• Kontakt
Friday, October 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Si u zbulua dhe u vra kreu i ISIS-it nga intelegjenca amerikane?

22:13 : 27/10/2019
në BOTA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper dhe Nënpresidenti Mike Pence thanë se informacione zbulimi të minutës së fundit u mundësuan forcave speciale hapësirën e nevojshme për të zhvilluar sulmin ndaj udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi, pasi Presidenti Donald Trump dha miratimin këtë javë.

Nënpresidenti Mike Pence i tha kanalit CBS News si deri të enjten pasdite, Shtetet e Bashkuara kishin të dhëna të sakta se Baghdadi do të gjendej në Idlib të Sirisë. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara morën informacion të mëtejshëm të shtunën në mëngjes që përcaktoi vendimin për të zhvilluar operacionin gjatë natës.

Një zyrtar amerikan i tha Zërit të Amerikës se operacioni u planifikua në një bazë në Irak. Presidenti Trump tha se tetë helikopterë udhëtuan për gati një orë për t’iu afruar objektit ku ndodhej al-Baghdadi.

Sekretari i Mbrojtjes Esper tha se ushtarët synonin ta kapnin të gjallë, por se ishin përgatitur edhe për të kundërtën. Njësia i bëri thirrje al-Baghdadit që të dorëzohej.

“Ai refuzoi. U fut në një pjesë të nëndheshme dhe ndërsa filloi përpjekja për ta nxjerrë, mendojmë se ai shpërtheu një jelek vetëvrasës dhe i mori jetën vetes”, i tha Sekretari Esper kanalit CNN.

Lexo edhe:

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

Sipas Nënpresidentit Pence, opsionet e paraqitur nga ushtarakët u shqyrtuan nga Presidenti Trump të premten në mëngjes.

“Ai i shqyrtoi, bëri pyetje të shkëlqyera dhe zgjodhi opsionin që menduam se do të na jepte probabilitetin më të lartë për të dalë me sukses, si dhe konfirmimin se kreu i ISIS-it do të ishte vërtet aty dhe që do të kapej apo do të vritej”, shtoi Sekretari Esper.

Sekretari Esper tha se gjatë operacionit pati dy të plagosur lehtë në radhët e ushtarakëve amerikanë, por që tashmë janë rikthyer në shërbim. Presidenti Trump gjithashtu bëri të ditur se një qen i ushtrisë ishte plagosur.

Mazloum Abdi, komandanti i Forcave Demokratike Siriane që iu bashkuan SHBA-së për të mposhtur

Shtetin Islamik në Siri, falenderoi Presidenti Trump në Twitter dhe shtoi se gjatë pesë muajve të fundit është monitoruar bashkarisht me SHBA-në dhe janë zhvilluar operacione zbulimi në terren.

Ai e quajti vdekjen e Baghdadit një “operacion të përbashkët”, si dhe foli për “operacione të tjera efikase” në të ardhmen mes SHBA-së dhe Forcave Demokratike Siriane. Ai më vonë shtoi se një tjetër operacion në rajon siguroi vrasjen e zëdhënësit të Shtetit Islamik, Hassan al-Muhajir. Zyrtarët amerikanë refuzuan të komentojnë këto mesazhe të zotit Abdi.

Gjatë njoftimit të tij, Presidenti Trump falenderoi Forcat Demokratike Siriane, Irakun, Rusinë, Turqinë dhe Sirinë, krahas forcave amerikane, për të cilat tha se u treguan “kaq të guximshme dhe kaq të mira”.

Etiketa: ISISTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump i jep afat deri të dielën Hamasit për të pranuar planin e paqes

17:32 : 03/10/2025
AKTUALITET

U tall me Trumpin, Rama pendohet, ua hedh fajin mediave: Shtrembëruat realitetin, ishte humor!

22:04 : 02/10/2025
AKTUALITET

Nuk është Jared Kushner! Gjigandët e Katarit do të ndërtojnë resortin luksoz të Zvërnecit

21:02 : 30/09/2025
BOTA

Çfarë e lidh Tony Blair-in me Gazën?

18:05 : 30/09/2025
BOTA

Vendet myslimane dhe fuqitë evropiane e mbështetin planin e Trumpit për Gazën

09:38 : 30/09/2025
BOTA

E plotë/ Ja plani 20 pikësh i Donald Trump për paqen në Gaza

22:39 : 29/09/2025
Para

Sërish termet në Shqipëri/ Dy lëkundje në Durrës, 1 në Korçë (Foto)

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 tetor 2025

22:58 : 03/10/2025

“Trionda”, prezantohet topi zyrtar i Botërorit 2026

22:49 : 03/10/2025

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025

Xhindet e biznesit të pistë/ Si mashtron ‘hoxha’ i Lushnjës hallexhinjtë

22:37 : 03/10/2025

“Green Market” në Berat: 253 mijë euro për një treg që s’u bë kurrë i gjelbër

22:22 : 03/10/2025

Klodiana Lala: Astrit Avdyli urdhëroi vrasjen e Edmir Bregut, ja roli i vëllait të deputetit socialist

22:20 : 03/10/2025

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com