• Kontakt
Thursday, October 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrobat e reja të mbretit… Dhe ekonomia që ka arritur në një pikë kritike

08:15 : 27/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Ekonomia ka arritur në një pikë kritike, që nuk po arrin të fshihet më as nga shifrat zyrtare. Rritja është përgjysmuar në raport me një vit më parë, duke zbritur në rreth 2.2%, pas mbarimit të efektit të energjisë.

Institucionet ndërkombëtare kanë rishikuar në ulje projeksionet për performancën ekonomike të vendit. Banka Botërore deklaroi së fundmi se, në afatin e mesëm, nuk pret një rritje më të lartë sesa 3.5%, që vlerësohet shumë e ulët për një vend në zhvillim si Shqipëria, që ka të ardhurat për frymë më të ulëtat në Europë.

Gazsjellësi TAP, investimi më i madh ndonjëherë në vend, me vlerë 1.5 miliardë euro, po i jep efektet pa u mbyllur ende mirë. Në korrik dhe gusht, të ardhurat nga TVSH e brendshme ranë me më shumë se 30% me bazë vjetore, duke nxjerrë zbuluar konsumin anemik në vend, që nuk po arrin të nxitet as nga turistët që, për hir të së vërtetës, ishin të shumtë në numër. Shërbimet janë, në fakt, i vetmi sektor që po mban ekonominë në këmbë.

Investimet e reja janë pothuajse inekzistente, sidomos në sektorë me vlerë të shtuar, të cilat do të ndikonin pozitivisht në rritjen e produktivitetit të ekonomisë dhe pagave. Kjo e fundit do të ishte stimuli më i mirë për të mbajtur të rinjtë në vend, duke frenuar disi emigracionin që po e gërryen vendin dalëngadalë.

Stimujt monetarë dhe fiskalë, që do t’i jepnin një dorë ekonomisë së çalë, janë ezauruar thuajse tërësisht. Norma bazë e interesit është në nivele minimale historike prej 1%. Kredia, ndonëse në gjallërim, mbetet e ulët, teksa janë faktorë të tjerë që e kushtëzojnë atë, ku më kryesori është mungesa e projekteve fizibël dhe të qëndrueshme. Ndërtimi është i vetmi që po merr vëmendje (jo nga bankat), por siç e kemi përmendur shpesh, në afat të mesëm e të gjatë, kjo nuk i sjell asgjë ekonomisë.

Lexo edhe:

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

“Rama vendos për gjithçka”/ Beleri: Ai shkarkon drejtorë e kryebashkiakë, që nuk ia lejon ligji

Nuk mund të bëhet fjalë as për stimuj fiskalë. Ndonëse taksat u rritën vitet e fundit, kjo nuk duket se shërbeu për të rritur të ardhurat, që kanë ngecur në 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), më të ulëtat në rajon. Nëse do të hiqnim efektin e shpërndarjes së dividendit, i nxitur nga ulja e tij nga 15 në 8%, edhe për fitimet e mbartura, të ardhurat për 8-mujorin do të ishin negative. Me borxhin real (përfshirë detyrimet e prapambetura) që ka mbetur në rreth 70% të PBB-së dhe faturat e koncesioneve që pritet të rriten nga viti në vit, rreziqet fiskale sa vijnë e shtohen.

Ndërkohë, kemi një rritje anemike të paqëndrueshme, me burimet amortizuese që sa vijnë e po shterohen, çka pritet të ketë efekt kundërciklik në të ardhurat buxhetore. Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit flet për një situatë aspak optimiste, me fshehje të detyrimeve të prapambetura, me qëllim ruajtjen e parametrave makroekonomikë, por duke shtyrë detyrimet në të ardhmen, thjesht rritet rreziku për një paaftësi paguese në afatin e mesëm. Shpresa e vetme mbetet ulja e evazionit (te të mëdhenjtë, se te më të vegjlit është provuar shpesh) dhe çlirimi i fondeve nga ulja e korrupsionit në tenderë e koncesione.

Doing Business e vendos Shqipërinë të fundit në rajon për të bërë biznes, bashkë me Bosnjën dhe me barrën më të lartë të taksave, kur të ardhurat në buxhet i ka më të ulëtat.

Nuk ndihmon as ekonomia europiane, që po jep shenja ngadalësimi, ku po tronditet dhe shtylla më e fortë e saj, Gjermania. Italia, partneri kryesor, është prej muajsh në rrezik recesioni. Banka e Shqipërisë e ka pohuar tashmë se rreziqet në kahun e poshtëm po rriten, si nga ambienti i brendshëm (që përveç halleve të tjera i shtohet dhe kriza politike) ashtu dhe në atë të jashtëm.

Përballë kësaj situate, kemi një qeveri të zhytur në guaskën e saj virtuale, ku më të rëndësishme janë “like” e “share”, që mund të marrin ministrat dhe zyrtarët e saj në “Facebook”, sesa ajo që po ndodh në realitet. Në “oborrin” e qeverisë, jeta është e bukur, me plot shkëlqim, njerëzit janë të lumtur e të veshur bukur, me stilin e modës së fundit. Media bombardon përditë me lajme për rrugë të shtruara e të rishtruara, për pemë të mbjella për “armiq” të jashtëm, që nuk e duan integrimin e vendit.

Janë aq të zhytur në botën e tyre të bukur, sa duket shumë e vështirë, që dikush t’i bindë të shohin realitetin. Këtë nuk po arrijnë ta bëjnë as ata që po refuzojnë në heshtje, duke braktisur vendin dhe as shifrat që janë kokëfortë. Mbreti ende beson që është i veshur bukur, ndonëse ekonomia po thërret me zë të lartë, që është lakuriq…./MONITOR/

Etiketa: ekonomikrizaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

“Rama vendos për gjithçka”/ Beleri: Ai shkarkon drejtorë e kryebashkiakë, që nuk ia lejon ligji

20:40 : 01/10/2025
AKTUALITET

Ramës i dështon propaganda me teknologjinë, e shfaq “Diellën” me 6 gishta

18:06 : 01/10/2025
AKTUALITET

Pesimizmi i industrisë dhe tregtisë keqësoi treguesin e besimit në ekonomi për shtatorin

15:21 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kostoja e jetesës sipas tipit të familjes, sa kushton të jesh vetëm apo me fëmijë në Shqipëri?

10:52 : 01/10/2025
AKTUALITET

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025
Para

VIDEO/ Lideri i ISIS u vra nga trupat speciale amerikane? Pritet konfirmimi nga...

TË GJITHA

FOTO/ I vëllai u arrestua sot nga SPAK, deputeti i PS: Secili mban përgjegjësi për jetën e vet

10:44 : 02/10/2025

Votimi i dyshimtë për Kushtetuesen/ Naureda Llagami kërkon dosjen në Gjykatën e Lartë

10:43 : 02/10/2025

Lejuan ndërtimet pa leje, Prokuroria Fier dërgon në gjyq 3 zyrtarë të IMT-së dhe 3 efektivë/ EMRAT

10:32 : 02/10/2025

8 mijë kilogramë speca me pesticide u kthyen nga Kroacia, “zgjohet” AKU kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë

10:30 : 02/10/2025

Arli Naska nga bashkia e Lalit te ‘Letrat me Vlerë’/ Interesat me pullat fiskale dhe linja arabe

10:24 : 02/10/2025

Paraqitet në SPAK ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

10:12 : 02/10/2025

Sherri nisi për paratë nga kontrabanda e mallrave, si ndodhi plagosja me thikë në Bilisht

10:09 : 02/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com