• Kontakt
Thursday, July 2, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Plas lufta te “opozita e re”/ Prapaskenat e shkarkimit të Hajdarit, zëvendësimi me Litën dhe rreziku…

21:04 : 14/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Për javë me rradhë u konsideruan si “opozita e re”, madje disa prej tyre morën rolin e protagonistit duke përdorur mandatet e fituara në emër të PD-së, pasi ligjvënësit e forcës më të madhe në opozitës i dorëzuan ato.

Një pjesë e tyre emra të panjohur dhe pa një eksperiencë politike, hynë për herë të parë në sallën e Kuvendit dhe nxituan të bëhen protagonistë në një Parlament që konsiderohej “monist” nga opozita e bashkuar.

Fillimisht formësuan një grup parlamentar ku zgjodhën si kryetare Rudina Hajdarin, deputete e PD-së prej vitit 2017, e cila nuk dorëzoi mandatin e deputetes, si kolegët e saj në opozitë.
Ndërkohë që postin tjetër të rëndësishëm parlamentar, atë të nënkryetarit të Kuvendit, që dikur mbahej nga Edi Paloka, iu dha Myslym Murrizit, një tjetër deputeti që nuk dorëzoi mandatin.
Për disa javë Rudina Hajdari mori drejtimin e grupit dhe në shumë raste fliste në emër të grupit parlamentar, duke pasur një koordinim me deputetin që hyri nga listat e LSI-së, Ralf Gjoni, dhe të dy të paktën në publik shfaqeshin si zërat që kishin suportin ndërkombëtar në lëvizjet që ndërmerrnin.

Por duket se Hajdari nuk kishte bërë llogaritë se grupi i saj parlamentar do të rebelohej dhe do të ndërmerrte vendimin për ta larguar. Grupi që udhëhiqte Rudina Hajdari kishte në përbërje 9 deputetë, nga të cilët 7 kanë vendosur ta largojnë në një mbledhje të zhvilluar tre ditë më parë. Në mbledhje kanë munguar Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi, ndërsa pro shkarkimit të deputetes që bashkëkryeson me Damian Gjiknurin komisionin e Reformës Zgjedhore, kanë votuar: Arben Elezi, Alban Zeneli, Halil Jakini, Fatjona Dhimitri, Halit Valteri, Arlind Çaçani dhe Korab Lita. Ky i fundit është zgjedhur si kryetar i grupimit demokrat.

Lexo edhe:

Horoskopi për ditën e enjte, 2 korrik 2026

Në kërkim nga Italia për dosjen “Ura”, arrestohet Adi Çobo

Tre ditë nga ky vendim, që u publikua sot, ka reaguar Halit Valteri, i cili ishte emri surprizë në listën e deputetëve të “opozitës së re” që kishte votuar pro shkarkimit të Hajdarit. Valteri shpeshherë është shfaqur në krah të Rudina Hajdarit, sikundër edhe disa ligjvënësve të Rilindjes, por vëmendjen e ka tërhequr nga një takim i zhvilluar në Shkodër, ku deputeti që shoqëronte Hajdarin mori rolin e një truproje gjatë një incidenti me një të ri, që iu kundërvua Rudinës, lidhur me qëndrimet që ajo mbante në Kuvend.

Valteri sot ka bërë një deklaratë që tërhiqej nga vendimi i firmosur prej tij, pra për shkarkimin e Hajdarit, duke e çuar në 6 nga 9 numrin e deputetëve të grupimit të Demokratëve që zyrtarizojnë largimin e Rudinës si kryetare. Pavarësisht sqarimit që ka bërë Halit Valteri, sërisht mbi gjysma e deputetëve që përfshihen në këtë grupim kërkojnë largimin e saj nga drejtimi i grupit parlamentar.

Referuar praktikave parlamentare, drejtuesi i grupit parlamentar zgjidhet nga vetë deputetët që grupohen, çka do të thotë se Kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk mund të mos marrë parasysh dokumentin e firmosur nga 6 apo 7 deputetë.

Në anën tjetër, Rudina Hajdari ka deklaruar se nuk ka vendimmarrje për shkarkimin e saj, çka do të thotë se ajo nuk njeh vendimin e marrë nga minimalisht 6 kolegë deputetë, ndërkohë që nuk dihet se çfarë qëndrimi do të mbajë Myslym Murrizi.

Nëse Hajdari, Valteri dhe Murrizi do të tërhiqen nga ky grupim parlamentar, atëherë numri i deputetëve që mbeten në të arrin në 6, çka do të thotë se grupi pushon së funksionuari nëse nuk gjendet një deputet i 7. Por në anën tjetër, nëse grupimi parlamentar shkrihet, Myslym Murrizi humbet postin e nënkryetarit të Kuvendit, pasi ai atje është përfaqësues i grupimit më të madh parlamentar të asaj që quhet “opozita e re”.

Po kështu Hajdari humbet pozicionin si kryetare e Komisionit të Integrimit, por edhe atë të bashkëkryeatres së Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Dhe nëse vihen në balancë të gjitha këto, nuk dihet nëse të paktën 3 deputetët, dy prej të cilëve nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhje, Hajdari dhe Murrizi, dhe më pas Valteri, do të ndërmarrin hapin për të shkrirë grupimin parlamentar dhe të humbasin pozicionet e tyre në Kuvend, apo do t’i binden dhe do të pranojnë që grupi të drejtohet nga Korab Lita. /Boldnews.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi për ditën e enjte, 2 korrik 2026

23:00 : 01/07/2026
AKTUALITET

Në kërkim nga Italia për dosjen “Ura”, arrestohet Adi Çobo

22:53 : 01/07/2026
AKTUALITET

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

22:42 : 01/07/2026
Foto ilustruese
AKTUALITET

Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përfundojnë te Trauma tre persona

22:29 : 01/07/2026
AKTUALITET

Protestuesit arrijnë para Parlamentit, marshojnë me thirrjet: Ju erdhi fundi!

22:16 : 01/07/2026
AKTUALITET

‘The Albania Files’/ Edi Rama ‘Kumbari’, Shqipëria plaçkë për trafikantët e drogës

22:01 : 01/07/2026
Para

KAVAJË/ Marsida Qatja paralajmëron gjakderdhje: Çfarë më tha bashkëshorti nga burgu (DESHMIA)

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 2 korrik 2026

23:00 : 01/07/2026

Në kërkim nga Italia për dosjen “Ura”, arrestohet Adi Çobo

22:53 : 01/07/2026

Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

22:42 : 01/07/2026
Foto ilustruese

Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, përfundojnë te Trauma tre persona

22:29 : 01/07/2026

Protestuesit arrijnë para Parlamentit, marshojnë me thirrjet: Ju erdhi fundi!

22:16 : 01/07/2026

‘The Albania Files’/ Edi Rama ‘Kumbari’, Shqipëria plaçkë për trafikantët e drogës

22:01 : 01/07/2026

SHBA-të refuzojnë të rinovojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Kanadanë dhe Meksikën

21:51 : 01/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişjojobetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetCasibomjojobetnieuwsHoliganbetHoliganbetCasibomKickcasibomjojobet güncel girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetjojobetperabetjojobetcasibomJojobetjojobetbetcio girişbetcio girişjojobet