Në një intervistë dhënë moderatorit të emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, presidenti Ilir Meta flet për transparencën me opinionin publik dhe partnerët ndërkombëtarë si dhe për draft raportin e Komisionit të Venecias.
Presidenti ka dhënë opinion e tij lidhur me këtë draft dhe qëndrimin presidenti tha se do ta bëjë të premten publik në rrugë zyrtare.
Presidenti deklaroi se nuk ka asnjë frikë dhe shqetësim dhe frikë për institucionin e presidentit, sepse sikurse tha është shumë i qartë.
Ai tha se i vetmi shqetësim për të është të ruaj integritetin e Komisionit të Venecias.
Ndërkohë Meta tha se ky integritet nuk është tek institucionet tona.
Lidhur me deklaratën e mazhorancës se presidenti i republikës është bërë palë me opozitën, Meta tha se nuk është e vërtetë dhe se opozita ka pasur shumë kërkesa dhe jo vetëm atë të shtyrjes së zgjedhjeve.
Opozita ka kërkuar të arrestohen politikanët e përfshirë në vjedhjen e votës, por unë këtë e kam parë i kërkeë jo realiste, pasi më duket e çuditshme që ai që vjedh të hetojë veten.