Neim Behari, personi që akuzohet nga policia se i telefonoi gjyqtarit të Korçës Markelian Kuqo, duke i thënë se në makinën e tij ishte vendosur një bombë, ka pranuar autorësinë.
34-vjeçari nga Lapardhaja e Beratit, i cili aktualisht vuan dënimin në burgun e Drenovës për vrasje, në një lidhje telefonike për “Fax News”, shpjegoi edhe arsyet e këtij veprimi.
“Zoti gjyqtar për shkak të bindjeve të mia politike ka dy muaj që tallet me mua këtu, ka shkel të drejtën europian të konventave të njeriut pikërisht nenin 4 pika b duke bërë proces gjyqësor pa dijeninë time që unë jam kërkues për këtë proces gjyqësor. Kam bërë një kërkesë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë në bazë të ligjit 83/28 sepse kam kërkuar transferimin nga ky burg dhe zoti Markelian Kuqo kërkon të më shoqërojë mua në një burg tjetër që unë nuk e kam dëshirën time dhe këtë shkresë e ka marrë pa dijeninë time”, tha Behari.
Më tej, ai lëshoi dhe një paralajmërim për vrasje ndaj gjyqtarit, nëse ky i fundit, “nuk do të revokojë gabimet”.
“Për aktin e djeshëm prova dhe fakte nga Prokuroria Shqiptare nuk ka por unë jam urdhëruesi i atij muhabeti dhe në qoftë se gjyqtari Markelian Kuqo nuk do të revokojë gabimet e tija, ju flas me përgjegjësi madje ta dëgjojë mirë Arta Marku tani që po flas se këtij gjyqtari nuk do t’i gjendet as varri”, u shpreh Behari.
Deklarata e Neim Beharit
“Përshëndetje! Unë jam Neim Behari dhe flas nga burgu i Drenovës. Unë jam personi te cilit dje e kini nxjerre ne media.
Nuk e di se çfarë ka bërë me personat e tjerë por me personin tim ka një proces gjyqësor që ka një muaj dhe ka shkel konventën europiane të të drejtave të njeriut dhe si shkak i këtyre veprimeve të ketij gjyqtari unë me përfaqësuesit e mi mafiozë, të cilët dihet shumë mirë se cilët janë, kam marrë aktin e veprimit të djeshëm dhe i kundërshtoj të gjitha ato që ça keni thënë ju nëpër media.
Unë jam personi që kam bërë atë veprim por se çfarë kam bërë unë dhe se me cilët ato janë kompetencat e mia. Zoti gjyqtar për shkak të bindjeve të mia politike ka dy muaj që tallet me mua këtu, ka shkel të drejtën europian të konventave të njeriut pikërisht nenin 4 pika b duke bërë proces gjyqësor pa dijeninë time që unë jam kërkues për këtë proces gjyqësor. Kam bërë një kërkesë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë në bazë të ligjit 83/28 sepse kam kërkuar transferimin nga ky burg dhe zoti Markelian Kuqo kërkon të më shoqërojë mua në një burg tjetër që unë nuk e kam dëshirën time dhe këtë shkresë e ka marrë pa dijeninë time.
Në seancën e datës 25 unë kërkova përjashtimin e për shkak të disa informacioneve që kisha se ky nuk përmbushte kriteret ligjore për tu bërë gjyqtar, sepse ka një mase disiplinore nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ky zotëri pa dijeninë time ka marrë një shkresë që unë të transferohem në qendrën spitalore të burgjeve për të takuar zonjën Drita Jaka, është një diçka që s’ka lidhje fare me mua. Ky zotëria më përmend mua në sallën e gjyqit pse ka marre shtetësinë greke, sikur e kam për detyrë t’i jap llogari këtij pse kam marrë shtetësinë greke. Unë kam komunikuar me drejtoni e burgut i cili është shumë i respektuar dhe më thotë se nuk është në kompetencë time se çfarë bën gjyqtari, kam komunikuar disa herë me Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë ato më thonë e di gjyqtari, atëherë nëse gjyqtari shkel disa herë ligjin. Unë jam ankuar në ministrinë e Drejtësisë për ta zgjidhur.
Ky zotëria ka marrë veprime ndaj personit tim që janë të jashtëligjshme dhe të kundërligjshme. Dhe veprimi i djeshëm ka qenë me urdhër nga unë, nga senator mafiozë të Cosa Nostrës italiane dhe në qoftë se ky gjyqtar do vazhdojë të shkelë të drejtat e njeriut do ketë fatin më të keq që ka parë Republika e Shqipërisë, dhe jam shumë i revoltuar për ato që keni fol për mua se gjysmat janë shpifje dhe sajesa të gazetarëve. Unë kam dhe identitetin grek Nikos Kostandinos dhe aktualisht jam në burgun e Drenovës Korçës dhe akuzohem për veprën penale të “Vrasjes” para disa vitesh në Shqipëri. Për aktin e djeshëm prova dhe fakte nga Prokuroria Shqiptare nuk ka por unë jam urdhëruesi i atij muhabeti dhe në qoftë se gjyqtari Markelian Kuqo nuk do të revokojë gabimet e tija, ju flas me përgjegjësi madje ta dëgjojë mirë Arta Marku tani që po flas se këtij gjyqtari nuk do t’i gjendet as varri”.