• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshimet/ Çfarë e lidh operacionin “Rodoni” në Durrës me vjedhjen e zyrës së prokurorit Afrim Shehu

07:58 : 26/10/2019
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Prokurori i Durrësit, Afrim Shehu, deklaroi se arrestimet e fundit të rreth 20 ish-zyrtarëve të Hipotekës së Durrësit dhe shtetasve të tjerë, nuk ka asnjë lidhje me vjedhjen e zyrës së tij, ngjarje e ndodhur në Maj 2018.

Prokurori Shehu, i cili u shfaq në një konferencë për media paraditen e së Premtes, në krah të Drejtorit të Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu, u përball menjëherë me pyetjen nëse hetimi që u pasua me 20 arrestime kishte lidhje me bastisjen e zyrës së tij.

Prokurori u përgjigj se “dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”, pa dhënë shpjegime të mëtejshme. Por situatat duket se kanë lidhje mes tyre.

Më shumë se një vit më parë, “Boldnews.al” ka publikuar një artikull mbi dyshimet për “vjedhjen” në Prokurorinë e Durrësit, e konkretisht në zyrën e prokurorit Afrim Shehu. Dyshimet për bastisjen e zyrës së prokurorit lidheshin kryesisht me hetimin për abuzimet me tokat në Ishëm dhe në zonën e Gjirit të Lalzit.

Lexo edhe:

K.E – BELA MAFIA

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit, 4 persona përfundojnë te Trauma/ VIDEO

Në 24 Maj 2018, “Boldnews.al” raportoi, si më poshtë:

Prokuroria e Durrësit ka rënë pre e grabitjes për të dytën herë brenda 10 ditëve, duke krijuar dyshime të forta se është diçka e organizuar më së miri.

Mëngjesin e së enjtes është konstatuar se është vjedhur zyra e prokurorit Afrim Shehu, pjesë e Task-Forcës “Forca e Ligjit”. Gjatë vjedhjes, të ndodhur gjatë natës, prokurorit Shehu i janë marrë të gjithë dosjet hetimore, kompjuteri dhe materialet në kasafortën e tij. Gjithashtu, e njëjta bastisje ka ndodhur edhe në zyrën e një oficeri të Policisë Gjyqësore, i cili punonte për prokurorin Afrim Shehu.

Qartësisht, objekt i vjedhjes ka qenë vetëm zyra e prokurorit Shehu, pasi, sipas burimeve të “Boldnews.al”, nuk është prekur asnjë zyrë tjetër.

Prokurori Afrim Shehu ka qenë prej vitesh pjesë e Task-Forces Antikorrupsion në Prokurorinë e Durrësit. Pak muaj më parë ai u lëviz nga ky seksion, për shkak të vonesës së gjatë në kryerjen e veprimeve për dosjet kundër korrupsionit dhe sidomos për skandalin e tjetërsimit të tokave në bregdetin e Ishmit.

Prokurori Shehu u rikthye në Task-Forcen Antikorrupsion me firmën e ish-drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Donika Prela. Më tej, ai u caktua te njësia e re, “Forca e Ligjit”, duke iu rikthyer sërish dosja hetimore e tokave në Ishëm.

Burime nga Policia e qytetit bregdetar thanë për “Boldnews.al” se, pikërisht kjo dosje duket se ka qenë objekt i vjedhjes gjatë natës në zyrën e prokurorit Shehu. Ka një pikëpyetje shumë të madhe, sipas uniformave blu në këtë vjedhje, pasi rezulton që grabitësit nuk kanë thyer derën e jashtme të ndërtesës.

Gjithashtu, për policinë, janë krijuar dyshime se vjedhja është “e organizuar” pasi, edhe në vjedhjen e postës sekrete të prokurorisë së Durrësit, pak ditë më parë, gjendeshin, ndër të tjera, edhe materiale që do t’i dorëzoheshin prokurorit Afrim Shehu.

Etiketa: hetimeprokuroriRodoni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

K.E – BELA MAFIA

13:38 : 25/06/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë pranë urës së Milotit, 4 persona përfundojnë te Trauma/ VIDEO

11:19 : 25/06/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026
BOTA

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026
AKTUALITET

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026
Para

Burri i plazheve nudo Rama padit burrin e luftës Haradinaj

TË GJITHA

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

20:44 : 25/06/2026

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet