• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dy fytyrat e Lulzim Bashës sipas amerikanëve

23:57 : 26/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Mesazhi i fundit i ambasadës amerikane në Tiranë ka shkaktuar tepër konfuzion mes ndjekësve të politikës në vend. Sepse një lavdërim i papritur për liderin e PD-së, Luzim Basha, bie ndesh kryekëput me qëndrimet që selia e rrugës së Elbasanit ka mbajtur prej disa muajsh. Ato krijojnë perceptimin e një konfuzioni të madh, për një politikan që Arvizu dikur e quante “Yll në ngritje të politikës shqiptare”, ndërsa shumë kohë më pas Donald Lu e anatemonte si njeriun që mban peng miratimin e reformës në drejtësi.

Historia po përsëritet. Që kur opozita vendosi të marrë vendimet e forta për djegien e mandateve, organizimin e protestave të dhunshme dhe më pas bojkotimin e 30 qershorit, Basha është vizatuar si delja e zezë e krizës vendase. Me një sens të theksuar për t’u përzierë në çorbën lokale, ambasada e SHBA u bëri thirrje deputetëve të PD-së mos u bindeshin liderëve të tyre për djegien e mandateve. Pastaj ajo i inkurajoi kandidatët e listës të bëheshin pjesë e kuvendin legjitim, duke tradhëtuar liderët. Etiketimet se “Basha po tradhëton zgjedhësit e tij”, se “po cënon rrugën euroatlantike të Shqipërisë dhe të ardhmen e vendit”, u bënë konsante e deklarimeve të ambasadës.

Më e nxehtë u bë situata kur në lojë u fut edhe Mathew Palmer. Pas protestave me zjarr dhe Molotov ai ta: “Dua të jem shumë i qartë me Z. Basha, Znj. Kryemadhi dhe të tjerë në partitë e tyre: nëse në protestat e ardhshme ka akte dhune, për ne ata do të jenë përgjegjësit”. Ai u kujdes të nënvizojë se rruga e ndjekur nga liderët e opozitës “dëmton përpjekjet e Shqipërisë për reforma demokratike si dhe perspektivën e vendit për të ecur përpara në rrugën drejt BE”. Madje ai e shpuri në ekstrem kërcënimin për Bashën kur gjatë një interviste për Zëri i Amerikës lëshoi bombën: “Pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t’u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara”.

Këtë mesazh u përkujdes ta përforconte edhe ambasada në Tiranë, të cilës i rodhi në media një lajm, se një përfaqësues i sai i kishte përcjellë mesazhin liderit demokrat për mosprishjen e zgjedhjeve: “…zv.Shefi i Misionit në Detyrë i Ambasadës Amerikane, Daniel Koski ka bërë një paralajmërim të fortë. “Çdo akt dhune nga sot deri në 1 Korrik, i bërë apo nxitur nga ju, do ta detyrojë Departamentin e Shtetit t’iu klasifikojë si organizata të dhunshme!”.

Pra po t’i lexosh nga optika e sotme, Lulzim Basha është lider i një organizate në pragun e etiketimit si e dhunshme, një udhëheqës që ka tradhëtuar elektoratin e vet, që po kompromenton rrugën e Shqipërisë drejt BE, që është përgjegjës për dhunën dhe i padëshiruar për SHBA-në.

Lexo edhe:

Kreu akte të turpshme para një gruaje në Selanik, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

Por ka mjaftuar një pjesmarrje qesharake e një eksperti teknik të PD-së, dhe vendimi i Bashës për t’i bindur aleatët e tij që kjo të ndodhë, që ai të pikturohet krejt ndryshe nga selia e rrugës së Elbasanit. Në një komunikatë, ajo ka përshëndetur “kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që thirri një takim të opozitës dje. Përpjekjet e tij demonstrojnë udhëheqësi të vërtetë mbi një çështje thelbësore për forcimin e mëtejshëm të institucioneve demokratike të Shqipërisë”.

Se çfarë lidershipi tregohet duke shpënë një ekspert teknik në një tryezë formale, këtë mund ta shpjegojnë vetëm ata që e kanë formuluar. Por pyetja kur lexon këtë konstatim ngrihet: “Cili është Lulzim Basha i vërtetë sipas amerikanëve, njeriu i aftë për udhëheqësi, apo ai politikani i dhunshëm që ka braktisur zgjedhësit e vet”.

Por ndoshta përpara se të përplasim kokën për t’i dhënë shpjegim këtij ambiguiteti, është mirë të shtrojmë një pyetje tjetër: Mos ndoshta ambasada ia ka futur kot edhe kur na ka vizatuar Bashën e zi, edhe kur po pikturon variantin e tij të bardhë? A mos i kërkojmë shumë duke pretenduar parimësi dhe koherencë, kur ajo lëshon vetëm formula diplomatike për të zgjidhur hallet e çastit? /Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kreu akte të turpshme para një gruaje në Selanik, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

12:42 : 06/06/2025
AKTUALITET

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

12:26 : 06/06/2025
AKTUALITET

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

12:19 : 06/06/2025
AKTUALITET

Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT)

12:16 : 06/06/2025
BOTA

Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?

12:04 : 06/06/2025
BOTA

Si filloi grindja midis Donald Trump dhe Elon Musk? Ja detajet

11:53 : 06/06/2025
Para
Foto ilustruese

Vetëvrasja në Tiranë/ Zbulohet detajet! Biznesmeni qëlloi veten në prani të djalit

TË GJITHA

Kreu akte të turpshme para një gruaje në Selanik, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

12:42 : 06/06/2025

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

12:26 : 06/06/2025

Shëngjin/ Kapen me kanabis dhe armë: Arrestohet 22-vjeçari, procedohet një tjetër

12:19 : 06/06/2025

Sarandë/ 21-vjeçari i plagosur në gjendje të dehur, autori në kërkim (EMRAT)

12:16 : 06/06/2025

Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?

12:04 : 06/06/2025

Si filloi grindja midis Donald Trump dhe Elon Musk? Ja detajet

11:53 : 06/06/2025

U kthyen nga Stambolli me 14 valixhe me ilaçe dhe 300 mijë €, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 5 kosovarët

11:41 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com