• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Beteja kundër mafies shqiptare që përmbyti Birmingamin me kokainë

08:45 : 27/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Beteja është e vazhdueshme midis oficerëve të Agjencisë Kombëtare të Krimit dhe mafies shqiptare që përpiqet të përmbyti Birminghamin me kokainë. Bandat nga vendi i Ballkanit janë përpjekur të kontrollojnë tregun fitimprurës të kokainës në qytet gjatë viteve të fundit.

Droga më e trafikuar nga kriminelët në Ballkan ka qenë heroina, kjo për shkak se dhe vendndodhja e tyre ishte në shtegun e opiumit, nga Afganistani në Evropë.
Por tashmë shqiptarët kanë zbuluar se fitime shumë më të mëdha mund të bëhen me kokainën.

Mbretëria e Bashkuar ka një treg të bollshëm të kokainës, kështu që ata janë tërhequr për të trafikuar në këtë vend. Londra është qendra kryesore e tyre, por ato janë krijuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë edhe Birmingham-in.

Në vitin 2018 burgoset Erald Mema, koka e një bande shumë të sofistikuar për shitjen e kokainës.

Gangsteri shqiptar, i cili kryesonte një grup kokaine shumë milion dollarësh, në Mbretërinë e Bashkuar, u burgos për 25 vjet.

Lexo edhe:

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’

Erald Mema, i dënuar nga gjykatat britanike me 25 vjet burg

Ai ishte përgjegjës për drejtimin e një bande shumë të sofistikuar dhe të organizuar dhe furnizoi me kokainë, të një cilësie dhe pastërtie të lartë tregun britanik.

33-vjeçari drejtoi një rrjet, i cili tregtonte drogë nga Birmingham, në Oksford, Londër dhe Bristol.

Ai u dënua për dy komplote për të furnizuar me kokainë midis 1 qershorit 2016 dhe 2 dhjetorit 2016.

Gjithashtu në vitin 2016 shtetasit shqiptarë Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u burgosën pasi u kapën me 120,000 £ kokainë, në Birmingham.

Policia rrugore britanike kishte parë një automjet të klasit E, duke bërë manovra të dyshimta, në Birmingham dhe kishin vendosur ta ndiqnin atë më 28 janar në 2016.

Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha, të dënuar nga drejtësia britanike

Ata vendosën të kontrollonin automjetin, pasi ndaloi në Corley Services. Pas kontrollit u arrestuan shqiptarët dhe u sekuestrua kokaina.

Një qen antidrogë zbuloi gjithashtu dy ‘tulla’ të mëdha me kanabisi të fshehura në bagazhin e makinës.

Kur oficerët intervistuan shqiptarët në stacion, Domi dhe Dardha, të dy 25-vjeçarë, që jetojnë në Acton dhe Brent Cross, u përpoqën të kalonin fajin tek njëri-tjetri.

Më vonë ata u dënuan me 4 vjet dhe 8 muaj burg, pasi pranuan se kishin drogë me qëllim furnizimin e Leamington Justice Center.

Agjencia e krimit në Mbretërinë e Bashkuar tha se janë duke u thurur operacione për luftimin e bandave.

National Crime Agency (NCA) përqendrohet në grupe shumë të organizuara të krimit, që merren me trafikimin e njerëzve, armëve të zjarrit, korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Një zëdhënëse e NCA tha për BirminghamLive se agjensia po ndërthur operacione për të luftuar bandat.

Zëdhënësi tha: “kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë të ndikimit brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar (dhe) po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainë.

NCA kombinon mbledhjen e inteligjencës dhe aktivitetin operacional për të synuar grupet e organizuara të krimit për të cilët droga është vetëm një burim të ardhurash dhe që përdorin fitimet për të mbështetur forma të tjera të krimit.

Kjo përfshin trafikimin e njerëzve, trafikimin e armëve të zjarrit, korrupsionin dhe pastrimin e parave, të gjitha këto shkaktojnë dëme, dhunë dhe shfrytëzim.”

Etiketa: BirmingamLuftamafia shqiptare

Lajme të lidhura

BOTA

OBSH: Nevojiten 7 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor në Gaza

18:40 : 23/10/2025
AKTUALITET

Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’

21:19 : 21/10/2025
BOTA

Trump: Nëse Hamasi nuk respekton armëpushimin, do të zhduket

19:04 : 20/10/2025
BOTA

Sulmi me tritol ndaj gazetarit Sigfrido Ranucci, nën hetim edhe mafia shqiptare

19:34 : 19/10/2025
BOTA

Netanyahu: Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm kur Hamasi të çarmatoset!

22:51 : 18/10/2025
BOTA

Luftë e heshtur në Karaibe/ Trump çon CIA-n, Maduro moblizion ushtrinë

09:47 : 18/10/2025
Para

Nisma "bukë me vete"/ Ish-deputetja: Veliaj megalloman, sajon e trillon lloj lloj filmash për...

TË GJITHA

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025

EMRI/ I shpallur në kërkim për drogë në Kosovë, 44-vjeçari kapet në Tepelenë

08:53 : 26/10/2025

Rusia demonstron fuqinë bërthamore me raketën “Burevestnik”, Putin e quan “të pathyeshme”

08:42 : 26/10/2025

Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

08:37 : 26/10/2025

Sot mbahet në Kuvend seanca për qeverinë, a i ka Albin Kurti votat e nevojshme?

08:18 : 26/10/2025

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:06 : 26/10/2025

Rikthehet ora dimërore! Në 03:00, akrepat shkuan 60 minuta pas

07:57 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com