• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Video-propaganda/ Ambasada e SHBA, asnjë vendim ndalim-hyrjeje për “gruan e Bilalit”

23:24 : 22/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Amerikë ka publikuar një video-propagandistike të radhës, në të cilën përmend vendimet e Sekretarit Amerikan të Shtetit për ndalimin e 3 zyrtarëve apo ish-zyrtarëve shqiptarë, me motivacionin “për përfshirje në korrupsion masiv”.

Në video shpjegohet se si Sekretari i Shtetit, nëpërmjet mekanizmit të njohur si “Neni 7031 (c) ka ndaluar hyrjen përjetësisht në SHBA të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, deputetit Tom Doshi dhe ish-kryebashkiakut të Durrësit, aktualisht anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste, Vangjush Dako.

Ambasada e shoqëron videon me tekstin se “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara”, thotë Ambasada.

Më tej, selia diplomatike shpjegon se “Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”.

Lexo edhe:

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

Videoja mbyllet me “kërcënimin”: “Kush do të përcaktohet sipas Nenit 7301 (c) herën tjetër?” Ky mesazh, i drejtuar politikës shqiptare, duket se shkon më shumë në veshët e maxhorancës.

Por, sa efekt ka kjo masë amerikane mbi politikanët shqiptarë? Nga tre emrat e ndaluar për të hyrë në SHBA, Prokuroria Shqiptare e drejtuar nga Arta Marku dhe Donika Prela kanë nisur hetim vetëm për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Ndërsa, për dy politikanët shumë pranë Edi Ramës, Tom Doshi dhe Vangjush Dako, Prokuroria jo vetëm që nuk e ka marrë në konsideratë vendimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, por as nuk ka nisur asnjë hetim, të paktën për Dakon, i cili rezulton i përfshirë në dosjen “339”.

Megjithatë, pavarësisht ndalimeve për hyrjen në SHBA, tre zyrtarët shqiptarë vijojnë jetën e tyre normalisht në Shqipëri. Ndërkohë, të tjerët, duket se nuk e marrin aspak seriozisht “kërcënimet” amerikane.

E, në fakt, kanë të drejtë. Ambasada e SHBA-së, të paktën publikisht dhe formalisht, nuk është nomenklaturë e Arta Markut, që të sigurojë të dhëna për korrupsion.

Nëse do të ishte pjesë e institucioneve ligjzbatuese shqiptare, me siguri, Ambasada Amerikane do të kishte mundësi të reagonte për “gruan e Bilalit”, siç njihet ndryshe kryeministri shqiptar, i cili, sipas ligjit amerikan, ka ndërhyrë financiarisht në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Për “gruan e Bilalit”, Ambasada e SHBA nuk ka asnjë vendim ndalimi, pavarësisht se, siç rezulton nga një proces gjyqësor në Amerikë, Rama dyshohet se ka paguar 80 mijë euro për të bërë një foto me ish-Presidentin Barak Obama, gjatë fushatës së tij për një mandat të dytë, në vitin 2012.

Po ashtu, Ambasada Amerikane nuk duket se ka asnjë informacion për ish-ministrin e Energjitikës, sot eksponent i lartë i maxhorancës socialiste, i cili bëri “tërmet-tërmet” me zgjedhjet e Dibrës.

Natyrisht, Ambasada Amerikane nuk rezulton të ketë asnjë informacion për një ish-ministër të Brendshëm-kampion, Saimir Tahiri, i akuzuar zyrtarisht nga Prokuroria Shqiptare për përfshirje në krim të organizuar.

Ambasada duket se refuzon të marrë informacione për telefonatat e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, për “përpunimin” e zgjedhjeve të Dibrës.

Me siguri ambasada amerikane tenton të trembë seriozisht vetëm protestuesit e Astirit, ata të opozitës dhe këdo që është i rreshtuar kundër qeverisë së zotit Edi Rama. Për të parë gjendjen e ambasadës amerikane në Tiranë mjafton të shohësh faqen e tyre të Fqcebook ku qytetarët shajnë njësoj si te profili i zotit Edi Rama.

Etiketa: RamaSHBAvideo

Lajme të lidhura

BOTA

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

16:49 : 01/11/2025
BOTA

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025
AKTUALITET

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
BOTA

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025
BOTA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025
Para

Atalanta u “shkërmoq” nga M.Siti, ja nota për Berat Gjimshitin

TË GJITHA

Horoskopi, 2 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:23 : 01/11/2025

I dënuar me 35 vite burg, por ende në arrati: Bertil Alliaj ekzekuton kushëririn në prag të shtëpisë

23:16 : 01/11/2025

FOTO/ Vrau kushëririn në derë të shtëpisë, ky është Bertil Alliaj

22:54 : 01/11/2025

Vrasja e Dalan Alliajt në Selenicë, shpallet në kërkim kushëriri

22:33 : 01/11/2025

Vrasja në Selenicë, shoqërohen 5 persona në polici

22:22 : 01/11/2025

Kosovë/ Oda Amerikane kritikon miratimin e buxhetit 2026 nga Qeveria në detyrë

22:05 : 01/11/2025

Vjedhja e bizhuterive në Luvër, arrestohen tre të dyshuar të tjerë për grabitjen 88 mln euro

21:45 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com