Kryebashkiakia e Durrësit ka patur përgjegjësinë më të madhe mbi kurriz, mbi masat dhe koordinimin e punës për dëmet nga pasojat e tërmetit të fuqishëm që ‘shkundi; një ditë më parë gjithë vendin.
Durrësi është zona më e prekur, për shkak edhe të afërsisë me epiqendrën, në detin Adriatik. Për këtë, kryeministri Edi Rama i ka zhvendosur sot disa prej ministrave, të gjithë prefektët, deputetët, një pjesë të kryebashkiakëve në Durrës, duke krijuar edhe 12 grupe pune sipas njësive vendore në terren.
Gjatë mbledhjes së prefekturës në Durrës, ra në sy sikleti i madh i kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, e cila ‘mbytet’ në djersë teksa raporton për ndarjen e punës, si porosi e kryeministrit, krah vetë Ramës.
Pas një raportimi përmbledhës, Rama i ndërpret fjalën dhe e merr vetë situatën në dorë për të sqaruar se si janë ndarë grupet e punës, siç ai u shpreh: “Ta bëjmë më të thjeshtë dhe të mos humbasim kohë”.