• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Paralajmëron Erdogan: Në rast se SHBA nuk mban premtimet, do godasim me vendosmëri më të madhe

15:16 : 22/10/2019
në BOTA

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan tha se në rast se premtimet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) i ka dhënë për vendin e tij nuk mbahen, këtë herë operacionin “Burimi i Paqes” do ta vazhdojnë me një vendosmëri më të madhe.

Erdoğan, këto vlerësime i bëri nga aeroporti Esenboğa në Ankara, para nisjes së tij në Soçi të Rusisë, ku pritet të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Në rast se premtimet që SHBA i ka dhënë për vendin tonë nuk mbahen, këtë herë operacionin tonë do ta vazhdojmë me një vendosmëri më të madhe”, tha Erdoğan duke njoftuar se nga terroristët deri më tani është pastruar një sipërfaqe prej 2.200 kilometra katrorë si dhe janë marrë nën kontroll 160 vendbanime.

“Që nga 9 tetori e deri më tani janë neutralizuar 775 terroristë. 7 ushtarë tanë, 79 vëllezër pjesëtarë të Ushtrisë Kombëtare Siriane dhe 20 qytetarë civilë kanë rënë dëshmorë në sulmet e organizatës terroriste”, u shpreh ai.

Presidenti turk gjatë vizitës së tij në Rusi potencoi se do të trajtohen hapat për ndërprerjen e pranisë së PKK/PYD/YPG-së në zonat ku gjenden elementet e regjimit. “Turqia dhe Rusia janë dakord për luftë kundër çdo lloj terrori”, tha Erdoğan.

Lexo edhe:

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

“Në të ardhmen e Sirisë nuk ka vend për PKK/YPG. Shpresojmë të shpëtojmë rajonin tonë nga terroristët separatistë në bashkëpunim me Rusinë”, shtoi presidenti turk.

Erdoğan duke folur për procesin e tërheqjes së terroristëve të PKK/YPG nga veriu i Sirisë tha se: “Deri tani janë tërhequr 700-800 terroristë ndërsa në proces janë 1200-1300 të tjerë. Thuhet se edhe ata do të dalin. Jemi duke i ndjekur”.

Presidenti turk foli edhe në lidhje me takimin që planifikohet ta zhvillojë me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrin britanik Boris Johnson. “Në bisedë tonë me Johnson thamë se ‘një mbledhje e tillë mund të zhvillohet para ose pas Samitit të NATO-s”, tregoi Erdoğan.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane, PYD/YPG.

Ndërkaq, më 17 tetor, Turqia dhe SHBA arritën një marrëveshje për të pauzuar operacionin antiterrorist në veri të Sirisë.

Turqia ra dakord të pauzojë operacionin e saj “Burimi i Paqes” për 120 orë në mënyrë që të lejojë tërheqjen e terroristëve të YPG/PKK-së nga zona e planifikuar e sigurtë.

Në bisedimet e së enjtes së kaluar, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe nënpresidenti amerikan Mike Pence gjithashtu ranë dakord që Turqia të ketë një zonë prej rreth 30 kilometrash në kufirin sirian.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

/Anadolu Agency (AA)/

Etiketa: ErdoganTrump

Lajme të lidhura

BOTA

Trump ndërmjetëson, Tajlanda dhe Kamboxhia nënshkruajnë armëpushimin historik

09:04 : 26/10/2025
BOTA

Sulmet ndaj karteleve në Karaibe, paralajmëron Trump: Do t’i vrasim ata që sjellin drogë

21:20 : 25/10/2025
BOTA

Trump forcon praninë ushtarake në Venezuelë: Anije, bombardues dhe CIA

17:10 : 25/10/2025
BOTA

SHBA përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë, në shënjestër bankat dhe kompanitë e naftës

16:53 : 25/10/2025
BOTA

Xi kërkon bashkëpunim para bisedimeve tregtare me SHBA-në

13:41 : 24/10/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë spekulimet: Trump dhe Putin nuk do të takohen

17:56 : 21/10/2025
Para

"Andi Bejtja ka të drejtë, Albin Kurti do sjellë trazira edhe në Shqipëri"

TË GJITHA

Ndjekje spektakolare në Itali, arrestohet 31-vjeçari shqiptar me makinë të vjedhur në Zvicër

12:08 : 27/10/2025

U thirr në SPAK, Belinda Balluku nuk paraqitet para prokurorëve të posaçëm

11:56 : 27/10/2025

Me lopata në duar, banorët në Fier pastrojnë vetë kanalizimet e bllokuara: Bashkia hesht!

11:55 : 27/10/2025

Sjellje të pahijshme dhe të papërshtatshme, ILD kërkon masë për magjistraten e Sarandës/ EMRI

11:48 : 27/10/2025

“Pse u arratis Pirro Vengu?”, Berisha: Malajn do e marrë me vete Belinda! Klosit ia vodhi bixhozi rininë

11:36 : 27/10/2025

Drejtësia raporton sot në Kuvend, Tabaku: Lejoni pyetjet, Kuvendi s’është kuti postare

11:36 : 27/10/2025

Berisha lexon në Kuvend mesazhet e “Taos” nga SKY ECC

11:29 : 27/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com