• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Për 6 vite, Rama iu hakërrye Europës, tani mban peng Ballkanin/ Duma: Ja dy pikat për…

15:29 : 20/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Për ish-zv/ministren e Integrimit dhe ish-deputeten Grida Duma, vendimi për moshapjen e negociatave, erdhi si pasojë e një plani negativ të kryeministrit Edi Rama dhe vulosje e faktit që nuk ka Europë me këtë qeveri.

Në një intervistë për “Koha Jonë”, Duma thotë se “përgjatë gjashtë viteve ka bërë shumçka për t’ju hakërryer Europës me patetizmin dhe patologjinë e që ka pengmarrësi kur justifikon që po vendos drejtësi me hakëmarrje. Plani B kundrejt Planit A, është e qartë që nuk është rruga europiane e duhet ti frikësohemi pikërisht kësaj”.

Nëse Rama tha se vendimi negativ erdhi se BE-ja nuk i ka punët e brendshme mirë, Duma thekson se Shqipëria i dha mundësi edhe skeptikëve të europës të ndalonin zgjerimin. “Problemet e brendshme që diskutohen në Europë, siç janë emigracioni dhe azili politik, janë probleme reale për mbarëvajtjen e BE dhe për qasjet e ndryshme të liderave të BE”.

Destabilizim në Ballkan, zgjedhje të parakohshme, joshje nga fuqi të huaja, intensifikim të krizave të brendshme, janë disa nga skenarët që mund të prodhojë refuzimi i BE-së për dy vendet kandidate për çeljen e negociatave. Cilit skenar i frikësoheni më shumë dhe cilin skenar do të ndjekë opozita?

Moshapja e negociatave tashmë është një vendim që duhet lexuar qartë, i drejtohet qytetarëve shqiptarë të cilët tashmë duhet të kuptojnë që nuk ka ecje me Ramën. Është viti i gjashtë që nuk hapen negociatat, pra vulosje e faktit që nuk ka Europë me këtë qeveri dhe duhet kryer ndryshimi. Padyshim që Shqipëria ka ndëshkuar dhe Maqedoninë e Veriut, po ashtu ka ndëshkuar gjithë faktorin shqiptar në Ballkan. Kishim shpresuar në një “përfitim” të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut meqenëse diskutoheshin të dyja si paketë, ndodhi e kundërta skenari më i keq i mundshëm.

Lexo edhe:

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

Më të keqen e mundshme Rama e konsideroi një farë arritje, meqë dy vendet mbeten të dyja bashkë, tha ja që ne nuk ishim aq të këqinj se lanë dhe Maqedoninë e Veriut jashtë. Ndërsa u konfirmua që Danimarka dhe Hollanda ishin të gatshme t’i hapnin negocatat me Maqedoninë e Veriut, Rama ju gëzua që arriti të penalizojë dhe Maqedoninë e Veriut. Pa dyshim që rajoni fajëson Shqipërinë për këtë regres dhe mbajtje peng. Nga ana tjetër Rama ka folur hapur për një plan B për Shqipërinë, përveç planit A europian.

Përgjatë gjashtë viteve ka bërë shumçka për t’ju hakërryer Europës me patetizmin dhe patologjinë e që ka pengmarrësi kur justifikon që po vendos drejtësi me hakëmarrje. Plani B kundrejt Planit A, është e qartë që nuk është rruga europiane e duhet ti frikësohemi pikërisht kësaj.

Kryeministri Edi Rama thotë se refuzimi erdhi nga situata në politikën e brendshme të BE-së dhe që nuk lidhet me ecurinë e Shqipërisë me reformat. Nga ana tjetër është Gjermania që ka 9 kushte. Presidenti Macron flet për nevojën e një metodologjie të re të procesit të zgjerimit dhe konstaton, se duhet ende kohë. Çfarë qëndron pas kësaj?

Shqipëria fatkeqësisht por faktikisht, u bë arsye kryesore e problemeve të brendshme të BE, i dha mundësi edhe skeptikëve të europës të ndalonin zgjerimin. Problemet e brendshme që diskutohen në Europë, siç janë emigracioni dhe azili politik, janë probleme reale për mbarëvajtjen e BE dhe për qasjet e ndryshme të liderave të BE. Por Shqipëria është e para që i shërben pikërisht thellimit të problemeve.

Emigracioni dhe azilkërkuesit shqiptarë përbëjnë shifra alarmante, të parët jo vetëm në raport me popullsinë por edhe më lart se vendet që janë disa fishi ynë. Problemet e tyre të brendshme do ishin çështje e tyre nëse ne çdo ishim pjesë përbërëse e problemit të tyre, por nëse ne jemi burim problem nuk janë më problemet e tyre.

Macron thekson dyshimin nëse Europa e përballon zgjerimin e mëtejshëm apo jo, ne sigurisht shpresojmë më shumë tek liderat europianë që besojnë së zgjerimi i fundit i Europës duke përfshirë Ballkanin Perëndimor është një zgjidhje e nevojshme. Shtyrja e kohës së zgjerimit, apo hapjes së negociatave në këtë rast nuk ndihmon askënd, por duhet theksuar që nëse Budestagu angazhohet të përpilojë një listim me 9 kushte për Shqipërinë, do të thotë që mund dhe duhet të shpresojmë që do të kemi një dritë jeshile jo shumë vonë nëse dimë të reflektojmë për çdo pikë të shënuar. Vetë hapja e negociatave është një proces metodë për përmirësimin e disa kushteve me më shumë imponim, por duhet parë cilat janë propozimet e Francës dhe më pas analizojmë.

Si e gjykoni propozimin e Italisë, ku kryeministri Italian Giuseppe Conte tha se do t’i propozojë Bashkimit Europian të hap në muajin nëntor negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas bllokimit që bëri Franca? Nga ana tjetër, çfarë pasojash ka shtyrja e bisedimeve të BE-së për pjesën tjetër të vendeve të Ballkanit?

Italia ka përballuar më së shumti kostot e regresit të këtyre viteve, ashtu si ka përballuar që nga vitet ’90, kostot në vazhdimësi të moszhvillimit të Shqipërisë. Mos harrojmë që është ndër vite vendi pritës më i madh i shqiptarëve dhe po ashtu edhe vendi pritës i problemeve të trafikimit. Nga ana tjetër investimet italiane hyjnë në 4 kryesoret në Shqipëri. Është shumë më shumë se e rëndësishme edhe për Italinë që Shqipëria të marë një tjetër shtysë për të kapur trenin europian. Padyshim që influencat ruse dhe ato joperëndimore duhet të jenë pjesë e shqetësimit, sa edhe ulja dhe lodhja e popujve ballkanikë në pritjen e gjatë europianiste.

Kur e shihni të mundur që BE ta konsiderojë hapjen e negociatave?

Megjithë përpjekjen që mund të bëjnë vendet mbështetëse është vështirë të mendohet që kjo çështje do të ridiskutohet deri në mesin e 2020, dhe sërish aty nuk dihet nëse mund të vendoset një datë apo miratohen parakushtet e datës. Vetëm reagimi i qartë me së paku dy nga pikat e Bundestagut, si ndëshkimet e krimit elektoral, mund të shërbejnë se gur i fortë argumentimi për vendet që na mbështesin. Pa këto nuk ka hapje negociatash.

Etiketa: dumanegociataRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
AKTUALITET

Opozita përballë pushtetit

10:10 : 05/10/2025
AKTUALITET

Laguna e Vainit po mbytet me inerte: Miqësia me Ramën, “leja” e shtetit dhe biznesi i Diellës

22:39 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Shenjë autoritarizmi”/ Rama synon të kufizojë kontrollin gjyqësor mbi vendimet e inspektorateve

18:54 : 03/10/2025
AKTUALITET

Rama: Bajram Begaj e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin për zgjedhjet

18:42 : 03/10/2025
Para

Në familjen Berisha po përgatiten për dasëm, e konfirmon vetë Armina

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 6 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 05/10/2025

Stuhia e dëborës bllokon mbi një mijë alpinistë në Everest

22:47 : 05/10/2025

Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

22:37 : 05/10/2025

Hamasi dhe përçarjet mes udhëheqësve/ Pse militantët e rinj refuzojnë paqen?

22:25 : 05/10/2025

Krime nga të miturit/ Shifra shqetësuese për vitin 2025, droga dhe plagosjet veprat më të shpeshta

22:13 : 05/10/2025

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025

Ekzekutohen armë zjarri dy persona jashtë një lokali në Greqi, njëri prej tyre është shqiptar

21:48 : 05/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com