• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shteti ka rënë/ Malaj: Borxhet e papaguara të sigurimeve vazhdojnë të përkeqësohen, ja ç’duhet bërë

10:03 : 29/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Ish-ministri i Financave në qeveritë socialiste, Arben Malaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ngritur shqetësimin mbi borxhet e papaguara në 2018 të sigurimeve shoqërore, që arrijnë në vlerën e 14 mld lekë ose 110 mln euro.

Malaj shkruan se mospagesat vijojnë të përkeqësohen në rreth 1100 institucione, ndërsa thekson se disa institucione nuk kanë derdhur as pjesën e sigurimeve shoqërore që iu kanë mbajtur punonjësve nga pagat e tyre.

Në kushte të tilla, Malaj thotë se duhet transparencë, pasi heshtja i bën këto institucione përgjegjëse për situatën.

Postimi nga Arben Malaj

Shteti (nuk) ka rene. Ne media eshte deklaruar se ” Në fund të vitit 2018 borxhet e pa-paguara të sigurimeve shoqërore arriten në 14 miliardë lekë ose 110 milionë euro.

Lexo edhe:

Gazetarët prej muajsh pa marrë rrogat/ Eni Vasili: RTSH po përballet me borxhe katastrofike

Bashkitë, 36 milionë euro borxhe për të shlyer/ Cilat njësi mbajnë më shumë detyrime?

Një pjesë e konsiderueshme e tij i përket pushtetit vendor. Mospagesat vazhdojne te perkeqesohen ne rreth 1100 institucione. Qartesimi i kesaj situate, transparenca maksimale me punonjesit e sektorit publik qe nuk u paguhen sigurimet shoqerore, prezantimi i nje plani konkret se si dhe deri kur do te shlyhen keto detyrime, qarteson nqs shteti nuk ka rene.

Kjo eshte nje ceshtje sociale shume kritike per te gjithe punjonjesit. Disa institucione nuk kane derdhur as pjesen e sigurimeve shoqerore qe ju kane mbajtur nga paga e tyre. Kjo mund te konsiderohet “vjedhje” e parave te tyre deri atehere kur keto shuma vertetohet se jane derdhur ne sigurimet shoqerore. Njekohsishte mos-pagesat fshehin deficitin buxhetore dhe borxhin publik te nje vendi, kjo prodhon pa qartesi dhe pasiguri per te ardhmen.

Mospagesat cenojne rende kredibilitetin e qeverisjes. Ne nje vend te qeverisur me pergjegjesi morale dhe ligjore sapo keto shifra te beheshin publike, qeveria, dhe bashkite duhet te benin sqarim publik per saktesine e shifrave dhe planin konkrete te shlyerjes se tyre.
Heshtja i bene pergjegjes edhe ligjore. Disa hapa te menjehershme duhen te ndermerren pa vonese :

(1) Interpelance parlamentare me kryeministrin.
(2) Verifikim i shifrave nga KLSH.
(3) Identifikimi i drejtuesve te institucioneve qe kane shkelur ligjin duke mos paguar ne te njejten kohe pagat dhe sigurimet shoqerore dhe penalizimi per shperdorim detyre;
(4) identifikimi i pergjegjegjesise per punonjesit thesarit qe kane lejuar pagimin e pagave pa paguar ne te njejten kohe sigurimet shoqerore;
(5) bllokimi i menjehershem i cdo shpenzimi operative dhe i investimeve per zyra, makina, pajisje, sherbime brenda dhe jashte vendit deri ne shlyerjen e detyrimeve te prapambetura;
(6) Bllokimi i cdo shpenzimi per udhetim e dieta per aktivitete nderkombetare duke e deleguar perfaqesimin ne nivel ambasadori.
(7) Detyrimi i institucioneve pergjegjese qe brenda 15 diteve te paraqesin programin e shkurtimit te shpenzimeve operative dhe afati i shlyerjes se detyrimeve te prapambetura per sigurimet shoqerore.
(8) Nje analize e thelluar per eleminimin e fryrjes se numrit te punonjesve per motive politike e nepotiste ne institucionet qe nuk kane paguar sigurimet shoqerore;
(9) Qartesimi publik nga qeveria i hapave konkrete ligjore dhe administrative te nderprerjes se mos pagimit ne te njejten kohe te pagave dhe sigurimeve shoqerore dhe te shlyerjes se detyrimeve te prapambetuar brenda afateve konkrete.
Pensionistet e sotem dhe ata te viteve te ardhshme si edhe taksapaguesit shqiptare nuk duhen renduar me kostot e renda te mos pagimit te sigurimeve shoqerore.
Pensionistet penalizohen nga mos rritja reale e pensioneve, taksapaguesit do te rendohen nga rritja e taksave per te mbyllur gropen e madhe dhe ne rritje te deficitit te skemave sociale, deficitit buxhetore dhe rritjen ne nivele kritike te borxhit publik zyrtar dhe te fshehur,

( Ky reagim publik nuk shpreh qendrim te BSH-se)

Etiketa: borxhemalajqeveriosja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetarët prej muajsh pa marrë rrogat/ Eni Vasili: RTSH po përballet me borxhe katastrofike

18:12 : 11/09/2025
AKTUALITET

Bashkitë, 36 milionë euro borxhe për të shlyer/ Cilat njësi mbajnë më shumë detyrime?

15:17 : 03/09/2025
AKTUALITET

Inceneratori fantazmë i Tiranës fitoi 10 mln euro vitin e kaluar, por ku shkuan paratë?

21:46 : 01/08/2025
AKTUALITET

“Erdhëm për kërcim, na detyruan të prostituojmë”/ Kolumbianet mbahen “peng” në Tiranë: Na kanë marrë pasaportat

18:29 : 20/07/2025
AKTUALITET

Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit

17:07 : 15/07/2025
AKTUALITET

Heqja e tendave, Malaj kritika Ramës: Biznesi i vogël po pengohet për të favorizuar oligarkët

10:30 : 11/07/2025
Para

Emil Ratajkovski i vë "zjarrin" Instagramit, pozon nudo mbi divan (FOTO)

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com