Të tjera detaje janë zbuluar nga plagosja në Kavajë.
Sikundër raportohet Fitim Baboçi ka qëlluar me armë zjarri ndaj Rexhep Tares, i cili mësohet se ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si bashkia e vjetër.
Nga të dhënat e para mësohet se Baboçi ka qëlluar me breshëri ndaj Tares, i cili mësohet se ka marrë një plumb në trup.
Fillimisht autori i plagosjes është ndaluar nga qytetarët, që kanë qenë në vendin e ngjarjes, dhe më pas ka ndërhyrë policia.
Njoftimi nga policia
Kavajë/Informacion Paraprak
Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë.
Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit
Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.