohet me urgjencë te Trauma

Në denoncimin e mbërritur në “Boldnews.al” përmenden emrat konkretë, si edhe lidhjet e tyre me eksponentë politikë.

– Shef i Kabinetit të Ministrit të Jashtëm (në detyrë), Gent Cakaj, është Dastid Koreshi, djali i shkrimtarit dhe ish-zyrtarit të lartë të Partisë Socialiste, Vath Koreshi, i ndarë nga jeta në vitin 2006.

– Preç Zogaj, ish-deputet dhe funksionar i Partisë Demokratike, një prej zërave më kritikë ndaj Edi Ramës deri para pak kohësh, tashmë ka zbutur qëndrimet e tij opozitare. Kjo qasje e re duket se lidhet me emërimin e djalit të tij, Besian Zogaj, në postin e Këshilltarit të Gent Cakaj.

– Sekretar i Përgjithshëm është Armand Skrapi. Një familjare e tij, Elida Petoshati, është ambasadore në Danimarkë. Një tjetër familjare e tij, Valbona Petoshati, është një prej Koordinatoreve në stafin e kryeministrit Edi Rama.

– Mimoza Halimi, Drejtore e Përgjithshme e Çështjeve Politike në Ministrinë e Jashtme ka në varësi të saj bashkëshortin, Ariel Halimi, specialist në Drejtorinë e NATO-s.

– Drejtoresha e Buxhetit dhe Financës, Ilda Dega ka vajzën, Arlinda Dega diplomate pa status në Ambasadën Shqiptare në Kanada.

– Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, sot një nga aleatët politikë dhe publikë të qeverisë së Edi Ramës, ka tre familjarë të punësuar në Ministrinë e Jashtme. Vajza e tij, Inid Milo, sipas denoncimit të mbërritur në “Boldnews.al”, është drejtuese e Task-Force të “OSBE 2020”-Presidenca Shqiptare.

Mbesa e Paskal Milos, Antonela Dhimolea është Shefe Sektori e Nismave Rajonale. Ndërsa Anton Koliqi, nipi i gruas së Milos është diplomat në selinë diplomatike të Uashingtonit.

– Sokol Gjoka, Drejtori i Organizatave Shumëpalëshe në Ministrinë e Jashtme është babai i Donjet Gjoka, zyrtar i lartë në Ministrinë e Brendshme.

– Silvana Leskaj, bashkëshortja e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, është Shefe e Sektorit të Diplomacisë Ekonomike. Denoncuesi publik shënon se znj. Leskaj është pa status diplomati.

– Mirela Peza (Ndini), gruaja e ish-deputetit socialist dhe sot sekretar në Kryesisë e PS, Alfred Peza, prej vitesh është në postin e Shefes së Sektorit të Diplomacisë Publike, zyra e medias e shtypit

– Mira Hoxha, një ish-anëtare opozitare, është emëruar nga Gent Cakaj në postin e Drejtores së Diplomacisë Publike dhe Ekonomike të Diasporës.

– Fatmir Xhafaj, eksponenti i lartë i Partisë Socialiste, “babai” i Reformës në Drejtësi, ka të punësuar mbesën, Greta Nakos, diplomate në Drejtorinë e NATO-s, në Ministrinë e Jashtme.

– Ish-ministri i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht pedagogu Ylli Pango ka të emëruar të birin, Viktor Pango, si diplomat në Drejtorinë Konsullore të Ministrisë së Jashtme.

– Sokol Beja, djali i ish-deputetit demokrat, Fatos Beja, është diplomat në Task-Force “OSBE 2020”-Presidenca Shqipëri.

– Shkëlzen Macukulli, i afërm i deputetit socialist, Spartak Braho, është diplomat në Drejtorinë e Amerikës dhe Azisë në Ministrinë e Jashtme.

– Odis Mineu, ish-drejtues i Rinisë Social-demokrate dhe njëkohësisht i afërm i drejtuesit shumë-vjeçar të asaj partie, Skënder Gjinushit, është diplomat në Drejtorinë e Rajonit dhe Vendeve Fqinje në Ministrinë e Jashtme.

– Erenik Shllaku, djali i një ish-zyrtari të lartë në qeverisjen e Partisë Demokratike, Ymer Shllaku, është diplomat në Drejtorinë e Bashkimit Europian

– Dashuri Shehu, bashkëshortja e ish-zyrtarit të lartë politik të Partisë Demokratike, Shrefedin Shehu, është Drejtore e Auditit në Ministrinë e Jashtme

– Etleva Haka, ish-kandidate për deputete e LSI-së në zgjedhjet e vitit 2009, është prej disa vitesh Drejtoreshë Juridike në Ministrinë e Jashtme

Qokat e Gentit/ Pa status e pa mandat, ja diplomatët që përfaqësojnë Shqipërinë, lidhjet me politikën

Etiketa: cakajministria e jashtmetarafi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRI/ Ky është zyrtari i Ministrisë së Jashtme që u përplas nga makina në vijat e bardha

15:18 : 16/04/2025
AKTUALITET

Makina përplas punonjësin e Ministrisë së Jashtme në vijat e bardha, dërgohet me urgjencë te Trauma

12:46 : 16/04/2025
AKTUALITET

Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel, fondi limit 240 milionë lekë (ARSYEJA)

22:02 : 30/12/2024
AKTUALITET

Ministri Igli Hasani: Dënoj ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit!

08:23 : 03/10/2024
AKTUALITET

Video/ Shembet pallati tek Ministria e Jashtme, pluhuri ‘pushton’ zonën

14:29 : 20/08/2024
BOTA

Franca evakuon më shumë se 170 shtetas francezë nga Haiti

19:28 : 27/03/2024
Para

Studentja denoncon tentativën për përdhunim në Elbasan: Mbrapa pemëve, më kapi për fyti e më rrëzoi përtokë...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com