• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burgu i Fierit “ndihmon” mëkëmbësin e Habilajve të përfitojë ulje dënimi

22:33 : 30/10/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE
Nga seanca gjyqësore e grupit "Treblova"

Nga seanca gjyqësore e grupit "Treblova"

Nga Boldnews.al

Taulant Haxhiraj, i njohur si mëkëmbësi i Habilajve në parcelat e hashashit në Vlorë, ka përfituar së fundmi 90 ditë ulje dënimi nga gjykata, pasi drejtuesit e Burgu të Fierit, ku ai po vuan dënimin, kanë vlerësuar se ka sjellje të mirë dhe angazhohet në aktivitetet sportive e kulturore.

Në datë 2 Tetor 2019, Gjykata e Fierit ka pranuar kërkesën e Haxhiraj për ulje dënimi me 3 muaj, bazuar në karakteristikën e depozituar në seancë nga Burgu i Fierit, i cili drejtohet prej Arjan Hasanit, një prej atyre që u ka rezistuar disa “furtunave” në kuadrin drejtues të Burgjeve.

Në dokumentin e nënshkruar nga zyrtarët e burgut, rezulton se “i dënuari Haxhiraj, gjatë qëndrimit në institucion ka shfaqur sjellje pozitive dhe nuk është dënuar me masë disiplinore…”.

Nga Vlerësimi i sjelljes i sipërcituar rezulton se: “…I dënuari ka krijuar marrëdhënie korrekte me personelin dhe bashkëvuajtësit, Merr pjesë në programe rehabilituese dhe veprimtari kulturore-sportive që zhvillohen në institucion…”.

Lexo edhe:

Erion Veliaj kërkon lirinë në Apel, sot jepet vendimi. SPAK, prova të reja ndaj kryebashkiakut

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës! Lihet në fuqi sekuestrimi i celularit

Në vijim të kësaj karakteristike, gjykata e Fierit vendosi “Pranimin e kërkesës së kërkuesit Taulant Haxhiraj” dhe “Uljen e dënimit të kërkuesit në masën 90 (nëntëdhjetë) ditë”.

Drejtori i burgut të Fierit, Arjan Hasani

Taulant Haxhiraj është dënuar nga Gjykata për Krime të Rënda me 6 vjet burgim, për veprat penale të “kultivimit të narkotikëve” dhe “krijimit e pjesëmarrjes në organizatë kriminale. Ai u arrestua në vijim të një operacioni të drejtuar nga Prokuroria për Krime të Rënda, në Tetor 2016.

Në kuadër të atij operacioni, Policia deklaroi fillimisht se kishte sekuestruar rreth 24 ton kanabis sattiva, në fshtrat Vezhdanisht e Treblovë, në Vlorë. Por, kjo shifër gjigande droge u mohua më pas nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri.

Ish-ministri Tahiri deklaroi në atë kohë se “këto janë informacione nga fronti i së keqes, i cili ka depërtuar edhe në Prokurori”. Sipas tij, operacioni ishte kryer nga Policia e Shtetit dhe se sasia e narkotikëve të sekuestruar ishte më e ulët.

Gjithësesi, këto deklarime publike të Tahirit nuk arritën të bindnin opinionin publik për sasinë rekord të kapur në operacionin e drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në kuadër të atij operacioni u arrestua edhe Taulant Haxhiraj, i konsideruar në atë kohë si koka e grupit kriminal.

Por, hetimet e mëvonshme të kryera për klanin kriminal “Habilaj”, i drejtuar nga kushërinjtë e Saimir Tahirit, provuan se Taulant Haxhiraj ishte “mëkëmbës” i tyre në terrenin e fshatrave të Vlorës.

Gjatë procesit gjyqësor kundër Saimir Tahirit, i akuzuar nga Prokuroria për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, konstatohet se hetimi ndaj Habilajve ka nisur pikërisht pas operacionit, ku u arrestua Taulant Haxhiraj dhe disa persona të tjerë.

Ndërkohë që Saimir Tahiri pritet të përballet me Gjykatën e Apelit, ku ai ka kundërshtuar dënimin për “shpërdorim detyre”, ndërkohë që Prokuroria kërkon dënimin për “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, Taulant Haxhiraj vijon të jetë në burg.

Në bazë të vendimit të Gjykatës së Fierit, e cila ka vendosur së fundmi uljen e dënimit, rezulton se Haxhiraj duhet të vuajë edhe më pak se dy vite burgim.

“Sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit për të dënuarin Taulant Haxhiraj, rezulton se ky i dënuar nga dënimi i dhënë ka vuajtur fizikisht 2 vite 11 muaj 28 ditë burgim. Me kohën e paraburgimit ka fituar 11 muaj e 27 ditë burgim. Kërkuesi Taulant Haxhiraj, nga dënimi i dhënë ka kryer gjithsej 3 vite 11 muaj 25 ditë burgim dhe i mbeten për të vuajtur edhe 2 vite 5 ditë burgim”, thuhet në vendimin e gjykatës, para se t’i akordonte ulje edhe me 90 ditë të tjera.

Etiketa: gjykimihabilajTahiri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erion Veliaj kërkon lirinë në Apel, sot jepet vendimi. SPAK, prova të reja ndaj kryebashkiakut

08:04 : 12/03/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës! Lihet në fuqi sekuestrimi i celularit

15:41 : 19/02/2025
AKTUALITET

Edi Rama ua futi të gjithëve

20:05 : 14/02/2025
AKTUALITET

Beçi: Deklaratat e Ahmetajt, një indicie e re për rihapjen e dosjes Tahiri

22:55 : 30/01/2025
KRONIKE

Apeli ktheu për gjykim dosjen, rinis në GJKKO procesi për Moisi Habilajn dhe tre të pandehurit e tjerë

11:10 : 21/11/2024
AKTUALITET

Nuk paraqitet gjyqtarja, dështon seanca e radhës për Dritan Dajtin në Gjykatën e Elbasanit

10:12 : 20/11/2024
Para

Tragjike/ Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur (Foto)

TË GJITHA

Sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz, pronari i dënuar për drogë në Angli

14:21 : 05/06/2025

Do t’i shiste lëndë narkotike një personi, vihet në pranga 36-vjeçari në Dibër

14:06 : 05/06/2025

Ambasada amerikane në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza

13:54 : 05/06/2025

Bloomberg: Trump u ka kërkuar shteteve të Ballkanit t’i pranojnë migrantët e dëbuar

13:51 : 05/06/2025

Largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës, Erjon Galanxhi! Qëndroi vetëm tre muaj në detyrë

13:34 : 05/06/2025

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri

13:23 : 05/06/2025

KAS merr vendimin: Qarku i Tiranës shkon në rinumërim, 1282 kuti votimi do të hapen

13:16 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com