Bubzheli i Kuq

Nga Erl Kodra

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në Tiranë përfaqësohet Bernd Borchardt. Ai është një diplomat gjerman me karrierë të gjatë në shërbim, që prej vitit 1983 kur ishte Sekretar për Vendet Nordike. Mes të tjerash, ai ka shërbyer në Kosovë dhe Shqipëri, herë si përfaqësues i OSBE, EULEX, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, dhe që prej vitit 2016 si Ambasador i OSBE-së në Tiranë. Një karrierë mbresëlënëse kjo, që nënkupton aftësi të larta diplomatike dhe rezultate në punën e tij prej diplomati.

Po çfarë është në të vërtetë Bernd Borchardt? A e meritojnë shqiptarët këtë bubzhel të kuq dhe difiçent, që flet dhe bën gjeste turpi kundër qytetarëve, të padenja për sjelljen njerëzore?

Bernd Borchardt ka shfaqur në mënyrë sistemike sjellje të çuditshme në publik me dekleratat kontraverse për paratë e drogës në qarkullim, ku pasi pranon se “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”. Deklerata është bërë për gazetaren Ilva Tare në prag të Zgjedhjeve të vitit 2017.

Menjëherë Bernd Borchardt do të “korrigjonte” dekleratën e tij, duke thënë se “pati disa keqkuptime nga publiku për këtë deklaratë, që ne e sqaruam përmes një deklarate të OSBE-së në “Twitter”, – tha ai. – Bëhet fjalë për vitin 2013, sipas disa vlerësimeve ndërkombëtare që flasin për 1 mijë ton kanabis të shitur, që llogaritur me vlerën e shitjes në tregun evropian, janë diku te 2 mld euro”.

Në të vërtetë, të gjithë jemi dëshmitarë të asaj çfarë ka ndodhur në vitet 2016-2017 me drogën në Shqipëri, ku i gjithë territori i vendit u mboll me hashash, ku Policia e Shtetit dhe vet Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u përfshinë direkt në kultivim dhe trafikim, duke e kthyer vendin tonë në një Shtet të Mafias.

Padyshim që Ambasadori Bernd Borchardt e njihte (dhe e njeh) fare mirë realitetin shqiptar për një arsye të thjeshtë: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë ka informacione të dorës së parë që lidhen me sigurinë, sepse pikërisht ky është edhe misioni i saj. Raportet e Shërbimeve vendase dhe të huaja kalojnë nga OSBE, ato kordinojnë gjithçka që ka të bëjë me sigurinë publike me qeveritë e vendeve perëndimore.

Njëanshmëria e trashë të këtij diplomati të lë pa fjalë. Ai është gjithmonë në krah të Edi Ramës, duke e justifikuar për gjithçka ai bën; ai nuk flet për drogën, për krerët e Policisë së Shtetit të kthyer në trafikantë, për PPP-të, për Korrupsionin frenetik të Qeverisë, për Krimin e Organizuar që ka pushtuar zyrat e shtetit, për votimet një partiake të 30 Qershorit.

Por Bernd Borchardt e dërrmon Opozitën, ai nuk lë rast pa e sulmuar atë. Për këtë kaçurrel të kuq votimet me një parti dhe pa kandidatë alternativ janë në rregull, se opozita duhet të vazhdojë të bëjë fasadën e qeverisë, dhe se Shqipëria po përparon e sigurtë drejt… (humnerës) Bashkimit Europian.

LEXO EDHE  Shpërndarja e parlamentit/ Balla sfidon Metën: Sheh ëndrra me sy hapur

Dekleratat e Bernd Borchardt se “organizatorët e protestës do të mbajnë përgjegjësi penale për dhunën gjatë protestës së opozitës” tejkaluan caqet e pafytyrësisë, sepse, në të vërtetë gjatë protestave të këtij viti populli opozitar u dhunua masivisht, u mbyt në gaz helmues dhe u trajtua si popull armik. Çdo protestë e opozitës ka patur qindra mijëra pjesmarrës, ku për një vend të vogël si Shqipëria, pa frikë mund të cilësohen si demostratat më të mëdha antiqeveritare të mbajtuar nga ndonjë vend europian. Por Bernd Borchardt, këto protesta nuk do të thonë asgjë.

Raportimi si kërcënim i një grafiti “Borchardt Shame on you” ishte një qëndrim i komik dhe i turpshëm i ambasadorit. Shqiptarët meritojnë trajtim dinjitoz në protestat e tyre, fundja kërkesat e 100.000 shqiptarve nuk mund të injorohen kaq paturpësisht, qoftë edhe nga një Ambasador.

Mbrëmë Bernd Borchardt po kalonte në rrugën ku po protestonin qytetarë në mbrojtje të shtëpive të tyre, që qeveria e Kryeministrit Edi Rama kërkon t’ua shembë për një projekt të provuar si korruptiv.

Ambasadori Bernd Borchardt, në mënyrë demostrative, hapur, pa pikën e turpit, u ngre gishtin e mesit burrave dhe grave protestues!

Këtu duhet ndalur për disa arsye; sepse një gjest i tillë nuk është parë ndonjëherë, askund, në asnjë vend të botës. Njëmijë pyetje shkatërruese të vijnë në mendje, ndërsa sheh këtë sarhosh kokëkuq që ngre gishtin e mesit atyre burrave dhe grave;

Çfarë na konsideron ne, ky debil i kuq?
Çfarë duhet të bejmë ne, në mënyrë që Europa ta marrë vesh se shqiptarët qeverisen nga Mafia?
Çfarë qëndrimi duhet të mbajmë ne kundrejt këtij idioti që fyen kaq paturpësisht? A duhet t’i kërkojmë OSBE-së, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara që të largojnë perversin që i përfaqëson, si person të padëshirueshëm dhe fyes për Shqipërinë dhe shqiptarët?

Ne mund të jemi të varfër, por Bernd Borchardt nuk mund të shkelë mbi dinjitetin tonë. Mjaft ëshë mjaft!

Bernd Borchardt ka fyer rëndë dinjitetin e qytetarve, ka thyer besimin e tyre si përfaqësues i një organizate të rëndësishme ndërkombëtare, qëndrimi i tij kundrejt popullit opozitar ka qenë dukshëm i njëanshëm dhe denigrues. Bernd Borchardt ka tradhëtuar misionin e tij si diplomat, duke u bërë palë me qeverinë kundër opozitës, duke mos ruajtur distancën e nevojshme dhe pavarësinë prej diplomati. Ambasadori Borchardt ka dëmtuar thellësisht interesat e popullit shqiptar për demokraci dhe zhvillim, por mbi të gjitha, me qëndrimet e tij të njëanshme në mbështetje të një qeverie mafioze, ka dëmtuar sigurinë kombëtare jo vetëm të vendit tonë, por edhe të vendeve të Bashkimit Europian.