‘Nuk ka marrë fund akoma”/ Meta pas dështimit të negociatave: Mos e humbasim…

Presidenti Meta beson deri në sekondën e fundit se Shqipëria mund të marrë përgjigje pozitive për çeljen e negociatave.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Kukësit, kreu i shtetit u bëri thirrjeve vendeve skeptike (Francës, Holandës dhe Danimarkës) që të ndjekin shembullin e parlamentit gjerman, i cili votoi në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

LEXO EDHE  OFL i nis formularët 4 personave, 3 në Tiranë dhe 1 në Shkodër

‘’Shpresoj që vendet skeptike të BE-së të marrin shembullin e Bundestagut. Mos të humbasim shpresën, asgjë s’ka përfunduar. Uroj të bëhet reflektim’’, deklaroi Meta.