• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimet e plota/ Leje për hotele, kulla e resorte, Rama po shpërblen oligarkët (EMRAT)

08:00 : 26/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Këshilli i Rregullit të Territorit, i drejtuar nga Kryeministri Edi Rama, ka vendosur së fundmi që të “shpërblejë” me të tjera leje ndërtimore disa prej biznesmenëve të fuqishëm të vendit, të cilët konsiderohen edhe si “oligarkët” e Qeverisë.

Në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte (25.10), Këshilli i Rregullimit të Territorit ka vendosur të pajisë me le ndërtimore për kulla, komplekse turistike e magazina Agim Zeqon, Vilma Nushin, Ilir Trebickën, e të tjerë.

“Boldnews.al” po paraqet më poshtë të gjithë lejet që kanë përfituar këtë fundjavë “oligarkët” e Edi Ramës.

– Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale “City Hotel”, me vendndodhje në rrugën Brigada VIII, Bashkia Tiranë”, me zhvillues Z. Agim Zeqo. Biznesmeni Zeqo, i njohur edhe si “Gimi i Redbullit” pritet të ndërtojë këtë godinë në zemër të ish-Bllokut.

Lexo edhe:

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

– Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale, me vendndodhje në rrugën “Mine Peza”, Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Nova Construction 2012” sh.p.k. godina e re pritet të ndërtohet në një territor shumë pranë qendrës së Tiranës.

Kompania drejtohet nga Ilir Shtufi dhe Kujtim Shtufi. “Nova Construction” është duke ndërtuar aktualisht një godinë polifunksionale në territorin, ku më parë gjendej Muzeu i Shkencave të Natyrës, pranë zonën se “21 Dhjetorit” në Tiranë

– Bosja e “Check Up”, Vilma Nushi, është pajisur me leje për ndryshim projekti gjatë ndërtimit për objektin: “Vepër industriale magazinë”, me vendndodhje në Njësinë Administrative Kashar, Bashkia Tiranë. Sipas lejes, subjekti zhvillues “Marketing & Distribution” sh.p.k., kompani e cila është në pronësi të Vilma Nushit.

– Biznesmeni nga Berati, Kreshnik Merko, ka përfituar një leje ndërtimi në zonën përballë fakultetit të Histori-Filologjisë, në hyrje të Parkut të Madh të Tiranës.

Sipas vendimit të KRRT, është miratuar leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale “Lion Residence”, me vendndodhje në Rrugën e Elbasanit, Bashkia Tiranë”, me zhvillues shoqërinë “Lion Construction” sh.p.k., e cila kontrollohet nga “Ante-group”, ku Kreshnik Merko ka shumicën e aksioneve.

Ndërtuesi i njohur për lidhjet e afërta me Partinë Socialiste, Ilir Trebicka, si edhe ndërtuesit e kompleksit ‘Perla” në Gjirin e Lalëzit, kanë siguruar lejen për ndërtimin e dy resorteve të ndryshëm, një në Himarë dhe tjetri në Durrës.

Këshilli i Rregullimit të Territorit ka miratuar leje ndërtimi për objektin: “Kompleksi turistik “Thymos”, Dhërmi, Bashkia Himarë”, me zhvillues Z. Ilir Trebicka.

KRRT ka miratuar gjithashtu shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit për objektin: “Ndërtimin e Resortit Turistik “Perla”, në Komunën Ishëm, Qarku Durrës, me zhvillues shoqërinë “PerlaS12” sh.p.k.

Një leje Ndërtimi për “Kompleks turistik” ka përfituar edhe kompania “Primera”, e drejtuar nga biznesmenia Karolina Janina. Ky kompleks pritet të ndërtohet në Sarandë.

Në fund, KRRT e drejtuar nga Edi Rama ka pajisur me leje për ndërtim depozitash edhe biznesmenin e fuqishëm të naftës, Piro Bare. Në vendimet e zbardhura, rezulton se KRT miratoi Leje Ndërtimi për objektin: “Terminali Depozitues, përpunues për hidrokarburet e lëngshme dhe nënproduktet e tyre, me vendndodhje në Porto Romano, Durrës”,me zhvillues shoqërinë “AV International Group” sh.a., në pronësi të Piro Bare.

Etiketa: ndertimeoligarkeRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U pyet para Gonzatos për Ballukun që është nën hetim nga SPAK, Rama mbyll konferencën

12:13 : 05/11/2025
AKTUALITET

Samiti i zgjerimit të BE-së mbahet sot në Bruksel, pjesë edhe Rama

09:38 : 04/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
Para

Ditëve të ngrohta i erdhi fundi! Ja si parashikohet moti javën e ardhshme

TË GJITHA

Përgjimet me Berberin/ Berisha: Ja kush është k*rva që përmend Balluku në mesazhe

15:29 : 05/11/2025

Debati për Pr.buxhetin në Kuvend/ Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Çfarë do miratojmë pa paketën fiskale?

15:23 : 05/11/2025

“Dy toka në Vlorë”/ Dalin përgjimet e reja nga dosja “Balluku”, takimi me deputetin e PD-së

15:12 : 05/11/2025

“I detyrohem 20 apartamente?” Alaudin Malaj: Mentor Mustafaraj ka humbur gjyqin, pronar është xhaxhai i tij

15:06 : 05/11/2025

Abuzoi s*ksualisht me një të mitur, arrestohet 24-vjeçari në Gjirokastër

14:49 : 05/11/2025

Korrupsioni dhe pabarazia ekonomike, “Diella” e Ramës nuk e zbardh dot faqen e qeverisë

14:46 : 05/11/2025
Foto ilustruese

‘Paga minimale 500 euro’/ Ana tjetër e medaljes së premtimit bosh të Ramës

14:38 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com