Nga Taulant Kopliku
Shume persona e kane kapur keq me futbollistet dhe stafin e kombetares turke te futbollit qe festojne duke nderuar si ushtaret per çdo gol qe shenojne. Por gjerat nuk jane aq bardhe e zi. Per te kuptuar hallin e tyre, duket te lexojme historine e Enes Kanter, basketbollistit turk te NBA i cili luan me Boston Celtic.
Pikerisht keto dite, Kanter, qe se bashku me Hakan Shukur jane sportistet e shpallur armiq te regjimit ne Turqi, i ka derguar nje leter gazetes Boston Globe.
“Si mundem te hesht? Ne Turqi jane me mijera persona neper burgje. Mes tyre shume profesora, doktora, gjykates, avokate, gazetare dhe aktiviste. Ndodhen atje sepse nuk jane dakord me Erdoganin. Qindra femije po rriten ne qeli te vogla prane nenave te tyre te burgosura. Demokraci do te thote te kesh lirine per te folur, e jo te mbyllesh ne qeli per kete” – shkruan Kanter.
Problemet per talentin e basketbollit turk kane nisur me nje postim ne twiter, diten e neserme te deshtimit te grushtit te shtetit ne Turqi tre vite me pare. Asokohe ai luante per Oklahoma, gjithmone ne NBA dhe kritikoi ashper format e perdorura nga Erdogan.
Vetem pak ore me pas, 27 vjeçari merr qindra kercenime, jo vetem nga persona te panjohur por edhe nga eksponente te politikes ne Turqi.
Nje muaj me vone policia bastis shtepine e prinderve te Kanter ne Stamboll. Sekuestrojne te gjitha paisjet elektronike dhe mbajne nen vezhgim pjesetaret e familjes. Nderkaq vellai i tij me i vogel, perjashtohet nga kombetarja e Turqise.
Nuk mjaftohen me kaq: babai dergohet ne burg per pese dite dhe pas lirimit i sekuestrohet pasaporta.
Ne keto kushte babai ben veprimin qe ne në Shqiperine e komunizmit e njihnim shume mire. Distancohet nga djali nepermjet nje letre te hapur drejtuar Erdogan: “Enes nuk mundet te mbaje më mbiemrin e familjes tone sepse e ka njollosur. Me shume turp, i kerkoj falje presidentit dhe te gjithe popullit turk qe kam nje djale te tille”.
Nje vit me vone, ne 2017, Kanter denohet ne mungese me kater vite burg sepse e kishte krahasuar Erdoganin me Hitlerin. Ne te njejtin vit, ndersa ishte ne Indonezi per nje aktivitet bamiresie, njoftohet nga bashkepunetoret e tij se policia lokale po kerkon ta arrestoje. Merr menjehere avionin e pare qe ishte ne nisje per Bukuresht. Me te mberritur ne kryeqytetin Rumun, i sekuestrohet pasaporta dhe arrestohet per llogari te Turqise. Duhet nderhyrja disa ditore e nje grupi senatoresh amerikane per ta rikthyer basketbollistin ne SHBA.
Por persekutimi i ketij kampioni te sportit turk nuk ndalon ketu por prek edhe fansat e tij. Pergjate ketyre viteve, tifozeve i jane sekuestruar bluza dhe kepuce te firmosura nga ai, ndersa nje i ri turk qe e kishte votuar ne nje sondazh ne rrjetet sociale, ka perfunduar ne qeli. Te njejtin fat pesoi edhe nje dentist qe mbante foton e Kanter ne studion e tij.
Babai, edhe pse u distancua me ane te letres publike, u denua ne veren e vitit 2018 me 15 vite burg.
Kanter eshte gjithmone nen tension kur del nga SHBA. Kete vit refuzoi te shkonte me skuadren ne Londer per nje miqesore. “Atje ndjehem i pasigurte. Mund te me eliminojne” – ka deklaruar.
Qesharake eshte se ne Turqi, ku basketbolli eshte nje sport shume i ndjekur, ndeshjet e NBA ku luan Kanter, nuk mund te transmetohen prej tre vitesh.
Si nje besimtar musliman, Enes Kanter frekuenton nje nga xhamite e Boston. Por atje shpesh perballet me pjesetare te komunitetit turk qe i ulerasin ne fytyre: “Tradhtar i ndyre”.
“Sa me shume rritet presioni ndaj meje, aq me shume do ta ngre zerin. Kam fatin te jem i njohur dhe te shfrytezoj sa me shume rrjetet sociale per te promovuar te drejtat e njeriut, demokracine dhe lirine personale. Keta per mua jane shume me te rendesishme sesa basketbolli. –shkruan ai ne letren e publikuar nga Boston Globe.
“Te jesh zedhenes i ketyre idealeve, sot per nje turk do te thote te rrezikoje burgun dhe dhunen e autoriteteve. Keta me quajne terrorist dhe i kane kerkuar interpolit te me arrestoje. Nese do kthehesha ne Turqi, sot do te kalbesha ne burg. Kjo eshte nje sakrifice, per mua por dhe familjen time. Por gjerat e mira nuk te dhurohen e nuk eshte aspak e lehte ti fitosh. Kurre”.