• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sikur Rama të ndjente 1/100-n e përgjegjësisë së Zaevit…/ Meta ironizon Kryeministrin

11:46 : 27/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë verdiktin e BE-së për të mos i hapur negociatat Shqipërisë si dhe faktin se Rama ndryshe nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, është shprehur se nuk i ka shkuar ndërmend të japë dorëheqjen, pasi sipas këtij të fundit përgjegjësia për moshapjen e negociatave nuk është e tij, por e Francës që ka vendosur një bllokadë mbi integrimin.

Në një intervistë për News24, Presidenti Meta ka ironizuar kryeministrin, duke thënë se nëse Rama do të ndjente sikur një të qindtën e përgjegjësisë së Zaev (kryeministri maqedonas ka dhënë dorëheqjen), atëherë negociatat do të ishin hapur që vitin e kaluar, në mos më herët.

“Nëse do të prisnim një reflektim të tillë mendoj se do të ishim naivë, për arysen se nëse do të kishte ndjerë një të qindtën e përgjegjësisë që do të kishte ndjerë Zaevi, që mendoj se është një viktimë e rrethanave… nëse kryeministri do të kishte ndjerë kaq përgjegjësi, ne do t’i kishim çelur negociatat që para një viti”, tha Meta.

Zoti presidenti, Këshilli Europian mori vendimin për refuzimin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. A ishte i pritshëm ky vendim për ju si president, pasi në një farë mënyrë e kishit parashikuar me zhvillimet që ka pasur Shqipëria gjatë këtij viti. Cilat do të jenë pasojat për këtë vendim për Shqipërinë, por dhe rajonin?

Meta: Besoj se qëndrimet e mija kanë qenë mjaft të qarta dhe projekte të vendosja dhe sistemike për të evituar një vendimmarrje të tillë. Duke krijuar në mënyrë të vazhdueshme nga të dy palët. Në mënyrë të veçantë nga qeveria për të reflektuar me qëllim në radhë të parë të organizmit të zgjedhjeve vendore gjithëpërfshirëse në 13 tetor. Por edhe për çështje të tjera që do të përmirësonin shansin e Shqipërisë për të marrë një dritë jeshile në 18 tetor. Kam qenë i qartë për këtë çështje. Në rast se nuk do të ndodhte kjo që ndodhi premtova dhe një dekoratë. Në kushtet e vlerësimit tim një vendimmarrje pozitive për shkak të rrethanave të brendshme, të shtuara, negative, përkeqësuese. Në raport kjo të paktën me një vit më parë ishte evidente, natyrisht që një vendimmarrje pozitive do të ishte jashtë gjithë historikut si ka funksionuar vendimmarrja në BE.

Lexo edhe:

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

Refuzimi ishte edhe për Maqedoninë e Veriut, dhe reagimi i dy kryeministrave ishte i ndryshëm. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka shpallur zgjedhje të parakohshëm, ndërsa kryeministri i Shqipërisë thotë se “nuk ka ndonjë përgjegjësi dhe zgjedhjet do të jenë në vitin 2021. A prisni ju një dorëheqje të tij si një reflektim?

Meta: Nëse ne do të prisnim një reflektim të tillë nga ana e kryeministrit tonë sot, mendoj se do të ishim pak naivë, për arsye sepse nëse do të kishte ndier 1/100-n e përgjegjësisë që ka ndier Zaevi, i cili në rastin konkret për mua është një “viktimë” nuk është një përgjegjës….

Gazetari: “Viktimë” e kujt?

Presidenti Meta: …“viktimë” e rrethanave të caktuara. Pra në rast se kryeministri ynë do ndiente 1/100-n e përgjegjësisë së Zaevit, ne do t’i kishim çelur negociatat para dy vitesh, para një viti në qershorin që kaloi dhe absolutisht nuk do të vihej në diskutim tani.

Aq më tepër që ishim bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe mund të përfitonim shumë nga suksesi i madh që shënoi ky vend në planin ndërkombëtar, për shkak të Marrëveshjes së Prespës.

Mua më vjen keq ta them këtë gjë, sepse jam President i Shqipërisë, por Maqedonia e Veriut edhe me këtë sjellje që tregoi pas mosmarrjes së çeljes së negociatave, që ishte një padrejtësi e madhe, tregoi edhe njëherë tjetër se e meritonte çeljen e tyre.

Sepse mënyra e sjelljes së saj ishte shumë demokratike, shumë europiane, sepse i ishte premtuar popullit që edhe zgjidhja e emrit edhe bërja e disa reformave bëheshin sepse ishte e sigurt çelja e negociatave, përveç anëtarësimit në NATO.

E vërteta është, që shumica e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian, me ndonjë rast të veçantë, kanë qenë që Maqedonia e Veriut ta merrte dritën e jeshile qoftë dhe duke e ndarë me Shqipërinë.

Etiketa: MetaRamazaev

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas ndodhi 50 metra larg komisariatit, Rama: Kemi bërë progres të madh në siguri

21:33 : 13/11/2025
AKTUALITET

Pse Rama s’e shkarkon Ballukun? Bushati: Ka frikë se do të tregojë padronin

21:42 : 10/11/2025
AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
Para

FOTO/ Nga Brazili drejt Durrësit, 652 kg kokainë...

TË GJITHA

Aksidentohet në punë, humb jetën 45-vjeçari shqiptar në Greqi

09:33 : 16/11/2025

Nesër protesta te Kryeministria/ Teliti tregon detaje, çfarë pritet

09:23 : 16/11/2025

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025

Këmbimi valutor 16 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:50 : 16/11/2025

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com