• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Burri i plazheve nudo Rama padit burrin e luftës Haradinaj

07:59 : 26/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kushdo që ia çjerr maskën e shpifur që nuk e heq kurrë nga fytyra, përballet me akuza, kërcënim për padi gjyqësore, apo përçudnim verbal nga një gojë e shprishur. Këtë formë ndjek kryeministri shqiptar Edi Rama, tashmë i dalë lakuriq para opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Rama kërcënoi kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj se do ta hedhë në gjyq në gjykatat e kosovës dhe aty të provojë që Rama, Thaçi dhe Vuçiç kanë barë pazare për ndarjen e 10 miliardë eurove, që vinin drejtëpërdrejtë nga Miniera e Trepçes që do u “dhurohej” serbeve, sigurisht me haraçin që askush nuk do dilte la një “shpërblim”.

Jemi në një rast jo vetëm të paprecedent, por në çmenduri politike, që tregon nivelin e një kryeministri i cili sulmon gjithë botën dhe nën halucinacione ka nisur të besojë se është “hyjnori i Rilindjes”. Këtë herë Rama do padisë kryeministrin në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj, për dakleratën e pak ditëve më parë.

Lexo edhe:

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

“Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpuntorë në realizimin e kësaj skeme”, ka thënë Haradinaj.

Por “sedra” e këtij njeriu “ të pastër” si Edi Rama nuk e lejon që të kapërdijë këtë akuzë, ndaj pritet që ti drejtohet gjykatave të kosovës në një padi për shpifje ndaj Haradinajt. Të imagjinoni Ramën përballë Haradinajt në gjykatë, asgjë më shumë se kaq… Përfytëroni kryeministrin tonë leqedridhur, fytyrë zverdhur dhe gojëtharë nga ankthi që do kundërshtojë Haradinajn. Atë burrin ndoshta jo aq të artikulueshëm, por të drejtë dhe drejtëpërdrejtë, që në politikë nuk erdhi me çitjane, pelevrekë dhe pa brekë fare, por nën e uniformën e përgjakur të heronjve të UÇK-së.

Të dy kanë historia për tu shënjuar në librat që ende nuk janë shkruar. Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj në vitet 1997-1999 ishte komandant lufte në zonën e Dukagjinit. Një prej vëllezërve të tij Luani, iu vra në sy, nga një snajper i ushtrisë serbe, në Vlahën të Hasit. E ai burrë nuk u tut, gjakun e vëllaiut ia dha çlirimit të vendit.

Në të njëjtën kohë kur Haradinaj luftonte, Rama bridhte kabareve të Tiranës dhe shfaqej në publik me sulm mbi gazetarët kritikues. Lufta e Ramës ishte e ndryshme nga e Haradinajt. Ai kërkonte çlirimin e vendit dhe të keqes që i erdhi nga Serbia i jepte plumbin në mbrojtje të popullsisë së pafajshme, të grave dhe fëmijëve që u masakruan nga ushtria serbe dhe paramilitarët.

E të mendosh se në të njëjtën kohë, Rama dhe Vuçiç ishin në një pozicion. Ai që sot shfaqet si “president demokrat” në serbi, që Rama e takon shpesh dhe e quan mik, ishte ministër i informacionit në qeverinë e Milosheviçit. Mohonte çdo krim dhe propagandonte makinerinë vrastare të luftës, kundër popullsisë së Kosovës. Nga ana tjetër, Edi Rama ishte ministër Kulture në Shqipëri, i sapoardhur nga Franca ku jetonte si “piktor shëtitës” dhe “misioni” i tij ishte të luftonte kundër gazetarëve kritik, të fyente këdo dhe bënte propagandë të vetes.

Sot Rama hakërrehet se do të padisë Haradinajn, atë politikan që u përball tre herë me Gjykatën e Hagës, bëri disa vite paraburgim të gjatë dhe fitoi pafajësinë. Përse Haradinaj do vihet në “peshoren” e drejtësisë? Në të vërtetë nuk tha asgjë të re, por konfirmoi një marrinë dhe djallëzi të madhe që sot Ramës i djeg shumë, pasi bashkë me Thaçin dhe Vuçiç ishte nismëtar dhe mbështetës i idesë së “korrigjimit të kufijve” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Projekti i errët parashikonte kalimin e Mitrovicës së Veriut, përfshi edhe zonën e Trepçës nën Serbi, ndërsa Kosova të përfitonte në shkëmbim një pjesë të Luginës së Preshevës. Ishte thuajse i gatshëm për tu nënshkruar ky projekt, por hasi në rezistencën e fortë, të vendosur dhe mbi të gjitha parimore të kryeministrit Ramush Haradinaj. Më pas edhe kancelarja Angela Merkel u shpreh kundër idesë së korrigjimit të kufijve në ballkan.

Rama dhe Thaçi u rrëzuan në Samitin e Berlinit, duke shkuar si liderë politik, por u kthyen si politikanë të padëshiruar që me nismat e tyre dhe papërgjeshmërinë politike dhe shtetërore ishin gati ti vendosnin flakën gjithë ballkanit. Nëse Kosova dhe Serbia do të nënshkruanin dhe vinin në zbatim marrëveshje për korrigjim kufijsh, atëherë të gjithë shtetet e tjera do të synonin të njëtën gjë, duke futur serbinë në shtrirjen në Bosnje dhe më gjerë.

Plani ogurzi ra, por Ramës nuk i del inati me Haradinajn, të cilin nuk e mposhti dot, nuk e joshi me shfaqje prej klouni në gjoja “nisma patriotike” me flamuj e torta bashkimi. Sepse i ardhuri nga lufta e dinte mirë me kë kishte të bënte, një politikan fatkeqësi që vijnë rrallë në historitë e shteteve, por lënë pasoja të paimagjinueshme për dekada e shekuj.

“E kam shprehur qëndrimin tim në lidhje me refuzimin dhe kundërshtimin e ndarjes së territoreve, që ka qenë një maskim për ndarjen e Kosovës. Ajo do kishte pasoja të mëdha për planin politik të Kosovës dhe humbje të madhe për të. Rezervat më të mëdha në Europë gjendjen në Trepçë. Këto kanë qenë vendim legjitim i imi. S’kam koment për deklarata të tjera. Ai ka të drejtat e veta, ia respektoj. Unë i kam mbajtur ato qëndrime legjitime dhe vazhdoj t’i mbaj. Për Atdheun para se gjithash. S’dua të kaloj në qasje të tjera. I kam vëllezër kudo që janë shqiptarët, edhe të majtët dhe të djathtët”-tha Haradinaj sot.

Ai nuk trembet, e sigurisht as nuk ka ndërmend të fusë “negociatorë” që Rama të tërhiqet nga padia. Por edhe nëse ajo padi nuk do të bëhet, Rama e tregoi veten se kush është dhe çfarë përfaqëson. Kërcënoi kryeministrin e Kosovës me padi për shpifje! E nëse do të ketë një “beteje ligjore” dy njerëz do jenë përballë, njëri që mbahet me thonj pas karriges kryeministrore, që luftë konsideron pasurimin, krijimin e oligarkisë dhe shpopullimin e vendit, ndërsa tjetri vjen nga radhët e luftës së vërtetë, vendosmërisë për të mos lejuar copëtimin e vendit të tij dhe vendime shtetari ku dha dorëheqjen për tu përballur me çdo akuzë të re e të vjetër jo si kryeqeveritar, por si qytetar.

Etiketa: HaradinajRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
AKTUALITET

Rama shpall më 11 shtator Qeverinë e re, Noizy i gatshëm për t’u bërë ministër i Kulturës

18:00 : 06/09/2025
AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
AKTUALITET

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

15:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

Kodi i Ri Penal – Ndryshimet që janë thjesht një mjet kontrolli i Ramës

14:33 : 05/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
Para

Vendimet e plota/ Leje për hotele, kulla e resorte, Rama po shpërblen oligarkët (EMRAT)

TË GJITHA

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

15:43 : 07/09/2025

Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

15:36 : 07/09/2025

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025

Sot spektakël në qiell! “Hëna e përgjakur” do jetë e dukshme dhe në Shqipëri, kur do ndodhë eklipsi

15:03 : 07/09/2025

Sherri mes dy familjeve në Durrës/ Policia: Tre të plagosur me thikë, shoqrëohet autori 22-vjeçar

14:53 : 07/09/2025

Librazhd/ Makina rrokulliset në greminë për 100 m pas kthesës, shoferi në gjendje kritike niset te Trauma

14:42 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com