• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I kërkuar për vrasje, kapet në Durrës nga forcat speciale 34-vjeçari nga Vlora/ Detajet

09:47 : 30/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, arrestoi 34-vjeçarin Eduart Xhezo, i shpallur në kërkim për vrasje në rrethana cilësuese.

Burme zyrtare nga policia bëjnë të ditur se operacioni u finalizua pas një ndjekjeje disa ditore nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, Tiranë, e Durrës, ku pasi u bë i mundur identifikimi i vendndodhjes, u kap 34-vjeçari, Xhezo.

“Qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara, nën efektin e lëndëve narkotike, me kartë identiteti të falsifikuar dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar në dy pika kontrolli, por prangoset pas ndjekjes dhe bllokimit të rrugës në Shkozet, Durrës, 34-vjeçari nga Vlora, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve”.

Seksioni i Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë pas informacioneve të marra për vendndodhjen e personit në kërkim organizoi punën për kapjen e tij, i cili sapo ka parë Policinë ka lëvizur me shpejtësi të madhe në Drejtim të Durrësit.

Menjëherë është njoftuar Policia e Durrësit dhe në hyrje të Durrësit, Policia ngriti një pikë kontrolli me qëllim bllokimin e automjetit, por edhe në këtë pikë kontrolli drejtuesi i mejtit nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë dhe është larguar me shpejtësi.

Lexo edhe:

Përndiqte vazhdimisht 26-vjeçaren boshnjake, arrestohet shqiptari në Kroaci

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

Forca e Posaçme Shqiponja e DVP Durrës dhe ato të Qarkullimit Rrugor i janë vënë në ndjekje dhe në vendin e quajtur “Mbikalimi i këmbësorëve” te unaza e Shkozetit, u bë bllokimi i mjetit së bashku me personat, të cilët u shoqëruan në Polici.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën një sasi e vogël lënde narkotike cannabis dhe dy karta identiteti me iniciale A. S., dhe S. J.

Pas verifikimit të bërë karta e identitetit me emër A. S. rezultoi e falsifikuar, pasi fotografia në kartë i përkiste shtetasit në kërkim Eduart Xhezo, 34 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Shkallës Parë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve”, pasi më datën 04.08.2019, rreth orës 19.30, në lagjen “1 Maj”, Vlorë janë goditur me armë shtetasit A. B., E. B. dhe N. H. dhe ky shtetas dyshohet si një nga autorët e kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Kush është Eduart Xhezo

Eduart Xhezo, 34 vjeç, i dyshuari kryesor për vrasjen e 50-vjeçarit Arben Beqiraj, pas përshkallëzimit të një konflikti në të shtëna armësh, në zonën “Plazhi i vjetër” në Vlorë, është një person me një dosje të pasur penale.

34-vjeçari rreth 10 vite më parë, është dënuar me 9 vjet e 4 muaj burg nën akuzën “Vrasje me dashje të dy a më shumë personave”, të mbetur në tentativë, si dhe për “Armëmbajtje pa leje”. Lidhur me këto akuza, Xhezo, u arrestua pas 5 vitesh në kërkim.

Në dhjetor të vitit 2005, kur punonte si shitës zarzavatesh me shumicë, Xhezo është konfliktuar me shtetasit Skënder dhe Klodjan Rama, të cilët ishin paraqitur në dyqan për të bërë furnizimin me artikuj bujqësorë. Midis tyre nisi një debat lidhur me çmimin e një sasie patatesh që po peshohej dhe në mungesë dakordësie, blerësit janë tërhequr nga blerja e mallit. Kjo përballje verbale ka shërbyer si shkak për nisjen e një përplasjeje fizike. Mësohet se Xhezo ka marrë një gurë peshe dhe me të ka goditur në kokë Klodjanin.

Grindja është ndërprerë pasi blerësit janë larguar. Kreshnik Rama, djali tjetër i Skënder Ramës, po atë ditë, rreth orës 09:00 të mëngjesit, pa qenë në dijeni në lidhje të grindjes, rastësisht ka shkuar për t’u furnizuar me furgon. Por, Xhezo duke pandehur se kishte shkuar për t’u hakmarrë, ka marrë një armë automatike dhe në momentin që furgoni ka ndaluar është afruar dhe në një distancë rreth 7-8 m ka qëlluar në drejtimin të tij.

Si pasojë e agresionit mbeti i plagosur Rama së bashku me shoferin e furgonit. Pas kësaj ngjarjeje, Xhezo, është arrratisur dhe hetimet janë zhvilluar në mungesë të tij. Fillimisht, dënimi i dhënë nga Gjykata për Xhezon ishte me 14 vjet burg, ndërsa duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, subjektit i mbeteshin të vuante vetëm 9 vjet e 4 muaj burg.

Vendimi i marrë në mungesë të tij nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë dhe më pas e lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit, u dërgua nga Xhezo në Gjykatën e Lartë, instancë që në vitin 2012, e uli dënimimin në vetëm 2 vite burg për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Etiketa: arrestimpoliciaxhezo

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përndiqte vazhdimisht 26-vjeçaren boshnjake, arrestohet shqiptari në Kroaci

16:19 : 15/05/2025
AKTUALITET

U kap me mbi 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 66-vjeçari në Korçë

11:34 : 15/05/2025
AKTUALITET

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025
AKTUALITET

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

10:16 : 15/05/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Goditi me send të fortë një 59-vjeçar, shpallet në kërkim i riu

09:20 : 15/05/2025
AKTUALITET

U shpall i zhdukur, gjendet i vdekur 71-vjeçari në Korçë

19:55 : 14/05/2025
Para

Mourinho kërkon të bëjë historinë në Premier League

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Tela: Administrata ka punuar për PS, SPAK nuk ka dokumentuar asnjë rast të krimit zgjedhor

22:08 : 15/05/2025

“U sekuestrua telefoni i shoqëruesit të Tom Doshit”/ Lala shpjegon “goditjen” e SPAK ndaj njerëzve të PSD

22:05 : 15/05/2025

Zbutet Hamas: Gati të tërhiqemi/ Grupi ekstremist, negociata direkte me SHBA

22:00 : 15/05/2025

Akuzohet për shpërndarje pornografie me fëmijë, reagon futbollisti i Real Madrid

21:56 : 15/05/2025

Abilekaj: Çdo grup kriminal ka përfaqësuesin e tij në parlamentin e kësaj qeverie

21:53 : 15/05/2025

Gazetarja: SPAK të hetojë nëse Sara Mile ka sponsorë nga krimi i organizuar

21:50 : 15/05/2025

Misteret e Stambollit, a po përgatitet një takim historik mes Trump, Putin dhe Zelensky në Turqi?

21:45 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com